|
Aktpadi pėr komplotuesit e Obamės
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Autoritetet nė SHBA thonė se kanė ngritur padi ndaj dy personave qė kishin kėrcėnuar tė vrisnin kandidatin presidencial,
Barack Obama.
Kėrcėnimi pretendohet se ėshtė pjesė e njė komploti mė tė gjerė, pėr tė vrarė sa sa mė shumė amerikanė me ngjyrė. Tė dy tė akuzuarit, tė moshės 18 dhe 22 vjepare, u arrestuan javėn e kaluar nė shtetin Tenessee. Njė zyrtar tha se agjentėt kishin konfiskuar njė pushkė, njė ēifte (dhe tre pistoleta gjatė arrestimit tė tyre tė enjten e kaluar. Agjentėt federalė thonė se dy tė paditurit ishin takuan pėr herė tė parė para njė muaji nė internet. Komplot Pa kaluar shumė kohė, sipas tyre, ata kishin nisur tė diskutonin plane pėr tė vrarė 88 amerikanė me ngjyrė dhe pėr tė ekzekutuar 14 tė tjerė. Numrat 88 dhe 14 kanė domethėnie tė veēantė nė lėvizjen pėr supremacinė e racės sė bardhė. Plani i tyre do tė kulminonte me njė tentativė pėr vrarė Z. Obama. Nė dokumenta tė gjykatės njoftohet se dytė arrestuarit kishin deklaruar se do tė visheshin me kostume tė bardha dhe kapele, do tė merrnin njė makinė. Ata planifikonin ta ngisnin makinėn me shpejtėsi drejt z. Obama dhe ta qėllonin senatorin nga dritaret e saj. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||