http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 30 tetor 2008 - 06:03 CET

Justin Webb
Kryeredaktori i BBC-së për Amerikën

Obama dhe Bill Clinton bashkë në fushatë

Kandidati për presidencën amerikane, Barack Obama ka transmetuar në një orë shumë të ndjekur të ditës një fjalim elektoral, përmes së cillit u përpoq të tërheq zgjedhësit e pavendosur.

Në këtë fjalim u përfshin histori të amerikanëve të zakonshëm dhe zoti Obama shpejgoi se si propozonte t'i ndihmonte ata.

Ai tha se nëse do të zgjidhej, do të hapte dyert e qeverisë dhe do t'u kërkonte amerikanëve që të përfshiheshin përsëri në demokracinë e tyre.

Por rivali i tij, John McCain kritikoi koston e lartë të këtij mesazhi elektoral dollarë dhe faktin se ai kishte ndërhyrë në transmetimin e një ndeshjeje të rëndësishme bejzbolli.

Transmetimi i bërë nga Obama ishte realizuar me mjaft mjeshtri.

Copëza të jetës amerikane të ndërlidhura me vetë kandidatin që shpejgonte qëndrimin e tij në mënyrë të relaksuar, por autoritare dhe në një zyrë që i përngjante asaj ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Duke shpenzuar ndoshta më shumë se katërmilion dollarë, kandidati i financuar më mirë në histori, në një farë mënyrë bleu mundësinë për të hyrë në shtëpitë e miliona amerikanëve.

Transmetimi gjysëm orësh përfundoi me një paraqitje drejtëpërsëdrejti të Obamës në Floridë, kur ai u bënte votuesve këtë thirrje plot pasion.

"Nëse qëndroni me mua, do të ndryshojmë botën"!

Kandidati demokrat e ndoqi këtë me një aktivitet që ishte planifikuar të koinçidonte me lajmet e mbrëmjes në Floridë.

Për herë të parë ai doli së bashku me Bill Clinton.

Një turmë e madhe njerëzish doli për të parë ish presidentin të vlerësonte kandidatin demokrat.

"Vendi ynë është i varur në fije të perit, ky burrë duhet të bëhet president," tha ai.