BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 04 nėntor 2008 - 18:59 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Rama: "Tė ardhmen ta ndėrtojmė pėrtej kufijve partiakė"
 
Kryetari i PS-sė Edi Rama bisedon me Ilir Nishkun e BBC-sė
Kryetari i PS-sė Edi Rama
Nė njė intervistė pėr BBC nė Shqip gjatė njė vizite nė Londėr, kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, tha se nė sistemin e ri zgjedhor ēdo parti do tė konkurojė "me programin, ekipin dhe liderin e vet".

Ai shprehu bindjen se PS ėshtė ndarė me "ato aspekte negative dhe me ato lidhje tė politikės sė shkuar qė e ēuan nė opozitė dhe ka hapur njė rrugė tė re".

Duke paraqitur alternativat socialiste ai tha se korrupsioni ėshtė kthyer nė sistem "duke ndryshuar klientėt, por jo thelbin."

"Korrupsioni nuk luftohet me gjueti shtrigash," tha zoti Rama, por "reforma modernizuese, demokratizuese, integruese".

Ilir Nishku bisedoi me zotin Rama.

BBC: Cili ėshtė qėllimi i vizitės suaj nė Londėr?

 Jemi nė njė sistem tė ri zgjedhor dhe nė kėtė sistem tė ri ēdo forcė politike konkuron me programin, ekipin dhe liderin e vet.
 
Edi Rama, kryetar i PS-sė

Zoti Rama: Kjo ėshtė njė vizitė e organizuar nga Ambasada Britanike nė bashkėpunim me Ministrinė e Jashtme tė kėtushme. Pėrmban njė sėrė kontaktesh shumė tė vlefshme qoftė me Parlamentin Britanik, qoftė me qeverinė britanike, si dhe me Partinė Laburiste, kontakte tė cilat i kam shfrytėzuar pėr tė bėrė tė njohura problematikat dhe pozicionet tona, lidhur me reformat, lidhur me gjendjen e vendit, me integrimin nė NATO dhe BE tė Shqipėrisė, por edhe pėr tė mėsuar shumė lidhur me funksionimin e qeverisė britanike, me funksionimin e Partisė Laburiste dhe njėkohėsisht pėr tė vendosur ura bashkėpunimi, qė besoj do tė jenė shumė tė vlefshme, qoftė nė nivelin e organizimit partiak, qoftė nesėr nė nivelin e organizimit qeveritar.

BBC:
Ju jeni para zgjedhjeve. Viti 2009 lakohet shumė si viti qė do tė sjellė ndryshimin. Ju jeni nė krye tė partisė pėr tre vite qė mbas zgjedhjeve tė kaluara dhe ju premtuat se do ta transformoni partinė. Mendoni se ia keni arritur kėsaj dhe e keni bėrė partinė tuaj gati pėr zgjedhjet e 2009?

Zoti Rama: Njė parti ėshtė njė organizėm i gjallė, e cila ka nevojė ēdo ditė pėr ajėr, ushqim, lėvizje dhe nė kėtė kuptim ėshtė nė transformim tė vazhdueshėm. Unė jam besimplotė qė PS ėshtė ndarė me ato aspekte negative dhe me ato lidhje tė politikės sė shkuar qė e ēuan nė opozitė dhe ka hapur njė rrugė tė re e cila padyshim ėshtė e gjatė, ka vėshtirėsitė e veta, e cila padyshim nuk ėshtė nė tė gjithė ecurinė e saj e sheshtė dhe pa pengesa, por ėshtė qartėsisht njė rrugė alternative pėr mėnyrėn e tė qėnurit njė parti politike pėr pėrqasjen e kėsaj partie ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, ndaj shqetėsimeve, problemeve, nevojave, dėshirave dhe ėndrave tė njerėzve dhe njėkohėsisht pėr ndėrtimin e asaj force domosdoshme qeverisėse qė i duhet Shqipėrisė pėr tė dalė nga njė tranzicion raskapitės dhe bataku i politikės sė vjetėr.

BBC: A ėshtė gati partia juaj pėr zgjedhjet, edhe nga ana strukturore, sepse vihet re njė lloj dualizmi. Shumė figura tė reja kanė ardhur nė parti kėto vitet e fundit, ata pėrfaqėsojnė partinė shpesh nė konferenca shtypi duke paraqitur programet e partisė, por kemi edhe njė anė tjetėr, atė tė parlamentit. Duket sikur ka dy parti, njė parti nė parlament dhe njė jashtė tij, pra kemi figurat e reja dhe figurat e vjetra nė parti. Keni mundur ju tė krijoni njė kohezion nė parti?

Zoti Rama: Ky nuk ėshtė dualizėm, por harmonizim gjeneratash, moshash, gjinish, kėndvėshtrimesh dhe energjish, tė cilat janė tė domosdoshme pėr njė familje tė madhe politike, siē ėshtė Partia Socialiste.

BBC: A do ta pranojė votuesi nė 2009 kėtė parti?

Zoti Rama: Nuk ėshtė pyetje pranimi apo mospranimi i PS, ėshtė nė pyetje cilėsia e fitores tonė e cila ėshtė e sigurtė, por ne duhet dhe po punojmė ēdo ditė qė ta bėjmė njė fitore tė plotė domethėnėse, njė fitore qė tė na jap mundėsinė tė ndryshojmė Shqipėrinė. Pėr ne pushteti nuk ėshtė qėllim dhe as fitorja nuk ėshtė qėllim nė vetvete, por mjete pėr tė realizuar qėllimet e pėrbashkėta me tė gjithė ata shqiptarė e shqiptare qė do tė na votojnė me shumicė.

BBC: Kėto vite ėshtė thėnė shpesh qė njė nga arsyet pse koalicioni i majtė nuk erdhi nė pushtet nė 2005 ishte pėrēarja. Duket sikur kjo pėrēarje kėto vite ėshtė thelluar akoma mė shumė, duket qė qėndrimet e PS-sė dhe LSI-sė janė shumė tė kundėrta, madje dje nė Konventėn Kombėtare tė LSI-sė u pėrdor dhe fjala "tradhtar" pėr ju.

Zoti Rama: Nuk bėhet fjalė as pėr pėrēarje dhe as pėr krahasime me tė shkuarėn, bėhet fjalė pėr vizione tė ndryshme, pėr rrugė tė ndryshme, pėr sjellje tė ndryshme. Vizioni ynė, rruga jonė, sjellja jonė, janė tė gjeneruara, tė prodhuara, tė stimuluara, nga vėshtrimi drejt tė ardhmes, nga nevoja pėr t'u dhėnė njerėzve tė ardhme tė sigurtė nė vendin tonė, nga domosdoshmėria qė kėtė tė ardhme ta ndėrtojmė sė bashku pėrtej kufijve tė partive, pėrtej hendeqeve qė politika e vjetėr e sė shkuarės ka krijuar mes shqiptarėve. Dhe, nga ana tjetėr, besoj se ēdo krahasim nė kėtė rast ėshtė i mangėt sepse jemi nė njė sistem tė ri zgjedhor dhe nė kėtė sistem tė ri ēdo forcė politike konkuron me programin, ekipin dhe liderin e vet dhe votuesi do tė votojė pėr njė forcė politike qoftė nė rastin kur forcat politike janė bashkė, qoftė kur janė tė ndara, vota shkon pėr njė forcė politike.

Pra, jemi nė kushtet e nje proēesi ndryshimesh tė rėndėsishme dhe PS ėshtė lokomotiva e kėtyre ndryshimeve. Ne shohim pėrpara, ne duam qė shqiptaret dhe shqiptarėt tė jenė pjesė aktive e hapėsirės politike. Ne duam qė hapėsira politike tė merret drejtpėrdrejtė me problemet e njerėzve dhe me zgjidhjen e tyre. Ne duam qė politika e vjetėr e sherreve, e konflikteve, sharrjeve, fyerjeve, pėrbaltjes pėr interesat e kryetarėve, t'ja lėrė vendin njė politike tė re tė dialogut, tė dėgjimit reciprok, tė lindjes dhe realizimit tė ideve tė reja nė njė hapėsirė qytetarėsh.

BBC: Me sa kuptoj unė nga kjo qė ju sapo thatė, ju do tė shkoni secila parti e majtė mė vete nė zgjedhje, apo keni ndonjė "As nėn mėngė"?

Zoti Rama: Tė gjitha partitė do tė votohen mė vete, qofshin tė majta apo tė djathta, tė qėnurit nė koalicion nuk do tė thotė qė do tė ketė njė votė tė pėrbashkėt. Votat do tė jenė tė pėrveēme dhe qofshin nė koalicion apo jo, do tė kėrkojmė votėn pėr Partinė Socialiste, pėr programin e saj, pėr njė mėnyrė tė re pėr ta qeverisur Shqipėrinė dhe votuesit tė zgjedhin atė parti qė u garanton mė shumė ndryshimin, mė shumė lidhjen mes fjalės dhe veprės, u garanton mė shumė tė sotmen dhe tė nesėrmen, pėr veten dhe fėmijėt e tyre.

BBC: Njerėzit do tė shkojnė nė votime dhe para tyre duan alternativa dhe ju kėtė e theksoni nė fjalimet tuaja. Megjithatė kryeministri Sali Berisha nė parlament e pėrsėriti dhe tha qė "opozita nuk sjell asnjė alternativė. Llafe, llafe!!" Ēfarė alternativash tė qarta do tė sillni ju nė 2009-n?

Zoti Rama: Sė pari, unė do tė doja qė mos tė merrnim kryeministrin Berisha si njė pikė referimi, pasi kryeministri ėshtė aty pėr tu pėrgjigjur dhe pėr tė dhėnė llogari para shqiptarėve lidhur me kontratėn qė ka nėnshkruar me ta nė vitin 2005 dhe jo pėr tė kėrkuar llogari nga opozita, e cila ėshtė nė krye tė detyrės. Ne, unė personalisht, e kemi braktisur skenėn e politikės sė vjetėr tė kacafytjes, tė sherreve dhe tė nxitjeve mes njerėzve pėr interesat e ngushta pėr pushtet tė njė grushti njerėzish dhe kemi zbritur aty ku njerėzit jetojnė me njė dialog tė madh, i cili synon pikėrisht ndėrtimin e alternativės sonė tė re dhe tė tė gjitha alternativave sektoriale nė bashkėpunim me njerėzit, duke i dėgjuar, duke u njohur jo vetėm tė drejtėn pėr tė folur, por edhe tė drejtėn pėr t'u dėgjuar, pėr tė mbledhur me shumė kujdes jo vetėm shqetėsimet, por edhe sugjerimet e tyre dhe duke ndėrtuar bashkė me ta atė qė do tė jetė programi i parė qeverisės i njė partie nė Shqipėri, sepse deri mė sot partitė politike kanė pėrgatitur programe pėr tė marrė votat, por jo programe pėr tė realizuar premtimet. Kanė premtuar gjithēka, thjesht pėr tė fituar dhe pastaj kanė harruar apo lėnė pa bėrė shumėēka, thjesht sepse nuk kanė menduar as fare pėr realizimin e premtimeve kur i kanė bėrė ato. Ne do tė premtojmė ato qė do tė bėjmė dhe do bėjmė ato qė do premtojmė.

BBC: Ju thatė qė keni dėgjuar zėrin e njerėzve. Sa kanė ndikuar kėto zėra, kėto vėrejtje, kėto sugjerime qė kanė bėrė njerėzit nė takimet me ju nė strategjinė pėr zgjedhjet qė ju po pėrgatisni?

Zoti Rama: Vendimtare.

BBC: Mund tė na sillni ndonjė rast konkret kur ato kanė ndryshuar percepsionin tuaj?

Zoti Rama: Kėtu nuk bėhet fjalė pėr tė ndryshuar percepsionin, kėtu bėhet fjalė pėr tė ndėrtuar sė bashku rrugėn e daljes nga situata kritike nė sektorėt jetikė, pėr tė ndėrtuar sė bashku rrugėdaljen nga kriza e tmerrshme e sistemit arsimor shqiptar, pėr tė ndėrtuar sė bashku rrugėdaljen nga kriza e tmerrshme e fshatit dhe e bujqėsisė, blegtorisė, nė Shqipėri, pėr tė kėrkuar rrugėdalje nga kriza e tmerrshme e sistemit shėndetėsor nė Shqipėri, pėr tė kėrkuar sė bashku rrugėdaljet nga krizat qė kanė kapur tė gjithė organizmin e shtetit shqiptar dhe e kanė vėshtirėsuar ndjeshėm marrėdhėnien mes qytetarit dhe shtetit duke dobėsuar nė mėnyrė kritike rolin e shtetit dhe duke i hapur rrugė njė anarkie tė pashoqe ku ligjin e bėjnė klientelat, klanet dhe interesat pėr pushtet tė atyre qė qeverisin dhe ata qė qeverisen nuk i dėgjon kush dhe vetėm pėsojnė pasojat e njė politike qeverisėse pa vizion, pa program dhe pa asnjė lloj rezultati tė qėndrueshėm pėr jetėn e njerėzve dhe mirėqėnien e tyre. Nė kushtet e njė papunėsie rrėnqethėse dhe varfėrie qė shtrin ēdo ditė hijen e saj mbi familjen shqiptare, ne kemi nė dorė tė reagojmė dhe do ta bėjmė kėtė duke ndėrtuar njė politikė tė aryes, duke qenė forca e arsyes nė politikėn shqiptare dhe jo arsyeja e forcės.

BBC: Drejtėsia ėshtė njė nga problemet kyēe. Mund tė themi "Thembra e Akilit". Besueshmėria nė drejtėsinė ėshtė ulur mjaft, dhe nė uljen e besueshmėrisė ndikon edhe politika: kur i intereson politikės ajo mbėshtetet dhe kur nuk i intereson ajo sulmohet. Ēfarė pikėrisht do tė bėni ju qė drejtėsia tė zėrė vendin e vet nė sistem?

Zoti Rama: Ne do tė vazhdojmė tė bėjmė atė qė bėjmė sot e gjithė ditėn, tė kėrkojmė rrugė dialogu dhe konsensusi pa harruar se nuk ka dialog dhe konsensus tė mundshėm pėr reformat nė drejtėsi pa pjesėmarrjen aktive tė tė gjithė aktorėve tė sistemit tė drejtėsisė, pa kontributin e tyre me shqetėsimet dhe idetė pėr mėnyrėn se si duhet tė trasnformohet ky sistem, pa marrė nė konsideratė tė gjitha sugjerimet e ekspertėve ndėrkombėtarė qė paguhen nga taksapaguesit evropianė apo amerikanė pėr tė ndihmuar reformėn nė drejtėsi dhe pa njė mirėkuptim themelor mes forcave politike qė duhet tė heqin dorė njė herė e mirė nga punėt e drejtėsisė dhe ta lėnė drejtėsinė tė bėjė drejtėsi.

BBC: Megjithatė, drejtėsia lidhet me korrusionin. Korrupsioni nė drejtėsi citohet shpesh si njė nga shkaqet qė sistemi nuk punon. Pėrceptimi i njerėzve, sipas anketave tė kohėve tė fundit, duket qė ėshtė mė pozitiv se vitet e tjera, ndėrkohė qė ju thoni qė qeveria ėshtė e korruptuar.

 Shqipėria ėshtė po nė atė pellg dhe pėrmirėsimi i ēfarėdoqofshėm brenda pellgut nuk pėrbėn ndryshim cilėsor nė raport me korrupsionin.
 
Edi Rama, kryetar i PS-sė

Zoti Rama: Sipas cilave anketa?

BBC: Transparency Internationl disa muaj mė parė e renditi Shqipėrinė disa vende mė lart, pra mė pozitive, nė pėrceptimin ndaj korrupsionit. Pse mendoni ju ndodh kjo?

Zoti Rama: Unė nuk do tė mbetesha pėr asnjė sekondė peng i njė raporti apo njė raporti tjetėr, sepse ndėrkohė qė Transparency International jep njė konkluzion tė tillė, FMN-ja vetėm dy muaj mė parė dha njė konkluzion tjetėr duke e konsideruar korrupsionin nė Shqipėri tė dyfishuar nė raport me tre vjet mė parė, e ndėrkohė le tė presim tė tjera raporte qė do tė japin konkluzione tė ndryshme. Ajo qė ėshtė e pėrbashkėt e tė gjitha kėtyre raporteve ėshtė qė Shqipėria ėshtė po nė atė pellg dhe pėrmirėsimi i ēfarėdoqofshėm brenda pellgut nuk pėrbėn ndryshim cilėsor nė raport me korrupsionin.

Dhe nga ana tjetėr, ne nuk kemi nevojė tė lexojmė raportet dhe tė hyjmė nė njė debat mbi milimetrat e pėrparimit nė rrugėn e daljes nga kthetrat e njė korrupsioni qė ėshtė kthyer nė sistem edhe njė herė nga e para duke ndryshuar klientėt, por jo thelbin. Por duhet tė shohim dhe tė dėgjojmė pamjen dhe zhurmėn buēitėse tė korrupsionit qė shpėrtheu nė Gėrdec duke vrarė 26 njerėz, dhe duke shkatėrruar qindra familje e mijėra shtėpi e prona, tė shikojmė korrupsionin dhe tė jemi nė gjendje tė lexojmė edhe midis rreshtave tė tė gjithė kėtyre dokumentave tė frikshėm qė kanė tė bėjnė me kėtė sekserin serb tė kryeministrit, i cili na tregoi se si mund tė bėhet pasuri dhe prokopi nė Shqipėrinė e Sali Berishės, tė shikojmė se si janė realizuar zėrat e investimeve nė buxhet, apo njė sėrė aspektesh tė tjera tė cilat lidhen drejtėpėrdrejtė edhe me korrupsionin, e kėshtu me radhė, pėr tė mos rėnė nė kthetrat e njė debati shterpė mbi pėrmirėsimet milimetrike brenda tė njėjtin batak.

BBC: Cili do tė ishte hapi juaj i parė pėr tė luftuar korrupsionin nėse vini nė pushtet?

Zoti Rama: Unė kam qenė gjithnjė i tė njėjtės bindje: korrupsioni nuk luftohet me gjueti shtrigash, korrupsioni nuk luftohet me sherifė qė nga njėra anė sulmojnė si tė korruptuar kėdo qė u del pėrballė, dhe ndėrkohė kanė pranė njerėzit, qė nėn hijen e tyre, pėrmes korrupsionit, pasurohen nė mėnyrė marramendėse. Korrupsioni nuk luftohet nė ndonjė rrugė tjetėr pėrveēse pėrmes reformave modernizuese pėr t'i bėrė shėrbimet e shtetit tė shpejta, tė efektshme dhe transparente. Korrupsioni lind dhe zhvillohet aty ku mungon shteti, aty ku shteti nuk arrin t'i pėrgjigjet qytetarit, apo ta mbrojė tė mirėn apo pasurinė e pėrbashkėt nė mėnyrė efektive.

Ne na duhet njė shtet, i cili nga njera anė e kryen me shpejtėsi, me efektivitet dhe transparencė shėrbimin ndaj qytetarit nė tė gjithė sektorėt, dhe nga ana tjetėr njė shtet qė e pėrfaqėson denjėsisht nevojėn pėr tė mbrojtur tė mirėn e pėrbashkėt dhe pėr tė qenė i drejtė nė trajtimin e pasurive tė pėrbashkėta tė shqiptarėve. Kjo, bėhet me modernizimin e shtetit, me ndėrtimin e institucioneve dhe strukturave funksionale, me krijimin e njė sistemi vetkontrolli dhe kontrolli qė nuk ka nevojė pėr sherif, apo pėr duar tė forta e tė pastra, e qė mė pas del se janė tė dobta dhe tė ndotura, por ka nevojė vetėm pėr reforma modernizuese, demokratizuese, integruese.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake