BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 29 dhjetor 2008 - 17:15 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
PDSH me njė deputet mė pak nė parlament
 

 
 
Tetovė
Deputeti i Parlamentit tė Maqedonisė, Daut Rexhepi Leka ka bėrė tė ditur se nuk do tė jetė mė pjesė e PDSH-sė.

Me largimin e tij, partia e Menduh Thaēit mbetet me shtatė deputetė nė parlament.

Ajo pas zgjedhjeve kishte 11 deputetė, por tre u larguan mė parė qė mė mė pas tė krijonin partinė Demokroacia e Re.

Z. Rexhepi para gazetarėve konfirmoi personalisht deklaratat qė u dhanė mė parė nga PDSH se ai ėshtė pėrjashtuar nga partia.

Z. Rexhepi pranoi se nuk kishte ndjekur ēdo herė vendimet e partisė sepse siē tha jo gjithmonė ėshtė pajtuar me to.

Daut Rexhepi Leka ka qenė njė nga anėtarėt e UĒK-sė, dhe si i tillė nuk iu bashkangjit BDI-sė, partia e cila kryesisht doli nga UĒK.

Ai ndėrkohė akuzohet nga gjykatat nė Maqedoni pėr krime lufte, mė sakėsisht pėr rrėmbimin e 12 maqedonasve gjatė konfliktit tė vitit 2001.

Z. Rexhepi ka hedhur poshtė kėto akuza dhe thotė se do tė dėshmojė pafajėsinė e tij.

Ai tani nuk do tė jetė mė pjesė e PDSH-sė, por nuk bėri tė ditur nėse do t'i bashkohet ndonjė subjekti tjetėr politik.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>