BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 08 tetor 2008 - 16:43 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Gates kėrkon zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit
 
Robert Gates
Z. Gates kėrkoi mbėshtetje pėr fushatėn e Afganistanit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, u ka kėrkuar tė martėn nė Ohėr autoriteteve tė Shkupit qė tė zgjidhin mosmarrėveshjen me Athinėn pėr ēėshtjen e emrit.

"Ka vetėm njė rrugė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO," tha z. Gates.

"Kjo ėshtė konsensusi i pėrbashkėt i tė gjitha vendeve anėtare tė Aleancės".

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mori pjesė tė mėrkurėn nė takimin e ministrave tė Mbrojtjes tė 12 vendeve tė Evropės Juglindore nė Ohėr.

Takimi i pėrvitshėm synon qė tė promovojė paqe dhe siguri nė rajon dhe mė gjerė.

Pėrkrahje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se vendi i tij e pėrkrah integrimin e vendeve tė rajonit nė organizma si NATO.

Por ai kėrkoi dhe pėrkrahjen e vendeve tė Evropės Juglindore pėr operacionet ushtarake qė udhėhiqen nga SHBA.

"Me pėrmirėsimin e situatės nė terren nė Irak, ju bėj thirje qė tė dėrgoni forcat tuaja ushtarake nė Afganistan", tha ai.

Ndėrkohė, ministrat e rajonit, me njė deklaratė tė pėrbashkėt, shfaqėn shpresė pėr angazhimin e shpejtė tė Serbisė dhe Mali i Zi, nė inisativat e Aleancės.

Gates pėr Maqedoninė

Z. Gates i dha njė mesazh tė qartė Maqedonisė kur tha se pėr anėtarėsimin nė NATO, asaj i duhej konsensusi i tė gjithė vendeve anėtare, pra dhe miratimi i Athinės.

Ai i bėri thirrje Shkupit qė tė punonte pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė mosmarrėveshjeve pėr emrin.

Deklarata e zyrtarit tė lartė tė administratės amerikane u bė nė njė kohė kur nė Nju Jork, ndėrmjetėsi i OKB-sė pėr ēėshtjen e emrit, pritet tė bėjė propozimin e fundit pas takimeve me pėrfaqėsuesit grekė dhe maqedonas.

Ministri i Mbrojtjes edhe kryeministri Gruevski, nė fjalimet e tyre nė takimin e Ohrit, shprehėn zhgėnjim qė nuk u ftuan pėr anėtarėsim nė NATO-s nė samitin e fundit tė Aleancės.

Biseda pėr Kosovėn

Z. Gates udhėtoi pėr tė marrė pjesė nė takimin e Ohrit nga Kosova fqinjė.

Zyrtari i lartė amerikan vizitoi tė martėn trupat amerikane tė dislokuara atje dhe u takua me zyrtarė tė lartė kosovarė.

Ai u bė zyrtari i parė i lartė i administratės qė vizitoi Kosovėn pas shpalljes sė pavarėsisė nė mujain shkurt.

Pas takimit tė z. Gates me zyrtarėt e lartė tė shtetit fqinj, Maqedonisė, ministri i Mbrojtjes, Konjanovski tha se vendi tij, pėrsa I pėrkjet njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės do tė ndiqte rrugėn e partnerėve tė BE-sė dhe NATO-s:

"Republika e Maqedonisė ka pėrcaktuar qartė rrugėn drejt sė cilės do tė shkojė. Ajo ėshtė drejt integrimeve tė NATO-s dhe BE-sė.

Ne shqyrtojmė marrjen e vendimit pėr kėtė ēėshtje duke marrė parasysh interesat e shtetit dhe tė rajonit," tha ai.

 
 
LOKALE
Shefi i Pentagonit nė Prishtinė
07 tetor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake