Botuar: E martė, 14 tetor 2008 - 14:29 CET
Presidenti amerikan Bush ka bėrė tė ditur se administrata e tij do tė injektojė njė sasi tė madhe kapitali pėr tė blerė aksione nė bankat qė kanė vėshtirėsi.
Ai tha se paratė do tė vijnė nga paketa prej 700 miliardė dollarėsh e aprovuar nė kongres.
Presidenti Bush gjithashtu tha se qeveria do tė garantojė pėrkohėsisht borxhet qė bankat kanė, pėr tė pėrballuar kėshtu pafaatėsinė e tyre pėr tė marrė para hua.
Ai tha se masat kishin si qėllim tė ndihmonin bankat e shėndetshme tė jepnin pėrsėri hua dhe tė stabilizonin bankat me probleme.
Tregjet me shenja tė tjera tė pėrmirėsimit
Tregjet evropiane kanė filluar punėn me rritje tė aksioneve pas njė paraqitje jashtėzakonisht tė mirė tė bursave aziatike.
Analistėt thonė se ndėrsa rreziku imediat i rrėnimit tė sistemit global financiar po largohet, ende ekzistojnė shqetėsimet pėr recesion.
Tregjet financiare tė Londrės, Parisit dhe Frankfurtit, tė gjithė pasuan njė rritje prej 5% nė orėt e para.
Indeksi i Nikeit nė Tokio pa rritjen mė tė madhe brenda njė dite duke u mbyllur mė shumė se 14% mė lart.
Edhe bursat e Lindjes sė Mesme filluan tregtinė me rritje.