BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 17 tetor 2008 - 10:02 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ambasada amerikane mbron prokurorinė
 

 
 
Prokurorja e pėrgjithshme e Shqipėrisė, Ina Rama
Nė Shqipėri pėrplasja midis prokurorisė dhe qeverisė pėr ēėshtjen Fazlliē ka njohur zhvillime tė reja.

Ambasadori amerikan nė Tiranė, John Withers ka dalė hapur nė mbrojtje tė prokurores sė pėrgjithshme Ina Rama.

"Detyrat qė zonja Rama ka marrė pėrsipėr janė reale", tha zoti Withers.

Sipas tij pėrgjegjėsitė e prokurores sė pėrgjithshme janė qė jo vetėm tė hetojė disa prej ēėshtjeve mė tė vėshtira dhe me tė debatueshme ndonjėherė nė Shqipėri, por detyra e saj ėshtė nė njė kuptim shumė mė tė madh dhe tė thellė, tė japi njė kontribut thelbėsor pėr ndėrtimin e demokracisė shqiptare duke mbrojtur pavarėsinė e prokurorisė dhe gjyqėsorit nė tėrėsi nga ndėrhyrjet apo sulmet politike.

Duke lėnė mėnjanė gjuhėn diplomatike, ambasadori amerikan Withers e quajti tė ēuditshme, konfuze dhe shqetėsuese iniciativėn pėr tė kėrkuar njė komision hetimor ndėrkombėtar tė bėrė tė njohur pak ditė mė parė nga kryeministri Berisha.

Prokurorja e pėrgjithshme Ina Rama pas kėtyre deklaratave pėr mbėshtetje, tė pėrsėritura mė fortė gjatė ditėve tė fundit duket se e ka ndjerė veten mirė. "Falendėroj ambasaden dhe qeverinė amerikane pėr mbėshtetjen" tha ajo nė emėr tė trupės sė prokurorėve.

Ndėrhyrja e zotit Withers ėshtė ndoshta mė e ashpra ndaj njė qeverie shqiptare nė dy dekadat e fundit.

Opozita shqiptare e ka mbėshtetur kėtė qėndrim. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj tha se "nuk do tė pranojmė asnjė komision parlamentar qė ėshtė antikushtetues dhe qė cėnon institucionet e pavarura"".

Por deputeti demokrat Aldo Bumēi tha se nuk bėhet fjalė pėr njė komision pėr tė goditur organin e akuzės nė bllok. "Ne kemi njė shqetėsim se ka patur ndėrhyrje politike dhe shkelje tė tė drejtave tė njeriut nė rastin e zotit Fazllic", tha zoti Bumēi.

Ndėrkaq lidhur me propozimin pėr hetim ndėrkombėtar nė Shqipėri tė bėrė nga kryeministyri Berisha, zoti Bumēi tha se kjo ėshtė cėshtje tjeter.

"Ajo ka tė bėjė me seriozitetin e qeverisė nėse i ka dhėnė ose jo para nga fondet publike zotit Fazllic" tha deputeti demokrat.

Por ēėshtja Fazllic mė sė shumti duket se ka qėnė e pranishme nė parlamentin shqiptar.

Opozita ka ngritur akuzat se nė tokat e blera nga biznesmeni serbo-boshnjak qeveria po pėrgatitet tė japi leje pėr ndėrtimin e njė TEC-i.

Kryeministri Berisha i hodhi poshtė ato dhe i kėrkoi opozitės tė pėrgatisi njė ligj pėr shtetėzimin e kėtyre tokave.

"Bėjeni dhe unė do ta miratoj" - tha Berisha duke e akuzuar opozitėn se ka frikė nga implikimet e saj me mafian.

Por nga ana e saj opozita tha se nuk bėhet fjalė pėr njė ligj tė tillė. Erion Braēe i PS-sė duke folur pėr BBC tha se do tė ishte mirė qė qeveria tė aplikonte ligjin e shpronėsimit pėr interesat publike.

Ndėrkaq nė tė njėtėn ditė nė Vjenė prezenca e OSBE -se nė Shqipėri, paraqiti raportin para kėshillit tė pėrhershėm tė organizatės.

Ndėr shqetėsimet e organizatės ėshtė se disa projektligje tė qeverisė kanė synuar tė vėnė nėn kontroll pushtetin gjyqėsor.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake