|
Vazhdon ofensiva izraelite
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Burime mjekėsore palestineze thonė se tė paktėn 40 vetė u vranė nga njė sulm ajror izraelit mbi njė shkollė qė administrohej
nga Kombet e Bashkuara nė Rripin e Gazės.
Sulmi ndodhi nė Xhabalia nė veri tė Gazės. Shumė vetė ishin strehuar nė kėtė shkollė pėr t'iu shpėtuar luftimeve. Palestinezėt thonė se afro 600 vetė janė vrarė qė prej fillimit tė ofensivė. Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e ka pėrshkruar situatėn nė Rripin e Gazės si njė krizė humanitare shumė tė rėndė. Zyrtari i lartė i Kryqit tė Kuq, Pierre Kraehenbuh , tha se jeta pėr banorėt palestinezė tė Gazės ishte bėrė e patolerueshme. "Pas dhjetė ditė operacionesh ushtarake tė pandėrprera nė Rripin e Gazės, ajo me tė cilėn ne po pėrballemi nuk ka mė tė voglin dyshim qė ėshtė njė krizė humanitare e pėrmasave tė mėdha dhe qė ka shpėrthyer plotėsisht. Jeta e banorėve tė Gazės ėshtė bėrė e patolerueshme", tha zyrtari i lartė i Kryqit tė Kuq, Pierre Kraehenbuh. OKB thotė se mijėra palestinezė janė larguar nga shtėpitė e tyre. Ofensiva vazhdon Tanket izraelite po i afrohen qytetit jugor Khan Junis nė Rripin e Gazės. Izraeli thotė se katėr ushtarė janė vrarė, tre prej tė cilėve nga vetė sulmet e ushtrisė izraelite. Numri i raketave tė lėshuara nga Hamasi drejt territorit izraelit ėshtė ulur nė mėnyrė tė ndjeshme. Megjithatė, kryeministri izraelit Ehud Olmert, gjatė njė vizite nė qytetin Sderot, qė ka qenė nė qendėr tė sulmeve me raketa, tha se nuk do tė bėnte asnjė kompromis me sigurinė e Izraelit. "Unė nuk jam i gatshėm tė bėj kompromise kur ėshtė fjala pėr ēėshtjen e sigurisė, as kėtu as nė ndonjė vend tjetėr. Shpresoj qė askush tė mos gabohet e tė ketė iluzione pėr vendosmėrinė, vullnetin dhe gatishmėrinė tonė. Ne nuk duam qė tė konfrontohemi, por nga ana tjetėr nuk zbrapsemi nga kėrcėnimet", tha kryeministri izraelit, Ehud Olmert. Intensifikohet diplomacia Ndėrsa luftimet nė Rripin e Gazės vazhdojnė, janė shtuar pėrpjekjet diplomatike pėr t'i dhėnė fund krizės. Presidenti francez, Nicolas Sarkozi, deklaroi pas bisedimeve qė zhvilloi nė Damask se i kishte kėrkuar homologut tė tij sirian, Bashar al-Assad, qė ta bindte Hamasin qė tė bashkėpunonte nė pėrpjekjet qė po bėheshin pėr t'iu dhėnė fund luftimeve. Siria konsiderohet si njė ndėr mbėshtetėset kryesore tė Hamasit. Ndėrkohė, i dėrguari ndėrkombėtar pėr Lindjen e Mesme, Tony Blair, deklaroi pas bisedimeve me udhėheqėsit izraelitė se besonte se arritja e njė marrėveshjeje tė menjėhershme armėpushimi ishte e mundur, nėse ndėrpritej furnizimi me armė i Hamasit nga Egjipti pėrmes tuneleve tė nėndheshme. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||