http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 01 dhjetor 2008 - 18:14 CET

Hilari Klinton emėrohet Sekretare e Shtetit

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, ka emėruar ish rivalen e tij pėr president nė kuadėr tė Partise Demokratike, Hilari Klinton, si Sekretare Shteti.

Nė njė konferencė shtypi nė Ēikago pėr tė shpallur pėrbėrjen e ekipit tė tij tė sigurisė kombėtare ai e pėrshkroi senatoren Klinton, si njė amerikane me vlera tė mėdha.

Ndėrkohė ai ka kėrkuar nga sekretari aktual i mbrojtjes, Robert Gates, qė tė vazhdojė nė kėtė post.

Zoti Obama tha se sfidat nė fushėn e sigurisė me tė cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara janė po aq tė mėdha sa ato qė kanė tė bėjnė me krizėn financiare.

Zoti Obama, i cili fillon presidencėn e tij nė janar tė vitit tė ardhshėm emėroi guvernatoren e Arizonės, Janet Napolitano, si skeretare tė sigurisė sė atdheut.

Ndėrsa kėshilltarja afatgjatė e Barak Obamės, Susan Rice, do tė shėrbejė si ambasadore e Amerikės nė OKB.