BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 21 nėntor 2008 - 17:22 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Presidenti Sejdiu flet pas takimeve nė Londėr
 
Fatmir Sejdiu, Gordon Brown dhe Hashim Thaēi
Presidenti Sejdiu tha se gjeti 'mirėkuptim' pėr qėndrimin kosovar
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi dhe ministri i Jashtėm britanik, u takuan tė enjten nė Londėr me kryeministrin britanik, Gordon Brown.

Kjo ishte vizita e parė e zyrtarėve tė autoriteteve tė Prishtinės nė Britaninė e Madhe me ftesė tė kryeministrit.

Pas takimit, njė zėdhėnės pėr kryeministrin britanik i tha BBC-sė se zoti Brown kishte theksuar angazhimin britanik pė stabilitetin nė Kosovė, por u kishte kėrkuar autoriteteve kosovare qė tė angazhoheshin pėr arritjen sa mė shpejt tė njė marrėveshjeje pėr vendosjen e EULEX-it.

Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu tha pas takimit se pala kosovare kishte shprehur qėndrimin e saj tė prerė kundėr planit gjashtė-pikėsh tė OKB-sė.

Zoti Sejdiu tha pėr BBC-nė se kundėrshtimi i Prishtinės kishte hasur nė 'mirėkuptim'. Albana Kasapi bisedoi me zotin Sejdiu qė fillimisht tregon se pėr ēfarė u bisedua.

Sejdiu: Unė mund tė them se ėshtė njė rast i jashtėzakonshėm dhe me kėtė rast them dhe njėherė se kemi marrė konfirmimin mbėshtetės tė mbretėrisė sė bashkuar, duke evoluar fuqishėm vizionin politik qė ne e kemi si Kosovė dhe nė tė njėjtėn kohė pata njė mundėsi tė jashtėzakonshme tė shpreh falenderimet mė tė thella pėr mbėshtetjen e madhe qė Mbretėria e Bashkuar i ka dhėnė Kosovės nė njė periudhė tė gjatė kohore, pėr pėrkushtimin e tanishėm qė ka qė tė nxisė dhe tė mbėshtese e tė lėvizė nė shumė aspekte tė zhvillimeve tė Kosovės sa mė shpejt dhe njė mbėshtetje tė fuqishme ndėrkombėtare nė kuptimin e njohjes sė mėtejshme tė Republikės sė Kosovės nga vende tė tjera.

Prandaj me kėtė rast vėrtet mund tė them se ishte njė moment i mirė ku ne shprehėm dhe aspekte tė shumta, tė cilat kanė tė bėjnė me zhvillimin e pėrgjithshėm apo proēese qė kanė tė bėjnė me Europėn Juglindore.

BBC: Ju patėt njė takim dhe me zotin Milibend, pėr ēfarė diskutuat nė takim?

Sejdiu: Thelbi i takimit ishte qė gjetėm dhe njėherė mundėsi mė tė gjatė kohore pėr tė shprehur sigurimet tona, zotimet qė kemi dhėnė pėr ndėrtimin e Kosovės si njė shtet demokratik, duke u mbėshtetur ne Projektin Ahtisari apo propozimin e tij gjithė pėrfshirės, se do tė zbatojmė atė qė e kemi parashikuar me Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės, se do tė pėrcjellim njė politikė tė veēantė, tė fqinjėsisė sė mirė dhe gjithė fqinjve qė kemi pėrreth.

Ėshtė njė fat i mirė qė gjithė vendet me pėrjashtim tė Serbisė deri tani, kanė njohur Pavarėsinė e Kosovės dhe nesėr krah kėsaj lėvizje bashkėpunimi qė kemi me Republikėn e Malit tė Zi, Shqipėrinė, me Maqedoninė, do tė dėshironim ta kemi dhe me Serbinė. Bashkarisht me vendet e rajonit, tė krijojmė njė klim tė thellė bashkėpunimi dhe tė lėvizim nė pėrmbushjen e kritereve pėr integrimet Euroatlantike.

Unė mendoj se ky vizion i Kosovės ėshtė i palėkundur dhe kėtė e shpreha nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe mendoj se morrėm njė mbėshtetje tė fuqishme dhe nga z. Milibend qe ishte para pak ditėsh nė Prishtinė.

BBC: Aktualisht pėr Kosovėn ėshtė njė moment delikat. Prej disa ditėsh jeni nėn presion pėr tė pranuar tė ashtuquajturin planin “6 Pikesh”. A u diskutua nė takim pėr tė?

Sejdiu: U pėrmend natyrisht, si tematikė qė ka qenė e rrahur, e shkoqitur kėto ditė dhe mund tė them se ne nuk konsiderojmė presion kėtė gje.

Pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė ne kemi dhėnė argumentet tona, pėrse ai plan pėr Prishtinėn ėshtė i papranueshėm, por paralelisht kemi dhėnė dhe zotimin tonė, vullnetin, pėrkushtimin tonė qė tė kemi nje vendosje sa mė tė shpejtė tė EULEX-it, se do tė ketė bashkėpunimin tonė, se do tė jetė nė mandatin ndėrkombėtar, ēfarė ėshtė parashikuar me Projektin Ahtisari dhe se do tė jetė po ashtu nė implementim tė plotė tė atyre politikave qė ne i kemi ndėrtuar dhe i kemi vėnė dhe nė dokumentat tona bazike, pėrveē deklaratės sė Pavarėsisė, nė kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

BBC: Po Britania e Madhe, sa ėshtė pėr kėtė planin “6 pikėsh”?

Sejdiu: Unė mund tė them se nuk ka ndonjė insistim qė tė interpretohet ashtu siē thatė ju nė fillim si pjesė e presionit. Ka njė vizion qė e kanė shtruar dhe nė Prishtinė, por ne mendojmė se kemi dhėnė arsyet tona tė plota dhe nuk heqim dorė nga bashkėpunimi jonė i thellė me Britaninė e Madhe, dhe me gjithė vendet e BE-sė nė kėtė kuadėr dhe se do tė jemi partner i rėndėsishėm nė ecjet e mėtejshme pėr tė realizuar njė projekt tė njė Kosove sovrane, demokratike, tė integritetit tė plotė tė saj territorial, tė pacėnuar, por edhe tė zhvillimeve tė saj tė brendshme qė do tė ēojnė nė pėrmbushjen e kritereve pėr tė qenė partner i mirė sot nė bashkėpunimet rajonale dhe nesėr natyrisht pėr tė qenė anėtare e BE-sė dhe e NATO-s.

BBC: Plani juaj “4 pikėsh” ėshtė mbėshtetur nga Britania e Madhe?

Sejdiu: Tė gjitha ēėshtjet qė ne kemi shtruar kanė patur mirėkuptimin edhe nė Prishtinė. Ne kemi patur njė debat tė gjatė me gjithė pėrfaqėsuesit e tė 5 vendeve anėtare dhe me pėrfaqėsuesin e BE-sė dhe kanė konsiderata pėr ato elemente qė ne kemi thėnė.

Asnjėherė nuk kemi thėnė qė nuk e duam EULEX-in, asnjėherė nuk kemi thėnė se nuk do tė kemi bashkėpunim me vendet e BE-sė dhe misioni ndėrkombėtar qė ėshtė dhe nė pėrfundim UMNIK, pėr tė pėrfunduar misionin suksesshėm dhe asnjėherė nuk kemi thėnė se kemi raporte tė kėqija me gjithė vendet pėrreth. Pra, nė kėtė kuadėr dhe me vet Serbinė. Prandaj ajo politikė ka respektin e vet.

BBC: Sipas jush si e bėn kėtė plani “6 pikėsh”?

Sejdiu: Ne e vlerėsojmė me elemente substanciale tė tilla tė tij ėshtė i papranueshėm dhe nė kėtė kuadėr ne e kemi lėnė gjithmonė mundėsinė e ecjes mė tej nė kuptimin e zhvillimit tė politikave tė qėndrueshme qė krijon stabilitet nė Kosovė, por edhe nė rajon.

BBC: Pra, sipas jush plani “6 pikėsh” cėnohet sovraniteti i Kosovės?

Sejdiu: Ne kėshtu e konsiderojmė planin “6 pikėsh” qė bėn njė anashkalim tė vullnetit tė institucioneve tė Kosovės dhe dialogun me to, dhe nga ana tjetėr ne konsiderojmė se kanė njė hapėsirė tė mirė dhe njė bazė tė rėndėsishme tė implementimit tė vendosjes sė EULEX-it, mbi bazė parimesh qė janė vendosur dhe mė herėt.

BBC: Po si do shkohet mė tutje?

Sejdiu: Ne do shohim qė tė vendoset sa mė shpejt, do jemi partnerė shumė tė mirė tė bashkėpunimit, sigurisht qė do tė jetė dhe njė kohė e limituar nė mandatin qė do tė ketė sepse ėshtė njė mekanizėm ndėrkombėtare Europian nė kėtė rast, bashkė mė SHBA dhe politikat implementuese lidhen pikėrisht me Projektin Ahtisari.

BBC: Ambasadori Britanik nė Serbi, ka deklaruar qė Britania mbėshtet planin “6 pikėsh”. A u tha diēka e tillė nga zoti Milibend apo z. Brown nė kėtė pikė?

Sejdiu: Unė them se ka njė shpjegim qė ėshtė dhėnė dhe nė Prishtinė, natyrisht qė nuk ėshtė plan qė konsiderohet si kundėr sovranitetit tė Kosovės, pavarėsisht nga ky fakt ka njė respekt nė qasjet qė ne kemi dhe pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė zhvillohen hapa tė rėndėsishėm strategjik nė implementimin e politikave tė rėndėsishme tė misionit themelor qė EULEX do tė ketė nė Kosovė.

Ne nuk hezitojmė asnjėherė qė tė gjendemi nė ēdo kohė nė njė partneritet tė thellė pėr vendosjen sa mė tė shpejtė dhe pėr kryerjen e kėtij misioni parėsor qė ka.

BBC: A po i kėrkoni ju komunitetit ndėrkombėtar qė ta rishikojė planin “6 pikėsh” duke marrė parasysh 4 pikat tuaja dhe ndoshta mund tė ketė njė zgjidhje kompromisi pėr kėtė ēėshtje?

Sejdiu: Do tė ketė konsideratė dhe nė qėndrimin qė ne kemi shprehur dhe do tė shohim si do tė shkoj mė tej. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė kėrkesa jonė ėshtė e bazuar nė njė arsye dhe gjykim shumė tė shėndoshė. Ne kemi parashtruar gjykimin tonė shumė qetė, shumė mirė dhe me zyrtarėt britanikė.

BBC: Dhe BE, dhe ju e thatė qė kėrkoni qė EULEX tė vendoset sa mė shpejt nė Kosovė, sepse normalisht duhej tė ishte vendosur po tė ishin mbajtur tė gjitha afatet. Duke patur parasysh kėto zhvillimet e fundit, mendoni se do shtyhet mė vendosja e EULEX-it, apo mund tė zgjidhet nė afatin qė ka thėnė BE, muaji dhjetor?

Sejdiu: Unė mendoj se nuk do shtyhet, ēėshtjet janė aq tė qarta sa duhet vetėm njė veprim energjik qė tė kemi njė vendosje tė EULEX-it nė gjithė territorin e Kosovės. Mund tė them lirisht se EULEX-i e ka njė motiv parėsor qė dhe ne e kemi mbėshtet tė vendoset shumė shpejt nė ato pjesė tė Kosovės, ku ka njė veprim tė strukturave tė cilat nė njė formė apo tjetėr janė nė kundėrshtim me strukturat ilegale nė Kosovė.

Nė veri tė Kosovės ėshtė shumė e domosdoshme qė tė kemi stabilitet, qetėsi, vendosje tė rendit ligjor dhe kjo do tė kontribuojė dhe nė relaksin e pėrgjithshėm tė marrėdhėnies.

BBC: Cilat janė ato pika praktike nė planin “6 pikėsh” qė ju shqetėsojnė dhe ju bėjnė ju tė mendoni se shkelet sovraniteti Kosovės, dogana, policia?

Sejdiu: Ne kemi elaburuar dhe me herėt dhe mendoj se mundėsia mos tė jetė hapėsirė shumė e bollshme pėr tė thėnė kėto. Prishtina ėshtė anashkaluar nė kėtė proēės. Nuk janė marrė parasysh vėrejtjet tona qė ne i kemi dhėnė qė nė fillim dhe ēėshtja tjetėr ėshtė se nė 3 fusha tė rėndėsishme dogana, policia dhe gjyqėsori, qė shprehin dhe shtetėsinė e njė vendi apo sovranitetin e vendit, tė cilat nė njė mėnyrė apo tjetėr dalin nga kuadri se si i kemi parashikuar ne.

BBC: Zhvillimet e kohėve tė fundit kanė qenė interesante, nė kuptimin qė Kosova shpalli pavarėsinė, Beogradi ka nisur njė fushatė aktive diplomatike qė rezultoj njėra plani “6 pikėsh” dhe Kombet e Bashkuara bėn njė kompromis me Beogradin. E dyta ēėshtja e kalimit tė legjitimitetit tė Pavarėsisė sė Kosovės, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Si kėto zhvillime dhe kjo fushatė aktive e Beogradit, i kanė bėrė tė mendojė autoriteteve tė Prishtinės?

Sejdiu: Kėto ēėshtje duhen parė paralelisht dhe me sytė e Europės dhe me sytė e Prishtinės. Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme tė theksojmė dhe riargumentojmė atė qė e kemi thėnė edhe mė herėt qė Beogradi luan me politikė dyshe. Luan politikėn qė dėshiron, po e them si proklamim qė tė jetė pjesė dhe e BE-s dhe NATO-s dhe e politikės pro perėndimore duke marrė mbėshtetje nga vendet e perėndimit pėr tė patur pozicione tė brendshme nė qeverisje dhe nė anėn tjetėr luan kartėn tjetėr tė shembjes sė sovranitetit tė Kosovės.

Kėto dy ēėshtje nuk mund tė shkojnė bashkė. Pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė edhe vrojtimi Europian tė jetė i vėmendshėm ndaj tė gjitha lėvizjeve qė bėhen nė Beograd karshi Kosovės dhe karshi proēeseve tė brendshme qė kanė brenda vetvetes.

Ne kemi vlerėsuar qė vendet perėndimore kanė mbėshtetur ardhjen nė fuqi tė njė qeverie tė cilėsuar po perėndimore. Po e marr z. Thadiē pėr te fituar zgjedhjet presidenciale dhe qė tė fitojė dhe nė zgjedhjet parlamentare dhe tė ketė njė qeveri nė tė cilėn ai do tė jetė personi kryesor. Por nė tė njėjtėn kohė mendoj se duhet tė jepen prova paralele pikėrisht pėr kėtė qasje tė investuar nga ana e perėndimit qė Beogradi tė heqė dorė nga njė rrugė e cila nuk ėshtė e drejtė. Unė them dhe e them me pėrgjegjėsi se ēdo qeveri e Beogradit nga koha e Millosheviē e deri mė tani e dinė se ku janė kriminelėt e luftės, qė jetojnė nė Serbi, qė kanė bėrė krime ne Kroaci, qė kanė bėrė krime nė Bosnjė, qė kanė bėrė krime nė Kosovė dhe qė jetojnė lirshėm dhe asnjė nga kėto qeveri nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje pėr ti dorėzuar kėta njerėz.

Prandaj them qė kjo ėshtė njė lojė dyshe, njė lojė qė shpreh njė identitet jo tė qėndrueshėm nė njė kornizė apo nė njė vertikale e cila do ta shprehte identitetin e njė shteti. Nga ana tjetėr Kosova nuk ėshtė mė temė qė duhet ta shtrėngoj Beogradin.

BBC: Ju kėrkoni nga BE dhe nga komuniteti ndėrkombėtar qė tė tregohet ndoshta mė i ashpėr me Beogradin nė kėtė ēėshtje?

Sejdiu: Unė them tė vazhdoj mė konstruktivitetin dhe me konsistencėn nė plotėsimin e kritereve tė ēdo vendi qė duhet tė jetė i pėrputhshėm dhe tė hyjė vala dhe zhvillimi i atyre qė i quajmė kritere tė pėrbashkėta tė BE-sė. Unė nuk mund ta kuptoj njė vend qė fsheh kriminelėt e luftės tė jetė nė BE, unė nuk mund ta kuptoj njė vend qė cėnon sovranitetin e njė vendi tjetėr tė jetė nė BE, unė nuk mund ta kuptoj njė vend i cili konsideron gjithė botėn tjetėr armiq tė vetvetes. Kjo ėshtė njė filozofi e tmerrshme qė zė fill jo vetėm me Millosheviēin, por edhe mė herėt.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake