Botuar: E hėnė, 06 tetor 2008 - 07:35 CET
Prokurori i Pėrgjithshėm nė Alaskė thotė se njė grup punonjėsish tė sektorit publik kanė pranuar tė dėshmojnė si pjesė e njė hetimi mbi akuzat pėr abuzim tė pushtetit nga ana e kandidates republikane, Sarah Palin.
Shtatė zyrtarė kanė refuzuar tė dėshmojnė para Kėshillit Legjislativ tė Alaskės.
Zonja Palin, qė ėshtė guvernatore e Alaskės po hetohet nėse ka vepruar korrekt kur shkarkoi nga detyra Komisionerin pėr Fondet Publike.
Ajo mohon pretendimet qė thonė se e shkarkoi atė pėr shkak se Komisioneri nuk pranoi tė pushonte nga puna shefin e Policisė tė Shtetit qė kishte divorcuar motrėn e zonjės Palin.
Nuk ka lajme nėse vetė Sarah Palin, ose bashkėshorti i saj tani pranojnė tė dėshmojnė pėr ēėshtjen.
Korrespondentėt thonė se ky hetim do ta dėmtonte kandidatin republikan John McCain nė javėt e fundit tė garės presidenciale.