|
Financial Times pėr vizitėn e Berluskonit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Sot nė versionin online tė gazetės Financial Times ėshtė dhe artikulli me titull "Italia dhe Shqipėria do tė nėnshkruajnė marrėveshje mbi energjinė."
Projekte grandioze tė energjisė pėrfshirė dhe atė qė cilėsohet si njė nga projektet mė tė mė mėdha tė prodhimit tė energjisė me anė tė erės do tė nėshkruhet kur kryeministri italian Silvio Berluskoni takon kryeministrin shqiptar Sali Berisha nė Tiranė nesėr. "Kriza kronike e energjisė nė Shqipėri dhe ambiciet e zotit Berisha pėr tė krijuar njė qendėr aktive rajonale tė energjisė nė vendin e dytė mė tė varfėr tė Evropės kanė hapur njė treg tė ri pėr shumė kompani italiane," shkruan gazeta. Ka gjithashtu njė sens urgjence pėr zotin Berisha qė pėrballet me zgjedhje nė qershor do tė bindė shqiptarėt tė lodhur nga mungesat e vazhdueshme tė dritave se atyre po i vjen ndihma, thotė artikulli. Zoti Berisha po ofron kushte tėrheqėse pėr investitorėt, thotė gazeta. Por njerėzit e pėrfshirė nė projekte, megjithatė sugjerojnė se ata mund tė pėrballen me vonesa, japin paralajmėrim pėr korrupsion, mungesė transparence nė procedurat e aprovimit, mosmarrėveshje pėr tokėn dhe rezistencė nga ambjentalistėt shqiptarė. Sipas njoftimeve, ministri i Shqipėrisė i energjisė, Genc Ruli do tė nėnshkruajė dy projekte energjitike - njė me vlerė 1 miliardė euro kontratė me grupin Falcone tė Italisė pėr ndėrtimin e njė uzine rigazifikimi pranė Fierit dhe njė tubacion gazi nėn det pėr nė Itali dhe njė marrėveshje me vlerė 1.5 miliardė euro pėr Mocandėn, firma ndėrtuese siciliane pėr projektin e prodhimit tė energjisė me anė tė erės, nė gadishullin e Karaburunit si dhe njė kabėll energjie qė do tė shkojė nga Adriatiku nė Itali. Deficiti i energjisė qė ka Italia nė ndėrtimin e infrastrukturės sė re e bėn Shqipėrinė opsion tėrheqės pėr burim energjise, thotė Financial Times. Projekti pėr sigurimin e energjisė me anė tė erės nga Moncada do tė pėrfshijė 260 turbina duke e bėrė kėtė njė nga projektet mė tė mėdha nė Evropė. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||