BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 06 nėntor 2008 - 12:50 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Presidenti Obama dhe bota
 
Barak Obama
Barak Obama
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka pėrjetuar transformimin mė tė madh nė pozicionin e saj nė botė qė nga zgjedhja e John Fitzxherald Kenedit nė nėntor tė vitit 1960.

Ky ėshtė njė vend, qė zakonisht, ndonjėherė nė mėnyrė irrituese, e ka konsideruar veten si tė ri dhe plot forcė, zilija e botės. Shpesh kjo thjesht ėshtė propagandė, por ndonjėherė ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Me fitoren e Barak Obamas njė nga kėto momente ka mbėrritur.

SHBA-ja nuk ka qenė kurrė ndonjėherė mė parė kaq jo popullore, kaq e pėrtallur, dhe kaq e pėrjashtuar nga bota e jashtme sa ka qenė nė fazat mė tė fundit tė presidencės sė Xhorxh W. Bushit.

BBC e pyet Madeleine Albright-in, sekretaren e Shtetit tė presidentit Klinton, nėse mban mend ndonjėherė ndonjė kohė kur njerėzit e urrenin Amerikėn kaq shumė.

Pritja nė botė

 Iraku do tė hyjė nė histori si vendimi mė shkatėrrues nė politikėn e jashtme amerikane - mė i keq se Vietnami.
 
Madeleine Albright

"Jo gjatė jetės sime," u pėrgjigj ajo. "Unė kam ndjenja tė forta pėr kėtė vend, dhe ky ėshtė njė vend i veēantė dhe i mahnitshėm. Por e them me sinqeritet se kjo ėshtė mė e keqja qė kam parė."

Anketat nė tė gjithė botėn kanė konfirmuar mungesėn e popullaritetit tė Amerikės. Dhe mundėsia qė njė person i ri, i pranueshėm dhe modest afrikano-amerikan, tė bėhet president u pėrshėndet me pranim kudo.

Njė anketė e BBC World Service verėn e shkuar nė 22 vende tregonte se njerėzit preferonin Barak Obamėn ndaj John McCainit nė njė raport katėr me njė.

Gati gjysma thonin se, nėse senatori Obama zgjidhej, ai do tė ndryshonte pikėpamjen e tyre pėr shtetet e Bashkuara plotėsisht.

Pėr tetė vjet fjala qė kanė pėrdorur vazhdimisht njerėzit nė tė gjithė botėn pėr tė pėrshkruar qasjen e presidencės sė Xhorxh Bushit ka qenė "arrogancė". Toni nė Washington dukej se ishte ai i superioritetit, qė shkonte gati nė pėrbuzje.

Kujtoni fjalimet e Donald Rumsfeldit, Paul Wolfowitz-it, apo Paul Bremerit. Tė gjitha lidheshin me pushtimin e Irakut, qė u krye duke sfiduar mendimin e shumicės sė pjesės tjetėr tė botės.

Pse e pushtoi Amerika Irakun? "Sepse ne jemi Amerikane," ėshtė pėrgjigja e famshme nga njė figurė e lartė nė administratėn amerikane. "Ne mundemi".

Jashtė vendit, shumica e njerėzve do tė jenė dakord ndoshta me gjykimin e Madeleine Albright-it kur thotė se "Iraku do tė hyjė nė histori si vendimi mė shkatėrrues nė politikėn e jashtme amerikane - mė i keq se Vietnami".

Nė nxitimin drejt luftės nė vitin 2003, kur shumė politikanė amerikanė kishin frikė tė dilnin kundėr turmės, Barak Obama e dėnoi pushtimin me zė tė lartė dhe publikisht.

Asnjė garanci

Fakti qė ai u zgjodh president ėshtė shpėrblimi i tij pėr kėtė. Dhe kushdo nė tė gjithė botėn qė mendonte se Iraku ishte njė vendim i gabuar do ta ndjejė se Amerika ka zgjedhur tani njė shteg tė ndryshėm - shtegun qė tė largon nga transferimet e tė burgosurve tė dyshuar pėr terrorizėm nė vende tė treta, Guantanamo, Abu Ghraibi, tortura me ujė dhe tė tjera.

Amerika nuk ėshtė mė fuqia qė ka qenė. Pa dashur ta bėjė, presidenti Bush e demonstroi kėtė. Ajo ende mund tė udhėheqės, por nuk ėshtė mė nė njė pozitė pėr tė diktuar pėr botėn.

Barak Obama ėshtė e qartė se e kupton kėtė. Si njė afrikan-amearikan, me kuptimin e vėrtetė tė fjalės, meqė i ati i tij ishte nga Kenia, ai nuk vjen nga njė pozicion i privilegjit dhe superioritetit.

Ai do tė jetė i hapur para botės nė njė mėnyrė qė presidenti Bush nuk ishte asnjėherė.

Dhe ai do ta tregojė edhe njė herė vlerėn e ėndrės amerikane.

Nuk ka asnjė garanci se ai do tė jetė i suksesshėm, si president. Xhimi Karter e kuptoi pozicionin e zvogėluar tė tė SHBA-sė nė botėn e pas Vietnamit dhe ai refuzoi t'i diktonte botės. Tani shumica e amerikanėve e konsiderojnė atė si dėshtim.

Por bota e jashtme ėshtė e kėnaqur me fitoren e Barak Obamas. Dhe mendimi i saj pėr Amerikėn do tė ndryshojė respektivisht.

 
 
LOKALE
Obama zgjedh shefin e tij tė stafit
06 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
Reagime pėr Obamėn
05 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
Obama fiton zgjedhjet historike
05 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
Obama zgjidhet president i SHBA-sė
04 nėntor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake