|
"Njohja e Kosovės pėr interesa nacionale"
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zėvendėskryeministri maqedonas, Ivica Bocevski nė njė intervistė pėr BBC tha se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Maqedonisė
nuk duhet tė prishė raportet e Maqedonisė me Serbinė, pasi Maqedonia ka raporte tė mira ndėrfqinjėsore me tė gjitha vendet
e rajonit.
Zoti Bocevski i cili ėshtė i lidhur edhe me proceset eurointegruese tė Maqedonisė, fillimisht, thotė se raporti i Komisionit Evropian duhet tė paraqesė situatėn reale nė Maqedoni. I.Bocevski- Nuk ekzistojnė raporte bardhė e zi, raporte pozitive apo negative. Raportet hartohen sipas njė metodologjie tė qartė tė Komisionit Evropian dhe kjo metodologji paraqet njė pasqyrė reale tė shoqėrisė maqedonase dhe kuptohet pėr tė gjitha proceset tė cilat zhvillohen nė Maqedoni. Kur tė kihet parasyshė kjo, ashtu si edhe viteve tė kaluara edhe sivjet presim qė raporti tė pėrfshijė tė arriturat tona dhe tė caktojė drejtimet nė tė cilat duhet tė pėrqėndrohemi pėr tė vazhduar reformat. BBC-Kohė mė parė keni theksuar se mbi 75% tė kėrkesave tė Bashkimit Evropian Maqedonia i ka realizuar, por kėto pohime nė njė farė mėnyre janė mohuar nga zyrtarė tė Bashkimit Evropian? I.Bocevski- Nuk ekziston njė formė e tillė e komunikimit tonė me Bashkimin Evropian ku sė bashku kundėrshtohemi apo kemi mosmarrėveshje nė marrėdhėniet tona. BBC-Bashkimi Evropian, kushteve pėr Maqedoninė ua shtoi edhe njė kėrkesė, atė qė ka tė bėjė me zgjedhjet? I.Bocevski -Unė kėtė e pohoj edhe nė Maqedoni edhe me ndėrkombėtarėt, se edhe nė shoqėritė mė tė organizuara mund tė ketė incidente gjatė zgjedhjeve. Por ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė se cilat institucione janė pėrgjegjėse pėr inicidentet. Ne angazhohemi qė ta prezantojmė punėn tonė. Kuptohet raporti do tė paraqesė analizė cilėsore pėr punėn tonė, pėr atė qė kemi bėrė deri tash dhe do tė sugjerojė ku duhet tė pėrqėndrohemi nė tė ardhmen. BBC- Kur do tė fitojė Maqedonia tė drejtėn e liberalizimit tė vizave? I.Bocevski-Gjatė vitit 2009. BBC- A do ta irritojė Serbinė edhe mė tej vendosja e marrėdhėnieve diplomatike mes Prishtinės dhe Shkupit? I.Bocevski- Republika e Maqedonisė, e udhėhequr nga interesat e saja nacionale e njohu Kosovėn. Dhe gjithė hapat e mėtejme do tė jenė tė logjikshėm qė dalin nga njohja. BBC-A prisni veprime mė dramatike, a keni vlerėsuar rrezikun e kėtyre hapave? I.Bocevski-Republika e Maqedonisė dhe e Serbisė, populli maqedonas dhe serb, kanė rrėnjė tė thella bashkėpunimi nė shumė fusha. Kjo na bėn qė tė kemi mirėkuptim pėr momentin dhe situatėn nė tė cilėn gjendet Serbia. Por, ne presim qė shumė shpejtė tė ecim pėrpara sė bashku nė procesin e integrimit evropian. BBC- A mendoni se tani marrėdhėniet me Kosovėn kanė mė shumė prioritet pėr Maqedoninė se ato me Serbinė? I.Bocevski- Republika e Maqedonisė ėshtė njė vend shembull pėr marrėdhėnie tė mira ndėrfqinjėsore. Vendi i cili ka politikė mė racionale dhe mė tė pėrmbajtur ndaj fqinjėve. Kjo frymė do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen me tė gjithė fqinjėt, nė shumė fusha. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||