|
Hollėsi tė tjera mbi sulmin nė qendėr tė Athinės
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Autoritetet nė Greqi kanė thėnė se armėt me tė cilat u qėllua tė hėnėn patrulla e policėve, janė pėrdorur edhe herė tė tjera,
nė atentate pėr tė cilat pėrgjegjėsinė e ka marrė organizata Aksioni Revolucionar, qė nė Greqi klasifikohet si terroriste.
Automatiku kalashnikov ishte pėrdorur mė 23 dhjetor tė vitit tė kaluar, kur ishte qėlluar dy herė njė autobus qė transportonte pjesėtarė tė forcave speciale tė policisė greke. Ndėrsa pistoleta e kalibrit 9 m ishte pėrdorur gjatė sulmit kundėr njė rajoni policie nė Athinė, nė prill tė vitit tė kaluar. Drejtori i pėrgjithshėm i policisė greke, Vasilis Tsiaturis, iu referua pėrvojės sė tij pėr tė thėnė se pas sulmit tė sė hėnės ndodhen njerėz qė siē tha, nuk dolėn befasisht. "Ata kishin diēka ndėrmend dhe gjetėn rastin me ngjarjen tragjike tė vrasjes sė 15 vjeēarit Aleksis Grigoropulos, pėr tė shprehur atė qė kishin ndėr mend", tha drejtori i pėrgjithshėm i policisė greke, duke sqaruar se nuk ka asnjė provė qė ta vėrtetojė pohimin e tij. Ngjarja ndodhi nė lagjen Eksarqia qė ėshtė sanskionuar prej vitesh si qendra e forcave antipushtetare tė ēfarėdo ngjyrimi politik. Nė tė njėjtėn lagje kishin nisur edhe trazirat e 6 dhjetorit, qė e zhytėn vendin nė njė gjendje kaosi pėr katėr ditė rresht. Pėrkundėr praktikave tė deritanishme, ku policia ka preferuar tė mos ndėrhyjė gjatė incidenteve, drejtori i pėrgjithshėm i policisė tha se posaēėrisht nė lagjen Eksarqia, do tė veprohet ashtu siē duhet, nė pėrputhje me ligjet. Ndėrsa polici i plagosur ka dalė jashtė rrezikut pėr jetėn, kryeministri Kostas Karamanlis e vizitoi atė, ndėrsa mė parė kishte shkuar dhe nė vendin e ngjarjes. Duke bashkuar indinjatėn e tij me ndjenjat e siē tha tė ēdo greku e grekeje, kryeministri theksoi se plumbat kundėr policėve janė plumba kundėr demokracisė dhe shoqėrisė. Dua tė dėrgoj njė mesazh tė qartė te tė gjithė. Demokracia jonė ėshtė e fortė, shteti ligjor ėshtė garancia mė e fuqishme pėr ēdo qytetar. Nuk do tė lejojmė askėnd qė tė vejė nė diskutim kėto vlera qė janė fituar me luftra dhe sakrifica tė mėdha, pėrfundoi kryeministri. Nė kohėn qė ėshtė paralajmėruar rifillimi i protestave pėr datėn 9 janar, shumėkush kėtu druhet se policia do ta ashpėrsojė qėndrimin e saj ndaj protestuesve. Sipas disa analistėve, ky qėndrim i ashpėr mund tė motivohet emocionalisht me rastin e incidenteve si ky i tė hėnės, ku policia tė justifikohet se rrezikohet integriteti fizik dhe jeta e pjesėtarėve tė saj. Disa analistė tė tjerė theksojnė se me pretekstin e masave kundėr terrorizmit, qeveria mund tė ashpėrsojė legjislacionin,
ēka vlerėsohet se do tė kishte ndikim negativ nė funksionimin e demokracisė, dhe njė kundėr reagim akoma mė tė ashpėr nga
grupet guerrilase apo anarkistėt. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||