BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 17 nėntor 2008 - 08:33 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shtypi fokusohet te Iraku, Obama e kriza ekonomike
 
Irak
Marrėveshja pritet tė aprovohet nė parlament
The Times ka artikullin me titull "Trupat jashtė nga viti 2011- SHBA dhe Iraku bien dakord."

Tė gjithė trupat nė Irak do tė largohen brenda tre viteve dhe ushtarėt do tė tėrhiqen nga qytetet kryesore nga vera e ardhshme nė njė marrėveshje tė aprovuar nga kabineti irakian.

Sipas marrėveshjes, trupat britanike pritet tė largohen nga Iraku nga fundi i vitit tjetėr.

Pakti qė gjithashtu kufizon operacionet amerikane nė vend do t'i jepet sė shpejti pėr aprovim parlamentit.

Hoshyar Zebari, ministri i jashtėm ka besim se marrėveshja do tė aprovohet para 25 nėntorit.

Po nė The Times, "Obama do tė ndjekė metodėn e Lincolnit nė pėrzgjedhje tė kabinetit tė tij."

Barack Obama tha se ai do tė caktojė tė paktėn njė republikan nė kabinetin e tij.

Obama qė takohet sot me zotin John MacCain pėr tė diskutuar rrugėt se si tė punojnė sė bashku, tha se ai do tė bėjė tė ditur postet shumė shpejt, ditė pasi ai diskutoi me Hilary Clintonin mundėsinė pėr ta bėrė atė sekretare tė shtetit.

Nė intervistėn e tij tė parė qė pas marrjes sė postit, zoti Obama citohet nga gazeta tė ketė thėnė se para tij detyra ėshtė e madhe dhe e shumėanėshme.

The Indipendent ka artikullin me titull "50 mijė largohen nga shtėpitė, ndėrsa zjarri pėrfshin Kaliforninė."

Qindra shtėpi digjen nė Los Anxheles tė pėrfshira nga flakėt mė shkatėrruese qė mbahen mend.

Sipas shifrave tė nxjerra nė kėtė dekadė, shkruan gazeta, nga zjarret qė kanė pėrfshirė Kaliforninė miliona ha tokė janė shkatėrruar.

Zjarret e vitit 2007 kanė prodhuar mė shumė gazra qė kanė efektin serė sesa 440 mijė makina nė vit.

The Guardian ka artikullin me titull " Rubineta tė reja? Apo siguri nė Irak? Evropiano lindorėt i pėrgjigjen thirrjes."

Gazeta shkruan se fillimisht ishin hidraulikėt polakė qė i morėn shumicėn e punės rivalėve britanikė.

Tani duket njė fushė tjetėr ku evropiano lindorėt po heqin britanikėt nga njė punė e paguar mirė - Linja e frontit nė Irak dhe Afganistan.

Flitet kėtu pėr rojet e sigurisė dhe bodigardėt e firmave tė ndryshme tė biznesit.

Shumė kompani po pėrpiqen tė ulin pagesat qė u bėjnė kėtyre rojeve duke marrė staf nga Evropa lindore, kryesisht serbė dhe kroatė.

"Rusia e Putnit duhet tė kthjellohet," ėshtė komenti nė The Daily Telegraph.

Njė ekonomi nė rėnie jep provėn mė tė fortė pėr udhėheqėsin autokratik, por shtetasit nuk duhet ta dinė kėtė gjė.

Media ruse i tregon popullsisė sė vet se SHBA ka hyrė nė rėnie tė pakthyeshme, britanikėt po hidhen nė Tamiz dhe mbretėreshės i ėshtė dashur tė shesė diamante.

Duket se kriza po ndjehet pasi tashmė klase e mesme pėrbėn 18% tė popullisė nga 25%. "Festa duket se ka mbaruar," citon gazeta. "Nėse ēmimet e naftės nuk rriten, Rusia mund tė hyjė nė recesion."

Financial Times natyrisht flet pėr samitin e G20 tė mbajtur nė fundjavė.

Sipas gazetės, udhėheqėsit paraqitėn njė front tė bashkuar nė samit qė diskutoi krizėn ekonomike.

Po nė kėtė gazetė ėshtė dhe artikulli "Londra duket se do tė humbė 370 mijė vende pune brenda dy viteve tė ardhshme."

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake