BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 04 nëntor 2008 - 05:53 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Rivalët presin verdiktin e popullit amerikan
 

 
 
Barack Obama dhe John McCain
Pjesa më e madhe e sondazheve i japin Obamës një kryesim
Fushata më e shtrenjtë dhe e gjatë në histori ka përfunduar.

Të dy kandidatët republikani, John McCain dhe demokrati Barack Obama janë kthyer në shtëpitë e tyre për të pritur verdiktin e popullit.

Pritet që në këto votime të marrë pjesë një numër rekord votuesish, të cilit i shtohen 29 milion vetë që kanë hedhur votën e tyre në votimet e mëhershme.

Megjithë pretendimet se republikanët po fitojnë terren, pjesa më e madhe e sondazheve i japin Obamës një avantazh kryesues, madje sugjerohet se ai mund të fitojë në shtetet kryesore, Ohajo dhe Pensilvani.

Të dy kandidatët thuhet se janë në pozitë gati të barabartë në shtetin e Floridës që i tha fitoren në zgjedhjet e vitit 2000, presidentit George Bush.

Kjo ka qënë një fushatë superlativash. Fushata që ka kushtuar më shtrenjtë, më e gjata dhe më dramatikja në shumë drejtime.

Kjo fushatë ka përcjellë një shpresë dhe eufori të madhe në SHBA dhe në mbarë botën.

Ka rregjistruar edhe një rekord, përsa i takon votuesve të më hershëm, 29 milion.

Dhe numri më i madh i votuesve në 40 vitet e fundit pritet të marrin pjesë të martën në zgjedhje.

Por ndoshta ajo që është më mahnitëse se sa fitorja e Obamës do të ishte fitorja e McCain.

Ajo do të kërkonte një pjesëmarrje të madhe të republikanëve në votime, si edhe fitore suprizë në shtetet kyçe.

Senatorit të Arizonës duhet t'i kundërvihet sondazheve, të bëjë për vete të lëkundurit dhe të provojë edhe një herë se është mbijetues.

Por madje edhe strategjisti republikan, Karl Rove parashikon një fitore bindëse për demokratin Barack Obama.

Personi që ka qënë ideatori i fitoreve në zgjedhje të presidentit Bush parashikoi që senatori i ri i Illinoit do të fitojë 338 votat mbi 270 votat që kërkohen si maksimun për Shtëpinë e Bardhë.

E teksa vazhdonte fushata, u njoftua se gjyshja e senatorit Barack Obama, Madelyn Dunham, që ka luajtur një rol në rritjen e Obamës në Havai, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Duke folur gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, zoti Obama tha se gjyshja e tij kishte ndërrruar jetë në paqe.

"Disa prej jush e dëgjuan që gjyshja ime që ndihmoi në rritjen time, ndërroi jetë këtë mëngjes."

"Ajo po shkon në shtëpi, ajo vdiq në mënyrë paqësore në gjumë dhe motra ime i qëndroi te koka, pra ka gëzim, por edhe lot", tha zoti Obama.

 
 
LOKALE
Portret: Barack Obama
07 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Portret: John McCain
07 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Kandidatët bëjnë fushatë në shtetet kyçe
03 nëntor 2008 | Faqja Kryesore
Obama dhe Bill Clinton bashkë në fushatë
30 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Aktpadi për komplotuesit e Obamës
28 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Politika e jashtme shumë pas ekonomisë
17 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Kriza ekonomike dominon debatin në SHBA
08 tetor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>