BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 29 dhjetor 2008 - 16:55 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ministri i brendshėn analizon situatėn nė Kosovė
 

 
 
Prishtina
Ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Zenun Pajaziti, e ka vlerėsuar gjendjen nė veriun e Kosovės si njė prej sfidave mė tė mėdha pėr institucionet e Kosovės gjatė gjithė vitit 2008.

Ministri Pajaziti tha se mosfunksionimi i dy pikave kufitare nė veri, ka krijuar njė mjedis pėr ushtrimin e kontrabandės dhe tė krimit.

Dy poste kufitare nė veri tė Kosovės u dogjėn dy ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj, nė shkurt tė kėtij viti, nė shenjė proteste tė serbėve lokalė.

Pikat kufitare me Serbinė, pas tėrheqjes sė doganave tė Kosovės, mbi nėntė muaj nuk janė kontrolluar dhe autoritetet nė Prishtinė dhe ato nė Beograd kanė vlerėsuar se pėr shkak tė veprimeve joligjore, humbjet pėr buxhetet e tyre janė tė mėdha.

Kontrolli nė dy pikat kufitare ėshtė rivėnė pas shtrirjes sė misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici, EULEX, i cili ėshtė vendosur edhe nė veri tė Kosovės.

Por drejtues tė opozitės e kanė kritikuar udhėheqjen aktuale nė Kosovė pėr siē kanė thėnė mungesė tė vizionit shtetformues dhe paaftėsisė pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr veriun e Kosovės.

Ndėrkohė, ministri Pajaziti tha se sfidė e madhe pėr Ministrinė e Brendshme ka qenė edhe veprimi i grupeve tė caktuara nė veri tė Kosovės me qėllim tė, siē vlerėsoi, krijimit tė incidenteve nė vend.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>