|
Zgjedhje tė reja nė Ukrainė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti i Ukrainės, Viktor Jushēenko, ka shpėrndarė parlamentin dhe ka shpallur zgjedhje tė reja mė shtatė dhjetor.
Ai e hodhi kėtė hap pas rėnies sė koalicionit qeveritar properėndimor. "Unė jam thellėsisht i bindur se koalicioni demokratik u rrėnua vetėm nga ambiciet personale tė njė individi, nga etja pėr pushtet dhe vėnia e interesave personale mbi ato tė kombit. Iu bėj thirrje votuesve qė tė marrin pjesė aktive nė zgjedhje", tha presidenti Jushēenko duke shpallur zgjedhjet e reja. Kėto do tė jenė zgjedhjet e treta tė pėrgjithshme nė Ukrainė nė mė pak se tre vjet. Partia Ukraina Jonė e presidentit Jushēenko dhe Blloku Timoshenko i kryeministres Julia Timoshenko, kanė pasur mosmarrėveshje tė thella. Muajin e kaluar zoti Jushēenko e akuzoi kryeministren se kishte mbajtur anėn e Rusisė nė konfliktin me Gjeorgjinė. Nga ana e saj zonja Timoshenko e akuzoi presidentin se kishte dėmtuar rėndė marrėdhėniet e Ukrainės me Moskėn. Presidenti dhe kryeministrja ishin aleatė tė ngushtė gjatė Revolucionit tė Portokallinjtė nė vitin 2004. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||