|
Masa tė reja kundėr terrorizmit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeministri indian, Manmohan Singh ka hapur bisedime ndėr partiake mbi krijimin e njė agjencie federale tė hetimit pas sulmeve
nė Bombei.
Ai tha se nė diskutime do tė pėrfshihej dhe krijimi i njė kornize ligjore pas sulmeve me bomba dhe armė qė shkaktuan vdekjen e tė paktėn 172 personave. Janė ngritur pyetje mbi dėshtimin e Indisė pėr tė zbuluar sulmet dhe kohėn qė u desh pėr tė eliminuar personat e armatosur. Largime nga poste tė larta Ministri i brendshėm i Indisė, Shivraj Patil, ka dhėnė dorėheqjen duke thėnė se ai ka pėrgjegjėsi morale pėr sulmet nė Bombei ku humbėn jetėn mė shumė se 170 vetė. Kėshilltari pėr Siguri Kombėtare i Indisė, M.K. Narayanan, gjithashtu ka ofruar tė largohet. Zv/ministri i brendshėm i Indisė, Shakeel Ahmad, i tha BBC-sė se pothuajse tė gjithė sulmuesit ishin shtetas pakistanezė dhe ishin trajnuar nė njė ishull nė Pakistan. Kryeministri, Manmohan Singh, ka bėrė thirrje pėr njė takim gjithė partiak pėr tė disktuar masa tė reja kundėr terrorizmit. Zoti Ahmad tha se kishte patur mungesė koordinimi midis autoriteteve federale dhe qeverisė sė shtetit tė Maharashtras nė parandalimin e sulmeve nė Bombei. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||