|
Konfrontim i ri i forcave indiane tė sigurisė me rrėmbyesit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Forcat indiane tė sigurisė, nė njė pėrplasje tė re me personat e armatosur qė kanė mbetur gjallė, pasi kryen sulmet shkatėrruese
nė Mumbai, kanė ndėrhyrė nė njė nga ndėrtesat e marra, pikėrisht nė qėndrėn hebraike tė qytetit.
Trupat u dėrguan nga njė helikopter nė kėtė ndėrtese, ku njė numėr personash thuhet se gjėnden aty ose janė marrė pengje. Tė shtėna zjarri janė dėgjuar mė pas, por nuk ka tregues tė qartė pėr rezultatin e sulmit tė kėtyre forcave. Mė shumė se 24 orė pas sulmeve tė para, forcat indiane ende nuk kanė spastruar dy hotelet lluksoze nė qytet edhe pse kanė liruar 39 vetė nga njė prej hoteleve. Mė herėt, Flota indiane ndaloi dy anije tregėtare pakistaneze tė dyshuara se kanė qėnė tė pėrfshira nė kėto sulme. Ato u ndaluan nė ujrat detare nė veri tė qytetit. Mendohet se personat e armatosur tė cilėt sulmuan Mumbain, duke vrarė mė shumė se 120 vetė mbritėn nė breg me skafe, pasi kishin zbarkuar nga njė anije e madhe. Kryeministri indian, Manmohan Sing, tha se sulmet ishin kryer nga njė grup me qėndėr jashtė Indisė njė formulim qė India e pėrdor shpesh pėr tė akuzuar Pakistanin. Ambasadori pakistanez nė Shtetet e Bashkuara i tha BBC se vendi i tij kishte vuajtur po aq shumė nga terrorizmi sa edhe India. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||