|
NATO-ja e shqetėsuar pėr Rusinė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
NATO-ja ka shprehur shqetėsimin e saj pas njoftimit tė presidentit rus, Dimitri Medvedev, pėr vendosjen e raketave me rreze
tė shkurtėr.
Zoti Medvedev tha se Moska ka nė plan tė dislokojė raketa me rreze tė shkurtėr veprimi nė enklavėn e Kaliningradit, nė kufirin me Polonisė dhe Lituanisė, pėr t'iu kundėrvėnė planeve amerikane pėr vendosjen e njė sistemi mbrojtės kundėr raketave nė Evropėn Qendrore. Si Polonia ashtu edhe Lituania janė anėtarė tė NATO-s. Zoti Medvedev e bėri kėtė njoftim vetėm pak orė pas fitores sė zotit Barack Obama nė zgjedhjet presidenciale. Departamenti i Shtetit tha se njoftimi i zotit Medvedev ishte zhgėnjyes. Njė zėdhėnės i NATO-s tha se ky hap i Moskės nuk do tė ndihmonte nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve. Ministri i jashtėm gjerman, Frank Walter Steinmeier, tha se Rusia po i dėrgonte botės njė mesazh tė gabuar. "Komentet e presidentit Medvedev pėr vendosjen e raketave nė Kaliningrad, sigurisht, janė njė sinjal i gabuar nė kohėn e gabuar. Ėshtė e rėndėsishme qė Rusia ta shfrytėzojė shansin pėr tė kėrkuar njė dialog me Shtetet e Bashkuara pėr tė mos ndikuar nė ringjalljen e njė gare tė re armatimi nė Evropė", tha ministri i jashtėm gjerman, Frank Walter Steinmeier. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||