|
Gjermania miraton njė plan tė ri shpėtimi
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ministria gjermane e Financave ka rėnė dakord pėr tė miratuar njė paketė tė re shpėtimi pėr njė prej firmave mė tė madhe kreditore
tė vendit, Hypo Real Estate.
Marrėveshja qė u arrit me bankat private ka njė vlerė prej 70 miliard dollarėsh, 40 pėr qind mė shumė sesa pėrpjekja e parė pėr tė shpėtuar firmėn, e cila u rrėzua ditėn e shtunė. Zėdhėnėsi i ministrisė gjermane tė Financave, Torsten Albig, u tha gazetarėve se taksapaguesit nuk do tė liheshin tė paguanin paratė pėr planin e shpėtimit. "U vendos qė industria private financiare do tė sigurojė 15 miliard tė tjera, kurse Federata thotė se qėndron tek garancia pėr 35 miliard." "Kjo ėshtė njė zgjidhje e mirė qė do tė ndihmojė Hypo Real Estate dhe nuk do t'i kushtojė taksapaguesve para tė tjera," tha zėdhėnėsi. Nė pėrpjekje pėr tė rivendosur besimin nė sistemin e trazuar bankar gjerman, qeveria njoftoi mė herėt garanci tė pakufizuara pėr tė gjitha kursimet nė llogaritė bankare private. Austria dhe Danimarka ndoqėn tė njėjtin shembull. Njė garanci tė ngjashme dha javėn e kaluar edhe qeveria irlandeze. Masa pėr krizėn Banka franceze, BNP Paribas, ka rėnė dakord tė blejė 75 pėr qind tė operacioneve nė Belgjikė dhe Luksemburg tė grupit financiar Fortis. Marrėveshja do tė krijojė njė prej bankave mė tė mėdha tė kontinentit. Qeveritė e Belgjikės dhe Luksemburgut do tė marrin njė pjesė tė vogėl aksionesh nė BNP Paribas. Dega holandeze e kompanisė Fortis ėshtė shtetėzuar nga qeveria holandeze. Qeveria islandeze, thotė se bankat mė tė mėdha tė vendit kanė rėnė dakord pėr masa qė kanė si qėllim tė stabilizojnė sistemin financiar, pasi njė serie bisedimesh mararatonė qė zgjatėn deri natėn vonė. Bankat do tė shesin pjesė tė aseteve tė tyre tė jashtme dhe do tė sjellin para nė Islandė. Qeveria nga ana e saj do tė pėrpiqet qė tė bindė sindikatat e pensioneve qė tė riatdhesojnė njė pjesė tė aseteve tė tyre. Ka shpresa qė plani i shpėtimit do tė ndalė rėnien e vlerės sė monedhės qė javėn e kaluar ra me njė tė pestėn kundrejt dollarit. Qė kur plani amerikan i shpėtimit u kalua tė premten, tregjet nė Azi kanė shėnuar njė rėnie tė thellė. Indeksi Nikkei nė bursėn e Tokjos ra gati 3 pėr qind dhe bursa nė Seul me gati 4 pėr qind. |
LOKALE
Qeveria gjermane jep siguri pėr kursimet05 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Qeveria britanike premton ndihmė05 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Udhėheqėsit e BE diskutojnė krizėn financiare04 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Senati pro planit tė shpėtimit pėr ekonominė02 tetor 2008 | Faqja Kryesore
Bie vlera e aksioneve nė Azi 30 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Plane pėr tė shpėtuar bankat evropiane29 shtator 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||