BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 25 dhjetor 2008 - 16:02 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vdes Pinter, dramaturgu Nobelist
 
Harold Pinter
Pinter njihej dhe si aktor e regjisor
Njė nga dramaturgėt mė tė mėdhenj dhe mė me ndikim tė shekullit tė 20-tė, fituesi i Ēmimit Nobel pėr Letėrsi, Harold Pinter, ka vdekur nė moshėn 78 vjeēare.

Ai prej vitesh po mjekohej pėr kancer.

Harold Pinter shkėlqeu si aktor, skenarist dhe regjisor, por ishin dramat e tij qė patėn efektin mė tė madh, aq sa mbiemri "pinteresk" madje u fut ne fjalorin e gjuhes angleze tė Oksfordit.

Nė tetor tė 2005-s, ai mori Ēmimin Nobel pėr Letėrsi.

Harold Pinter kaloi disa vjet si aktor profesionist para se drama e tij e parė "Birthday Part" tė shfaqej nė Londėr dhe tė kritikohet rreptė nga thuajse te gjithė kritikėt pėrveē njerit, Harold Hobson. Por shfaqja e tij e radhes "Caretaker," pėr njė tė pastrehė qė pranon njė ofertė pėr strehim tė pėrkohshėm, shėnoi sukses tė menjėhershėm.

Ai thoshte se nuk mund tė analizonte veprat e veta, por hodhi poshtė idenė se pauzat e tij "Pintereske" nėnkuptonin qė personazhet e tij nuk ishin nė gjendje tė komunikonin.

Ata, thoshte ai, ishin tepėr tė pasigurtė qė tė shpalosnin ndjenjat e tyre.

"Heshtja si e kuptoi unė ėshtė heshtje e frikės, frikė nga njohja, frikė nga njohuria, vėrtetė. Frikė jo vetėm nga njohja prej tė tjerėve por edhe nga njohja e tė tjerėve. Frikė nga intimiteti," thoshte vetė Pinter.

Veshi i Pinterit pėr dialog e bėri atė skenarist tė talentuar, sidomos nė bashkėpunimet me regjisorin Joseph Losey nė filmat si "The Servant", "The Accident" dhe "The Go-Between".

Dashuria e tij pėr gjuhėn ishte e kahmotshme dhe kohė pas kohe ai i kthehej edhe aktrimit.

Gjatė gjithės sė tij, Pinter ishte i angazhuar nė shprehjen e pakėnaqėsisė politike: si kundėrshtar i shėrbimit ushtarak ai u gjobit gjatė Luftes sė Ftohtė.

Nė tetor 2005, fitoi Ēmimin Nobel pėr Letėrsi. Ndonėse nė kėtė kohė nuk ishte mirė me shėndet pėr tė marrė pjesė nė ceremoni, fjalimi i tij i regjistruar me rastin e pranimit tė ēmimit tregoi se ai nuk e kishte humbur pasionin e tij pėr politikė.

"Ne kemi sjellur torturė, bomba kasetė, uranium tė varfėruar, akte tė panumėrta tė vrasjeve arbitrare, mjerim, degradim dhe vdekje pėr popullin e Irakut dhe e kemi quajtur kėtė sjellje e lirise dhe demokracisė nė Lindjen e Mesme," tha Pinter me rastin e pranimit tė Ēmimit Nobel pėr Letėrsi.

Harold Pinter shpesh herė ėshtė pėrshkruajtur si "sedėrmadh" dhe nuk fliste per shkurorėzimin e tij prej aktores Vivian Merchant, tė birin me tė cilin nuk fliste apo aferėn e tij me Joan Bakewell para se tė martohej me historianen Lady Antonia Fraser.

Por pėr miqtė e vet, ai ishte i afėrt dhe i ngrohtė. Dhe tė paktė janė ata qė do tė vinin nė dyshim rėndėsinė e veprave tė tij, pėrfundon Kris Jones i BBC-sė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake