|
Vazhdojnė diskutimet pėr EULEX-in
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shefi i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana pritet tė takojė tė premten nė Nju Jork, Sekretarin
e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon pėr tė diskutuar mbi planin e tij pėr vendosjen e misionit evropian.
Takimi ndėrmjet zotit Ban dhe zoti Solana mund tė sqarojė nėse EULEX-i do tė mund tė fillojė punėn nė muajin dhjetor, siē kanė paralajmėruar zyrtarėt evropianė. Sipas njė marrėveshjeje tė arritur ndėrmjet OKB-sė dhe Serbisė, misioni i BE-sė do tė jetė i paanshėm ndaj statusit tė Kosovės dhe do tė veprojė jashtė kornizave tė planit tė Ahtisarit, gjė qė po kundėrshtohet fuqishėm nga Prishtina zyrtare. Qėndrimet e ndėrkombėtarėve Diplomatėt perėndimorė i kanė bėrė thirrje lidershipit kosovar qė tė angazhohet pėr njė zgjidhje qė do tė mundėsonte vendosjen e EULEX-it. Pak ditė mė parė nė Prishtinė ishte Nėnsekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried, i cili tha se plani i OKB-sė ėshtė njė zgjidhje e pėrkohshme pėr funksionalizimin e misionit evropian, qė sipas tij duhet tė vendoset sa mė shpejtė tė jetė e mundur. Nė Londėr krerėt e institucioneve tė Kosovės u pritėn nė takim nga kryeministri britanik Gordon Brown dhe ministri i Jashtėm, David Miliband, tė cilėt kanė kėrkuar nga udhėheqja e Prishtinės qė tė angazhohet me BE-nė pėr tė garantuar njė zgjidhje tė shpejt tė negociatave. Ndėrkohė Rusia, pėrmes ambasadorit tė saj nė Beograd, Aleksander Konuzin i ka dhėnė mbėshtetje qėndrimit tė Serbisė lidhur me sistemin e misionit evropian. Serbia ėshtė pajtuar qė misioni i BE-sė pėr sundim tė ligjit tė vendoset nė Kosovė me kusht qė tė jetė neutral ndaj statusit dhe pėr kėtė tė marrė bekimin e Kėshillit tė Sigurimit. Autoritetet kosovare vazhdojnė tė mbajnė qėndrimin se misioni i BE-sė duhet tė respektojė Kushtetutėn e Kosovės dhe planin Ahtisari, mbi bazėn e tė cilit ėshtė shpallur pavarėsia. Ndėrkohė Grupi Mbikqyrės Ndėrkombėtar pėr Kosovėn takohet nė Bruksel pėr tė diskutuar zhvillimet nė Kosovė, ndėrsa po vazhdojnė debatet rreth planit tė Kombeve tė Bashkuara pėr vendosjen e misionit evropian. Ky grup, qė bėn mbikqyrjen e zbatimit tė marrėveshjes pėr statusin, pėrbėhet nga vende, tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa kryesohet nga pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė nė Prishtinė, Pieter Feith. Takimi do tė mbahet nė nivel tė drejtorėve pėr Ballkanin dhe nė tė do tė marr pjesė edhe ministri i Jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni. |
LOKALE
Brown takon Sejdiun e Thaēin20 nėntor 2008 | Rajoni
Thaēi thekson vendosmėrinė pėr EULEX-in20 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
Rusia mbėshtet Serbinė pėr EULEX-in21 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
Protestohet paqėsisht nė Prishtinė19 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||