|
Berluskoni viziton Tiranėn
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka vizituar tė martėn pėr disa orė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė.
Gjatė vizitės, Shqipėria dhe Italia nėnshkruan disa marrėveshje, mes tyre dhe dy projekte tė rėndėsishme nė fushėn e energjetikės. Kjo ishtė vizita e dyte e zotit Berluskoni nė Shqipėri nė cilėsinė e kryeministrit tė vendit fqinjė. Vizita e tij e parė ėshtė realizuar nė vitin 2002, kur nė pushtet ishin forcat e majta dhe kryeministėr ishte Fatos Nano. Nga tė dy palėt vizita e zotit Berluskoni vlerėsohet se konfirmon marrėdhėniet e shkėlqyera midis Tiranės dhe Romės. Kohėt e fundit, zyrtarė tė lartė shqiptarė pėrfshirė dhe presidentin Topi dhe kryeministrin Berisha kanė vizituar Italinė, e po kėshtu autoritete tė larta italiane kanė vizituar Shqipėrinė. Projekte tė rėndėsishme Por vizita e kėsaj radhe kishte njė rėndėsi tė veēantė pasi gjatė saj janė nėnshkruar disa projekte tė rėndėsishme nė fushėn e energjitikės midis dy vendeve, me njė vlerė prej 2.5 miliardė euro. Bėhet fjalė pėr njė kontratė me vlerė 1 miliardė euro me grupin Falcone tė Italisė pėr ndėrtimin e njė uzine rigazifikimi pranė Fierit dhe njė tubacion gazi nėn det pėr nė Itali dhe njė marrėveshje me vlerė 1.5 miliardė euro pėr firmėn ndėrtuese Mocanda, pėr projektin e prodhimit tė energjisė me anė tė erės, nė gadishullin e Karaburunit, si dhe njė kabėll energjie qė do tė shkojė nga Adriatiku nė Itali. Pėr autoritetet shqiptare kėto projekte janė shumė tė rėndėsishme parė dhe nė konteksin e krizės energjitike disa vjeēare qė po pėrjeton Shqipėria. Pėr BBC, kėshilltarja e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli tha se kėto projekte kanė disa vite qė testohen, por pritet qė gjatė vizitės tė diskutohen edhe projekte tė tjera". Nga ana e saj edhe opozita shqiptare shpreh miratimin pėr kėto projekte, por sipas ish-ministrit tė Jashtem shqiptar, Kastriot Islami sėrisht duhen marrė nė konsideratė ēėshtjet e mjedisit, apo ato tė korrupsionit. Nuk bėhet fjalė pėr kundėrshtime tė karakterit politik thotė pėr BBC zoti Islami, por sipas tij bėhet fjalė pėr ēėshtje tė korrupsionit tė lartė, sikurse ėshtė rasti i ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė. Doza dyshimi Marrėveshjet nė fushėn e energjisė midis Shqiperisė dhe Italisė nga specialistėt e energjitikės, shihen me entuziazėm pėr faktin e thjeshtė se po investohet dhe nė kėtė fushė qė prej vitesh ndodhet nė krizė. Por specialsitėt kanė shprehur dhe dyshim nėse projektet nė fjalė mund tė ndihmojnė nė tejkalimin e krizės. Njė prej tyre Gjergji Simaku, pėr BBC thotė se nuk mund ta besoj se Shqipėria do tė prodhojė energji nga era sa impiantet mė tė mėdhenj nė Europė, por le tė fryjė pak erė energjie dhe diēka tė bėhet. Lėvizja Mjaft paralajmėroi protesta pranė kryeministrisė prag tė vizitės sė z. Berlusconi. Sikurse thuhet nė njė njoftim tė shpėrndarė pėr median reagimi vjen nga rreziku i industrializimit ndotės, tė pakonsultuar dhe jo transparent qė qeveria shqiptare planifikon ta shtrijė nė mbarė vendin, pėrmes ujdive me ndėrmarrje kolonialiste me vendet fqinje. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||