http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 01 dhjetor 2008 - 15:51 CET

Dorėheqje tė tjera rreth sulmeve nė Bombei

Ka patur dorėheqje tė tjera politike nė Indi pas sulmeve nė Bombej nė tė cilat humbėn jetėn mė shumė se 170 vetė.

Ministri i lartė i shtetit Maharshtra, Vilasrao Deshmukh dhe zėvendėsi i tij RR Patil kanė thėnė se gjithashtu do tė japin dorėheqje ndėrsa ministri i brendshėm i Indisė dha doreheqje dje.

Zemėrimi publik nė Indi po rritet dita ditės ndėrsa mediat e atjeshme sugjerojnė se shteti ka injoruar paralajmėrimet pėr kėto sulme.

Njėfarė normaliteti ėshtė rikthyer nė Mumbai ndėrsa dyqanet afėr vendit tė sulmeve janė rihapur dhe makinat janė rikther nė rrugė.

Ndėrsa ka vazhduar ndjekja e atyre qė konsiderohen pėrgjegėsi pėr sulme, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, i ka bėrė thirrje Pakistanit qė tė bashkėpunojė plotėsisht rreth kėtij incidenti.