BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 09 tetor 2008 - 10:10 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Partos-Fitore diplomatike, por jo teknike e Serbisė
 
Arkiv
Pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur deri mė tani nga 48 shtete
Asambleja e pėrgjithshme e OKB-sė ka aprovuar njė kėrkesė tė Serbisė pėr t'i kėrkuar njė gjykate ndėrkombėtare tė OKB tė vendosė nėse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ishte e ligjshme.
Kjo lėvizje sipas disa shteteve perėndimore do tė ngadalėsojė integrimin e Kosovės nė komunitetin botėror.

Pritet qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė tė kėrkojė dy vjet qė tė nxjerrė opinionin e vet.

Beogradi thotė se marrja e njė kėshille neutrale juridike do tė ndihmojė nė ulje tė tensioneve nė rajon.

Analisti pėr ēėshtje tė Ballkanit, i revistės britanike The Economist, Gabriel Partos thotė se vendimi i marrė nuk do tė ndihmojė nė stabilizimin e rajonit, siē thonė autoritetet serbe.

Albana Kasapi bisedoi me analistin e revistės britanike The Economist, Gabriel Partos dhe fillimisht e pyeti se ēfarė tregon kjo votė.

Partos:Ajo qė tregon kjo votė ėshtė se ka drojė dhe shqetėsim nė gjithė botėn pėr pavarėsinė e Kosovės.

Shumė shtete deri tani nuk kanė pranuar ta njohin Kosovėn dhe natyrisht kjo do tė thotė pjesa mė e madhe e shteteve nė botė- afro 50 vende e kanė njohur deri tani Kosovėn nga 192 shtete anėtare tė OKB-sė.

Shumė nga kėto shtete janė tė shqetėsuara se rasti i Kosovės mund tė vendosė njė precedent dhe pėr kėto arsye ato ishin nė favor tė propozimit serb qė ta cojnė kėrkesėn nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės.

Mendoj se kjo tregon se disa nga skenarėt optimistė nė Prishtinė dhe natyrisht edhe nė SHBA dhe BE qė njohja e Kosovės do tė pėrkrahej gjerė nuk doli e vėrtetė dhe ajo cka po ndodh ėshtė njė shqėtėsim nė vazhdim pėr gjithė kėtė cėshtje.

BBC:Pra ajo qė po thoni ėshtė se kjo mund tė shihet si fitore pėr Serbinė dhe dėshtim pėr Prishtinėn dhe aleatėt e saj?

Partos: Ajo qartė tregon se ka pėrkrahje pėr Serbinė, 77 vota ishin pro, gjashtė kundėr dhe natyrisht kishte njė numėr shumė tė lartė abstenimesh, 74, dhe pjesa mė e madhe e abstenimeve nga shtete tė BE-sė qė besojnė se Gjykata Ndėrkombėtare ka njė rol pėr tė luajtur.

Ata duan tė tregojnė respekt pėr gjykatėn dhe aktivitetet e saj, por besojnė se nė kėtė rast kjo cėshtje nuk duhet dėrguar te kjo Gjykatė.

Por nė pėrgjithėsi nė aspektin politik, nė skenėn ndėrkombetare, Serbia ka shėnuar njė farė fitoreje.

Por nė terma teknike nuk do tė sjellė asnjė ndryshim tek pavarėsia e Kosovės.

Siē mund ta shohėsh dhe sic kanė thėnė dhe diplomatė tė SHBA-sė kjo ėshtė e pakthyeshme, nuk do tė ndryshojė asgjė.

Por vetė fakti se nė terma diplomatike ka pėrkrahje, pėrkrahje tė shumicės pėr Serbinė, po mund tė themi se ėshtė njė farė fitoreje, dicka pėr tė cilėn qeveria serbe ka shumė nevojė pasi do t'i tregojė popullsisė sė vet se po bėn dicka pėr tė siguruar sic ka thėnė gjithmonė se Kosova i takon Serbisė, nė anėn teknike tani jo, por pėr tė treguar se nė arenėn ndėrkombetare po vazhdon luften.

BBC: Ēfarė mund tė presim tani nė Gjykatė vetė dhe jashtė saj?

Partos: Nė Gjykatė do tė jetė njė proces i gjatė. Nuk them se do tė jetė aq i gjate sa rasti i gjenocidit kundėr Serbisė nė 1993 qė vazhdoi pėr 14 vjet, nuk do tė jetė aspak si kjo. Por mund tė vazhdojė pėr njė vit ose dy. Do tė ketė rrahje mendimesh, argumente nga tė dy palėt dhe natyrisht qė do tė ketė avokatė tė klasit tė parė nga tė dy palėt qė do tė argumentojnė nė emėr tė klientėve tė tyre. Pėrfundimisht vendimi do tė merret nga 15 gjykatėsit e gjykatės ndėrkombėtare dhe mund tė jetė qė ata tė dalin me njė shqiptim qė nuk mund tė jetė shumė i qartė mbi meritat e pavarėsisė sė Kosovės apo meritat e Serbisė kundėr pavarėsisė, por kjo ende ėshtė shumė larg.

Pas votimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme, udhėheqėsit kosovarė thanė se vendimi nuk ndryshon asgjė- se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme, pėrmendėn garancitė e partnerėve tė BE-sė dhe Amerikės dhe shfaqėn shpresat se procesi nuk do tė influenconte negativisht nė njohjet e reja tė pavarėsisė.

BBC:Mos janė ata pak mė optimistė se ē'duhet po tė kihet parasysh situata e krijuar?

Partos: Mendoj se gjėja e parė qė mund tė thuhet, pavarėsisht nga vendimi qė do tė marrė gjykata, dhe nėse do tė jetė kundėr Kosovės, dhe e theksoj nėse, nuk do ta ndryshojė situatėn, faktet nė terren, Kosova do tė mbetet e pavarur, kjo nuk vihet nė dyshim.

Ēėshtja e dytė ėshtė se nė frontin diplomatik, vendet qė kanė hezituar, dhe shumica kanė hezituar, mbi 140 vende nga 192 vende, tani kanė pak gjasė qė tė marrin ndonjė vendim deri nė momentin kur gjykata do tė marrė vendimin e saj. Nga kjo pikėpamje, po, unė mendoj se do ta ngadalėsojė procesin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Disa vende sigurisht qė kanė thėnė se do ta njohin Kosovėn dhe nuk e kanė bėrė kėtė pėr arsye tė ndryshme kushtetuese, kėrkesave ligjore. Ata mund ta njohin Kosovėn gjatė muajve tė ardhshėm, por pėr shumė vende qė kanė qenė tė lėkundur, ata tani do tė abstenojnė nga njohja derisa tė merret njė vendim nė Hagė.

BBC: Ministri i jashtėm serb tha nė Asamble se vendimi do tė ndihmonte nė uljen e tensioneve nė rajon. Udhėheqėsit kosovarė nė Prishtinė ndėrkohė thanė se ai nuk do tė ndihmonte pėrpjekjet pėr stabilitet. Si mendoni do tė ndikojė shqyrtimi i ēėshtjes nga gjykata nė Hagė, qoftė dhe pėr dy vjet, nė situatėn nė terren nė rajon gjatė kėsaj kohe?

Partos: Unė nuk mendoj se ajo do tė ndihmojė nė stabilizimin e rajonit, unė mendoj se ajo do ta ngrijė atė qė rusėt parapėlqejnė ta quajnė "konflikt tė ngrirė". E thėnė ndryshe, potenciali pėr mungesė tė stabilitetit mbetet pėr mė gjatė, derisa tė ketė njė marrėveshje mes dy palėve edhe kur Haga tė marrė vendim, nė varėsi tė natyrės sė tij, dyshoj se ajo do tė pranohet nga humbėsi.

Nėse merret njė vendim kundėr Serbisė, ka shumė pak gjasė qė Serbia ta pranojė atė. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr Kosovėn, nėse vendimi do tė ishte nė kah tė kundėrt. Kėshtu qė nė pėrgjithėsi do tė mbajė tė gjallė njė situatė qė jo domosdoshmėrisht do tė shkaktojė destabilizim, por qė do ta ngrijė situatėn e cila potencialisht ėshtė jo e qėndrueshme- dhe ėshtė e tillė kryesisht ngaqė Serbia po sfidon tė drejtėn e Kosovės pėr tė qenė e pavarur, nė njė kohė kur Kosova ėshtė vendosur se do tė mbetet e pavarur.

Kėshtu qė nė pėrgjithėsi, pėrsa i pėrket ēėshtjes sė stabilitetit, nuk do tė jetė pozitive, por unė mendoj se jo domosdoshmėrisht do tė thotė ndonjė lloj pėrkeqėsimi i situatės gjatė muajve tė ardhshėm apo qoftė dhe vitit tė ardhshėm.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake