|
Rice fillon me Londrėn vizitėn nė Evropė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice fillon tė hėnėn nė Londėr bisedime me kryeministrin Gordon Brown dhe sekretarin
e Jashtėm, David Miliband.
Kjo vizitė ėshtė nė kuadėr tė njė turneu nė disa vende evropiane qė pėrfshin edhe bisedime tė nivelit tė lartė nė selinė e Natos dhe qė kanė tė bėjė me marrėdhėniet me Rusinė. Vizita e zonjės Rice vjen nė kohėn kur presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama pritet tė njoftojė zgjedhjen e tij pėr sekretar tė Shtetit. Por ēėshtjet urgjente tė punėve tė jashtme do tė thonė se turneu i saj nuk do tė lihet nė hije nga politika e brendshme. Ka pak dyshime se bisedimet e Condoleezza Rice me kryeministrin britanik dhe sekretarin e Jashtėm do tė prekin sulmet nė Indi dhe efektin qė ato do tė kenė nė marrėdhėniet mes Indisė dhe Pakistanit. Tė tjera ēėshtje urgjente pėrfshijnė edhe piraterinė nė brigjet e Somalisė dhe dhunėn nė Kongon lindore. Por qendra e bisedimeve mes ministrave tė jashtėm, pėr tė cilat ajo shkon nė selinė e NATO-s ka tė bėjė me marrėdhėniet me Rusinė, tė cilat kanė qėnė gati tė ngrira gjatė verės pėr shkak tė konfliktit nė Gjeorgji. Dr Rice ka dhėnė shenja se SHBA-ja nuk kėrkon mė konfrontim me Rusinė, ndaj edhe nuk do tė nxisė ēėshtjen qė Gjeorgjisė dhe Ukrainės t'u jepet drita jeshile pėr tė qėnė pjesė e plan-veprimit pėr anėtarėsim nė NATO. Ėshtė edhe mė e paqartė nėse anėtarėt e NATO-s do tė vendosin pėr rifilimin e dialogut me Rusisnė. Por fakti qė Dr Rice vjen fillimisht nė Londėr, tregon se Britania dhe SHBA-ja kanė njė shans pėr tė krahasuar qė pėrpara vendimet dhe pėr qartėsuar qėndrimet e tyre. |
LOKALE
Pakistani hedh poshtė pretendimet indiane01 dhjetor 2008 | Faqja Kryesore
SHBA "po e humb garėn si superfuqi"21 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
NATO-ja e shqetėsuar pėr Rusinė06 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
Rusia modernizon armėt bėrthamore27 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Dr Rice flet pėr rolin e saj nė administratė27 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Ndihmė amerikane pėr Gjeorgjinė04 shtator 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||