|
Deklaratė e ashpėr e Athinės
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Athina ka reaguar ndaj deklaratave tė kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski se nė Greqi shkelen tė drejtat e qytetarėve.
Nė njė nga deklaratat mė tė ashpra tė derisotme, ministria e jashtme greke ka akuzuar qeverinė maqedonase se tenton tė ndėrhyjė nė punėt e brendshme tė Greqisė. Zėdhėnėsi i ministrisė sė jashtme lėshoi njė deklaratė pėr shtyp, ku reagon ndaj akuzave tė bėra nga Shkupi, se nė Greqi shkelen tė drejtat e qytetarėve tė etnitetit maqedonas. "Komunikata e re e qeverisė Gruevski pėrbėn njė tentativė brutale tė shtrembėrimit tė realitetit. Kjo politikė e ndėrgjegjshme e kultivimit tė nacionalizmit dhe urrjejtes etnike, ėshtė mė sė paku e papėrgjegjshme. Le ta mbledhė mendjen zoti Gruevski, qytetarėt grekė nuk kanė nevojė nga avokatė tė vetėshpallur," pėrfundon deklarata ku gjithashtu i rekomandohet kryeministrit maqedonas qė ta pėrqėndrojė vėmendjen nė, siē thuhet, pėrmirėsimin e gjendjes sė demokracisė nė vendin e vet. Qeveria maqedonase kishte reaguar ndaj njė incidenti tė ndodhur nė zonėn Meliti tė Follorinės, nė Greqinė veriore, ku sipas Shkupit jeton njė minoritet maqedonas. Sipas komunikatės sė policisė greke, rreth 15 banorė tė fshatit, qė maqedonasit e quajnė Lerin, bllokuan me njė kamion e njė traktor rrugėn prej nga do tė kalonte njė autokolonė e vogėl ushtarake, qė kishte destinacion njė poligon qitjeje aty pranė. Pas ndėrhyrjes sė policisė qarkullimi u vendos pėrkohėsisht, por banorėt, duke u bėrė thirrje dhe bashkėfshatarėve tė tjerė, tentuan tė rikrijonin barrikadėn. Atėherė policia ndėrhyri pėrsėri, duke arrestuar katėr prej protestuesve. Situata nė zonė ishte tensionuar edhe dy javė mė parė, kur banorėt kishin tentuar pa sukses tė bllokonin njė tjetėr autokolonė qė shkonte pėr nė poligonin e qitjes. Banorėt kėrkojnė largimin e poligonit, qė funksionon nė atė zonė qė prej fillimit tė viteve 1950. Qė nga prilli i kėtij viti, kur Greqia vendosi veton kundėr anėtarėsimit tė Maqedonisė nė NATO, pa u zgjidhur mė parė mosmarrėveshja pėr ēėshtjen e emrit, tensionet dypalėshe janė bėrė njė fenomen i zakonshėm, duke pėrkeqėsuar atmosferėn, ndėrsa negociatat pėr ēėshtjen e emrit vazhdojnė, nėn kujdesin e OKB-sė. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||