BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 15 tetor 2008 - 13:36 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Michael Wood pėrfaqėsuesi ligjor i Kosovės
 
Gjykata ndėrkombėtare e Drejtėsisė
Gjykata do tė japė opinion kėshilldhėnės mbi pavarėsinė
Juristi britanik, Michael Wood do t'i prijė ekipit ligjor tė Kosovės pėr tė mbrojtur ligjshmėrinė e pavarėsisė sė saj para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Kėtė vendim e ka marrė qeveria e Kosovės, pas konsultimeve me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe partnerėt ndėrkombėtarė.

Sipas njė deklarate tė qeverisė sė Kosovės, Michael Wood ka shėrbyer si kėshilltar ligjor nė Zyrėn e Jashtme dhe tė Commonwealthit tė Mbretėrisė sė Bashkuar prej vitit 1999 deri mė 2006.

Nė emėr tė Mbretėrisė sė Bashkuar, ai mori pjesė nė Konferencėn ndėrkombėtare tė Dejtonit dhe nė Konferencėn e Rambujesė nė vitin 1999.

Z. Wood ėshtė paraqitur para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė shumė herė dhe ka punuar nė shumė raste tė njohura tė drejtės ndėrkombėtare, pėrfshirė Mendimin Kėshilldhėnės tė GJND-sė pėr Pasojat Ligjore tė Ndėrtimit tė Murit nė Territorin e Okupuar Palestinez.

Njė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi tė tre liderėve kosovarė, kryeministri Hashim Thaēi tha se Kosova ka njė rast tė fortė dhe synon ta demonstrojė para gjykatės se nuk ka asgjė nė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės qė shkel tė drejtėn ndėrkombėtare.

"51 shtete nga e tėrė bota tashmė kanė njohur se Kosova ėshtė shtet i pavarur me qeveri tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike dhe kushtetutė moderne qė ofron garanci tė bollshme pėr tė drejtat e tė gjithė qytetarėve tė saj, dhe posaēėrisht komunitetet e saj pakicė", thuhet nė deklaratėn e pėrbashkėt tė presidentit Sejdiu, kryeministrit Thaēi dhe kryeparlamentarit Krasniqi.

Presidenti Sejdiu tha se Kosova ka zgjedhur njė personalitet tė shquar ndėrkombėtar pėr tė arsyetuar nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe shfaqi bindjen se Gjykata do t'i mundėsojė Kosovės ta thotė fjalėn e saj.

Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė me kėrkesėn e Serbisė tė miratuar edhe nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, pritet tė deklarohet nėse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt tė kėtij viti, ishte nė pajtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Gjykatės do t'i duhet gjashtė muaj deri nė dy vjet pėr tė dhėnė njė mendim kėshilldhėnės pėr kėtė ēėshtje.

Autoritetet nė Prishtinė besojnė se mendimi i Gjykatės do tė jetė pozitiv pėr Kosovėn, ndėrsa Beogradi thotė tė kundėrtėn.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake