|
Thirrje pėr reformė globale financiare
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Udhėheqėsit evropianė po kėrkojnė reformė tė madhe tė sistemit global bankar ndėrsa diskutojnė njė plan shpėtimi nė njė samit
nė Bruksel.
Britania dhe Gjermania kanė propozuar edhe njė rol tė ri pėr FMN-nė. Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se ndryshimet do tė pėrfshijnė edhe njė sistem tė hershėm paralajmėrimi pėr ekonominė globale qė tė parandalohet njė krizė tjetėr. Kancelarja gjermane Angela Merkel pėrkrahu thirrjet franceze pėr njė mbikqyrje mė tė mirė ndėrkombėtare tė sistemit financiar. Njė korrespondente e BBC-sė nė Bruksel thotė se udhėheqėsit e BE-sė mund tė krenohen me faktin se dolėn nė krye tė betejės pėr pėrballimin e krizės financiare, por do tė duhet mė shumė kohė pėr tė pėrballuar impaktin e saj nė vendet e punės, shitjet dhe falimentimet. Ēėshtja e klimės Z. Barroso paralajmėroi se planet ambicioze tė BE-sė pėr tė luftuar ndryshimet klimatike, qė kohė mė parė ishin pėrcaktuar si tema kryesore e samitit, nuk duhet tė liheshin mėnjanė pėr shkak tė shqetėsimeve rreth kostos ekonomike, qė kanė shprehur disa vende si Italia, Gjermania dhe Polonia. "Mendoj se do tė jetė gabim, gabim global, nėse pėr shkak tė kėsaj krize financiare tani, bota do tė harronte sfidėn globale tė ndryshimeve klimatike," tha ai. "Ky do tė ishte njė mesazh shumė negativ, nė fakt do tė shėnonte fundin e pėrpjekjeve globale nė kėtė ēėshtje. Sepse nėse Evropa heq dorė nga roli drejtues qė ka marrė nė kėtė ēėshtje, do tė ketė mė pak stimuj pėr tė tjerėt qė ta ndjekin". Shqetėsimi ekonomik Korrespondenti i BBC-sė pėr Evropėn, Jonny Dymond, thotė se samiti mund tė kishte qenė i parehatshėm pėr Britaninė, por kryeministri Gordon Brown mbėrrin nė tė si shpėtimtari financiar. Diplomatėt dhe zyrtarėt evropianė vazhdojnė tė lėvdojnė kryeministrin, pasi planin britanik tė shpėtimit u mor si model pėr tė shpėtuar financat e mbarė Eurozonės. Por kjo, thotė korrespondenti i BBC-sė, nuk do tė thotė se rruga pėrpara ėshtė e lehtė. Jashtė eurozonės janė dhjetė vende, tė cilat kėrkojnė garanci se nevojat e tyre nuk po injorohen. Mbeten pėr t'u shqyrtuar tani dhe problemet e ekonomisė reale. Shumė vende evropiane tani po anojnė drejt recesionit ose po i ulin ndjeshėm ritmet e zhvillimit. Nė prapaskenė po bėhen negociata tė vėshtira rreth objektivave ambicioze tė BE-sė pėr ndrshimet klimatike, tė propozuara nė njė periudhė ekonomike mė tė suksesshme. Disa prej vedneve kryesore duan qė ato tė ulen nė mėnyrė dramatike. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||