|
Disa tė plagosur nė protestėn malazeze
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Rreth dhjetėmijė vetė janė demonstruar nė kryeqytetin malazez, Podgoricė kundėr vendimit tė qeverisė pėr tė njohur pavarėsinė
e Kosovės.
Mė shumė se 20 vetė u plagosėn nė pėrplasjet me policinė, e cila pėrdori gazin lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmėn. Nė muajin shkurt, Kosova shpalli pavarėsinė nga Seria e cila ėshtė kundėr ndarjes. Sikurse Mali i Zi edhe Maqedonia e njohu pavarėsinė e Kosovės. Javėn e kaluar, Serbia dėboi ambasadorėt maqedonas dhe malazez nga Beogradi. Presidenti serb Boris Tadiē, sulmoi njohjen prej kėtyre shteteve tė Kosovės, si thellėsisht tė gabuar dhe nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. Ai tha se kjo nuk i kontribuonte stabilitetit rajonal apo marrėdhėnjeve tė mira fqinjėsore. Ndėrkaq shumica e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pranoi qė Serbia tė kėrkojė mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare lidhur me ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo lėvizje sipas disa shteteve perėndimore do tė ngadalėsojė integrimin e Kosovės nė komunitetin botėror. Pritet qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė tė kėrkojė dy vjet qė tė nxjerrė opinionin e vet. Beogradi thotė se marrja e njė kėshille neutrale juridike do tė ndihmojė nė uljen e tensioneve nė rajon, por pėrkrahės tė Kosovės thonė se do tė ngadalėsojė integrimin e Prishtinės nė komunitetin ndėrkombėtar. Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė japė vetėm njė opinion, i cili nuk ėshtė i detyrueshėm pėr t'u zbatuar. |
LOKALE
Prishtina pėrshėndet njohjen 10 tetor 2008 | Rajoni
Maqedonia njeh Kosovėn10 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Marti Ahtisari fiton Ēmimin Nobel tė Paqes10 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Sawers "Vendimi nuk prek drejtpėrdrejtė Kosovėn"09 tetor 2008 | Rajoni
Partos-Fitore diplomatike, por jo teknike e Serbisė09 tetor 2008 | Faqja Kryesore
'Pavarėsia e Kosovės-e pakthyeshme'08 tetor 2008 | Rajoni
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||