BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 21 tetor 2008 - 07:24 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Obama pezullon fushatën për gjyshen e sëmurë
 
Gjyshja e Barak Obamës
Gjyshja e sëmurë e Barak Obamës jeton në Havai
Është njoftuar se Barak Obama do të pezullojë fushatën presidenciale për një periudhë kohe gjatë kësaj jave për të kaluar më shumë kohë me gjyshen e tij të sëmurë, e cila jeton në Havai.

Gjyshja e tij, zonja Madelin Dunham, e ka rritur Barak Obamën kur ka qenë i vogël. Ajo është 85 vjeçare dhe thuhet se është shumë e sëmurë.

Nuk janë dhënë detaje për sëmundjen e saj, megjithëse dihet se së fundmi ajo ka dalë nga spitali.

Barak Obama ka folur gjërë e gjatë për lidhjet e tij të forta me gjyshen e tij, e cila e ka rritur atë.

Ai tha se ajo kishte vlera të tilla të fuqishme si pavarësia si individ, llogaridhënia, të qënit grua punëtore dhe dashuria për atdheun.

Barak Obama ende është duke pasur një kryesim të qëndrueshëm në sondazhet e opinionit publik ndaj rivalit të tij republikan Xhon Mëkejn.

Vendimi i tij për të anulluar dy aktivitete të fushatës nuk do të thotë se ai do të anullojë tërë fushatën.

Por mungesa e tij vjen në një kohë kritike kur kanë mbetur vetëm dy javë deri në ditën e zgjedhjeve.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>