|
Gjyqėsori diskutohet nė parlament
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kuvendi i Shqipėrisė merr nė shqyrtim njė projekt-ligj tė debatueshėm tė qeverisė pėr administratėn gjyqėsore.
Pritet qė pėr projekt-ligjin tė zhvillohen debate tė forta mes shumicės dhe opozitės rreth pavarėsisė sė gjyqėsorit nė vend. Kundėrshtarėt e projekt-ligjit mendojnė se qeveria po pėrpiqet tė marrė rol mė tė madh nė gjyqėsor. Ministri i Drejtėsisė Enkelejd Alibeaj tha pėr BBC-nė se projektligji pėr administratėn gjyqėsore do tė rregullojė statusin e administratės gjyqėsore duke forcuar si rrjedhim pavarėsinė e krejt gjyqėsorit. "Ligji pėr administratėn gjyqėsore plotėson njė vakuum tė 18 vjetėve," tha zoti Alibeaj. "Ky ligj garanton profesionin e administratės gjyqėsore duke e barazuar me statusin e nėpunėsit civil," tha ai. Kundėrshtime Kundėrshtarėt e projekt-ligjit shprehin shqetėsim se ai do tė cėnojė pavarėsinė e gjyqėsorit duke rritur rolin e ekzekutivit. Kryetarja e shoqatės sė gjyqtarėve Manjola Bejleri kėmbėngul se me shkėputjen e administratės nga gjyqėsori drejt ekzekutivit cėnohet fort pavarėsia e tij. "Ligji ėshtė antikushtetues ndaj ne e kemi paditur nė Gjykatėn Kushtetuese," tha zonja Bejleri nė njė intervistė pėr BBC-nė. "Duke vėnė administratėn e gjyqėsorit nė varėsi tė ekzekutivit cėnohet rėndė pavarėsia jonė," tha ajo. Deputetėt e shumicės pritet tė pėrkrahin e votojnė projek-ligjin e qeverisė, ndėrsa deputetėt e opozitės janė rreshtuar paraprakisht me shoqatėn e gjyqtarėve qė kundėrshton projekligjin. |
LOKALE
Debate pėr pavarėsinė e gjyqėsorit 02 tetor 2008 | Rajoni
Debat pėr administratėn gjyqėsore01 tetor 2008 | Rajoni
Berisha kėrkon reformė brenda drejtėsisė 29 shtator 2008 | Rajoni
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||