BBCAlbanian.com
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
5 muaj burg pėr ish-ministrin e kulturės nė Kosovė
 
Ndėrtesa e qeverisė nė Prishtinė
5 muaj burg pėr ish ministrin e kulturės nė Kosovė
Trupi Gjykues i Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi, ka marrė vendimin pėr dėnim me 5 muaj burg pėr ish-ministrin e kulturės nė qeverinė e Kosovės, Astrit Haraēija.

Ish-kėshilltari i tij, Bajrush Morina, ėshtė dėnuar me 3 muaj heqje lirie.

Tė dy janė dėnuar pėr shpėrfillje tė Gjykatės dhe pėrpjekje pėr tė ndikuar mbi dėshmitarėt gjatė gjykimit tė ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj.

Zoti Haradinaj, qė u akuzua nė vitin 2005, pėr krime lufte, u lirua si i pafajshėm nga tė gjitha akuzat, dy vjet mė pas.

Procesi gjyqėsor ndaj zotit Haraēija dhe zotit Morina, filloi njė vit mė parė dhe tė dy ata kanė kundėrshtuar akuzat ndaj tyre.

Pala mbrojtėse ka kėrkuar qė afati i apelimit ndaj vendimit tė zgjatet pėr shkak tė festave tė fundvitit, por trupi gjykues ka lėnė tė kuptohet se afati pėr apelim do tė mbetet vetėm 15 ditė.

Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte, ka dėnuar me te holla, pak muaj mė parė, pėr shpėrfillje tė saj, edhe publicistin kosovar Baton Haxhiu, pėr shkak tė publikimit tė tė dhėnave tė njė dėshmitari tė mbrojtur nė rastin Haradinaj.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>