Botuar: E hėnė, 13 tetor 2008 - 06:29 CET
Ilir Nishku, Akron, Ohajo
BBC
Politika e jashtme ėshtė njė nga pikat kryesore nė fushatėn zgjedhore presidenciale midis kandidatit demokrat Barak Obama dhe atij republikan John McCain.
Debati i tyre ėshtė pėrqėndruar lidhur mė atė se cili prej tyre ėshtė mė i fortė pėr tė drejtuar politikėn e jashtme amerikane nė njė kohė kur duket se imazhi i Amerikės nė botė ka pėsuar rėnie, sidomos pas luftės nė Irak, por edhe pėr shkak tė mungesės sė dėshirės nga administrata e tanishme amerikane pėr tu angazhuar nė projekte shumėkombėshe pėr tregėtinė dhe ngrohjen globale.
Por si e shohin qytetarėt amerikanė imazhin e tyre nė botė? A janė ata tė kėnaqur me atė qė mendon bota pėr ta? Ēfarė imazhi do tė donin ata tė eksportonin jashtė.
Gjatė udhėtimit tė autobusit tė BBC-sė nėpėr Amerikė ndaluam nė qytetin Akron, tė Ohajos (Ohio) dhe biseduam me disa tė rinj, nxėnės dhe studentė tė shkollave dhe kolegjeve tė qytetit.
Besoj se imazhi i popujve tė tjerė pėr Amerikėn tani nuk ėshtė kaq i mirė, thotė 16-vjeēarja Domenique Contul.
Do tė mė pėlqente qė tė ishte mė i mirė, por lufta, ndikimi nė ēmimet e naftės dhe rėnia e bursave sė fundmi kanė ndikuar negativisht, thotė ajo.
Mendoj se ka tre pikėpamje pėr Amerikėn, thotės Dally Dera.
Njėra ėshtė imazhi i hamburgerit, e dyta ėshtė se ne jemi toka e mundėsive dhe e treta sigurisht lufta, shton ajo.
Unė do tė doja qė tė mos lidhej me imazhin e hamburgerave apo tė luftės, sepse ne jemi njė grup njerėzish qė duam paqen dhe jemi njė tokė ku ka mundėsira.
Travis Crowton nė Kolegjin e Akronit mendon se Amerika portretizohet si polici pėr tė gjithė botėn.
Imazhi qė dua unė qė tė eksportohet nga Amerika ėshtė se ne jemi toka e njerėzve tė lirė dhe mundėsive tė arta, thotė ai.
Amerika arrogante
Anketa tė kohėve te fundit nė shumė vende tė botės lidhur me politikėn e jashtme amerikane tregojnė se njė shumicė njerėzish mendojnė se Amerika, me fuqinė e saj tė madhe ekonomike dhe ushtarake, sillet nė mėnyrė arrogante duke imponuar zgjidhjet e saj pėr shumė probleme ndėrkombėtare, pėr tė cilat shumė vende tė tjera kanė pikėpamje tė ndryshme.
A janė kėta tė rinj tė shqetėsuar nga ky opionon negativ pėr Amerikėn nė botė?
Mė shqetėson, por nuk mė lėndon, thotė Trevisi.
Amerika ėshtė njė vend me raca tė pėrziera, ne kėtu jemi individė, nuk jemi thjesht Amerika, secili nga ne ka pikėvėshtrimin e vet pėr Amerikėn, thotė ai.
Mendoj se nuk do tė mė lėndojė kur tė shkoj nė njė vend tjetėr, unė gjithnjė mund tė shpjegoj vetveten.
Mė shqetėson pak sepse ata na shohin si njerėz qė nė fakt ne nuk jemi, thotė Corry Jarvis, nxėnėse nė njė nga shkollat e mesme tė qytetit.
Ata shohim njė person qė sillet dhunshėm dhe mendojnė se ne tė gjithė sillemi ashtu.
Nė fakt nuk jemi tė gjithė ashtu, tė gjithė ne jemi tė ndryshėm, mendoj se nuk duhet ti gjykojnė tė gjithė bazuar nė veprimet
e njė personi, thotė Corry.
Imazhi
Por cili ėshtė imazhi qė ata duan tė eksportojnė jashtė?
Trevis mendon se ai duhet tė jetė imazhi i ėndrės amerikane.
Mendoj se ėndra ėshtė ende nga leckat nė pasuri - nėse vendos tė bėsh diēka, mund ta bėsh, nuk tė ndalon njeri, thotė Travis.
Shihni Barak Obamėn. Ai ishe poshtė po tani po ngjitet lart.
Nė Amerikė ka njerėz qė nuk kanė shumė, shton Corry, por nėse pėrpiqesh shumė, punon shumė mund tė bėsh atė qė ke si dėshirė dhe tė bėhesh njėriu qė dėshiron tė bėhesh dhe tė plotėsosh ėndrėn tėnde.
Domenique thotė se Amerika duhet tė eksportojė imazhin e lirisė. Lirija mund ti pėrmbledhė tė gjitha, thotė ajo.
Mendoj se do tė ishte shpresa dhe individualiteti, shton Ariel Davis.
Ēdokush nga ne mund te jetė personi qė dėshiron, mund tė ketė idetė e veta dhe nuk jemi tė detyruar qė tė jemi tė gjithė njėlloj, dhe tė gjithė mund tė kontribuojmė qė tė bėjmė diēka tė mirė, pra individualiteti, thotė Ariel.
Dy kandidatėt pėr presidentė kanė pėrpara njė detyrė tė stėrmadhe pėr tė bindur amerikanėt se cili prej tyre do tė pėrēonte
imazhin e duhur nė botė, pėr ta bėrė Amerikėn mė tė pranueshme dhe njerėzore, dhe jo policin arrogant tė botės.