BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 23 tetor 2008 - 06:12 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Obama akuzon rivalėt pėr fushatė negative
 
Barack Obama
Barack Obama tha se republikanėt po bėnin njė fushatė ēorientuese
Kandidati demokrat pėr presidencėn amerikane, Barack Obama, i ka akuzuar republikanėt se po bėjnė njė fushatė ndarėse dhe negative.

Duke folur gjatė njė tubimi nė shtetin e Virxhinia, senatori Obama tha se kundėrshtarėt e tij ishin duke bėrė komente tė pakujdesshme dhe fyese.

Ai shtoi se rivalėt po bėnin njė fushatė publiciteti qė po jepte mesazhe tė gabuara nė pėrpjekjen pėr tė ndryshuar Amerikėn.

"Nė ditėt e fundit tė fushatės, politika e tė thėnit ēdo gjė dhe tė bėri ēdo gjė mund tė marrė kontrollin."

"E kemi parė mė parė dhe po e shohim edhe tani, telefonata tė shėmtuara, e-mail-e dhe reklama televizive qė keqiformojnė, komente tė pakujdesshme dhe fyese dhe negativizėm konstant, qė kanė si qėllim tė na mbajnė larg tė punuarit sėbashku dhe tė ndalin ndryshimin, " tha zoti Obama.

Ndėrsa kandidatja republikane pėr zv/president tė SHBA-sė, Sarah Palin, tha gjatė njė tubimi nė Ohajo se nuk ishte negativizėm qė ta pyesje zotin Obama pėr planet e tij pėr taksat

"Kundėrshtari ynė nuk ka qėnė i qartė me ju, lidhur me planin e tij pėr taksat. Nuk ėshtė dashakeqe, apo fushatė negative t'i kėrkosh dikujt tė flasė pėr planet pėr taksat apo lidhjet e tyre."

"Ai thotė se ėshtė pėr taskat kur qeveria ju merr paratė pėr t'ia dhėnė dikujt tjetėr, kjo sipas prioriteteve tė politikanit."

"John McCain dhe unė jemi pėr ulje reale tė taksave, qė do tė thotė kur qeveria merr mė pak nga fitimet tuaja," tha zonja Palin.

Njė sondazh i fundit, nga NBC/Wall Street e vė zotin Obama nė krye me 52%, 10 pikė pėrpara zotit McCain, kurse njė tjetėr sondazh e nxjerr zotin Obama pėrpara me 8 pikė ndaj rivalit tė tij.

 
 
LOKALE
Obama bėn fushatė nė bastionin republikan
19 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Politika e jashtme shumė pas ekonomisė
17 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Kandidatėt nė debatin e fundit
16 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Castro e quan SHBA-nė njė vend racist
13 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Obama kritikon 'fokusin' e rivalit McCain
06 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Kandidatėt pėr zv/president nė debat
03 tetor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>