Botuar: E premte, 10 tetor 2008 - 07:39 CET
Minsitrat e financave tė shtatė vendeve mė tė industrializuara tė botės, G7, priten tė takohen tė premten nė Uashington pėr tė diskutuar krizėn financiare globale.
Nė prag tė takimit ka vazhduar situata e paqėndrueshme nė tregjet financiare. Vlera e aksioneve ka vazhduar tė bjerė nė bursat e mbarė botės.
Qė nė hapje, tregjet nė Azi ndoqėn fenomenin qė u vu re mė herėt nė New York, ku njė rėnie e papritur gjatė orės sė fundit tė tregtimit e la indeksin kryesor tė bursės, Dow Jones nė nivelin mė tė ulėt tė 5 vjetėve tė fundit.
Nė Tokio, indeksi Nikkei shėnoi njė rėnie tė shpejtė qė nė hapje dhe nė mesditė ra me dhjetė pikė.
Rėnie tė ngajshme njoftohet se ka patur dhe gjetkė nė Azi.
Ndėrkohė, ministrat e Financave nga shtatė vednet mė tė industrializuara tė botės po pėrgatiten pėr njė takim nė Uashington.
Korrespondenti i BBC-sė thotė se ata do tė pėrballen me thirrje tė reja pėr tė ndėrmarrė veprime tė pėrbashkėta.
Thirrja e Brown
Kryeministri britanik Gordon Brown, ka bėrė thirrje pėr masa tė pėrbashkėta pėr pėrballimin e krizės aktuale financiare.
Ai tha se njė problem global, kėrkonte njė zgjidhje globale.
Nė njė artikull nė gazetėn Times z. Brown i bėri thirrje vendeve nė mbarė botėn, qė tė pasojnė Britaninė me hartimin e planeve direkte shpėtimi pėr sistemin bankar.
Hollėsitė e planit tė z.Brown priten tė bėhen publike kur ai tė takojė ministrat e Financave nė takimin e G7-ės nė Uashington.
Nė artikullin e tij nė Times, z. Brown thotė se bankave nė vėshtirėsi u duhen ofruar fonde si garanci nė vlerė qindra miliardė dollarė pėr t'i binduar qė tė fillojnė tė japin sėrish hua.