|
Pakistani flet pėr bashkėpunim me Indinė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Qeveria pakistaneze i ka ofruar bashkėpunim pa kushte Indisė ndėrsa India heton sulmet nė Bombei ku afro 200 vetė u vranė.
Duke folur nė tv indian, presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, paralajmėroi kundėr ēdo reagimi tė tepruar. Ai tha se qeveria e tij do tė veprojė me shpejtėsi nėse ka fakte se individė apo grupe pakistaneze janė pėrfshirė nė sulme. Por ministri i jashtėm, Shah Mehmood Qureshi, tha se India nuk kishte ofruar fakte tė tilla. Politikanėt indianė thonė se personi i vetėm qė ka mbijetuar dhe qė ėshtė nėn arrest, ėshtė nga Pakistani. Pėrfundon rrethimi i Bombeit Forcat e sigurisė nė Indi thonė se sulmi i koordinuar i militantėve nė Bombei ka pėrfunduar pas mė shumė se dy ditėsh. Njė komandant ushtarak tha se tre militantė ishin vrarė nė betejėn e fundit me armė nė hotelin Taj Mahal. Luftimet panė intensifikim tė mėtejshėm nė hotel me ardhjen e agimit me flakė dhe tym qė dilte nga dritaret. Autoritetet nė Bombei thonė se tė paktėn 195 vetė janė vrarė. Kanė fillluar ndėrkohė tė kryhen varrimet e viktimave indiane tė vrara. Qindra vetė morėn pjesė nė funeralin e shefit tė luftės kundėr terrorizmit, Hemant Karkare, qė ishte midis viktimave tė vrara gjatė sulmit. Tė gjithė tani do t'i drejtojnė sytė tek hetimi qė do tė bėjė India mbi sulmet, thotė korrespondenti i BBC-sė atje. Pyetjet kanė filluar mbi atė se si shėrbimet sekrete indiane nuk arritėn tė zbulojnė asgjė pėr kėto sulme. Komandot indiane mendojnė se militantėt e njihnin mirė hotelin pasi ata ishin shumė tė lėvizshėm gjatė rrethimit duke vėshtirėsuar kėshtu punėn e autoriteteve tė sigurisė pėr tė evakuar personat qė po rrinin nė hotel. Media indiane ka raportuar se njė nga militantėt kishte punuar nė hotel si kuzhinier pėr 10 muaj. Disa e kanė pėrshkruar ngjarjen si 11 shtatori i Indisė dhe njerėzit atje duan pėrgjigje tani se kush ėshtė pėrgjegjės. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||