BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 03 tetor 2008 - 05:17 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kandidatėt pėr zv/president nė debat
 
Biden dhe Palin
Kandidatėt pėr zv/president nė debatin e parė televiyiv mes tyre
Nė qytetin Sejnt Luis tė Shteteve tė Bashkuara u zhvillua debati i parė televiziv mes dy kandidatėve pėr zv/president, republikanes Sarah Palin dhe demokratit Joe Biden.

Nė hapje tė debatit publikut iu tha se tė dy kandidatėt nuk kishin dijeni pėrsa i takon pyetjeve qė do tė bėheshin.

Ai u pėrqėndrua menjėherė nė ēėshtjet ekonomike, pėrfshirė edhe planin e presidentit Bush pėr tė shpėtuar sektorin financiar.

Zonja Palin tha se kandidati republikan pėr president, John McCain, i kishte parashikuar problemet, tė cilat do tė kishin dy firmat e mėdha kreditore:

"Dy vjet mė parė, mė kujtohet, ishte John McCain qė nxiti me forcė masat reformuese pėr firmat Fannie Mae dhe Freddie Mac. Ai u ra kėmbanave tė alarmit."

"Tė tjerėt nė Senat, kolegėt e tij nuk e dėgjuan dhe nuk shkuan pėr reformat, pėr tė cilat kishte atėherė nevojė, " tha zonja Palin.

Kurse kandidati demokrat, Joe Biden tha se John McCain nuk ishte nė kontakt me realitetin pėrsa i takon ekonomisė.

"Deri para dy javė mė parė, dy tė hėna mė parė, John McCain tha nė orėn 9 tė mėngjesit se bazat e ekonomisė amerikane ishin tė forta."

"Dy javė pėrpara kėsaj deklarate ai tha: George Bush ka bėrė pėrparime nė ekonomi, nė bazė tė politikave tė Bushit."

"Nė orėn 9 ekonomia ishte e fortė, nė orėn 11 tė sė njėjtės ditė, pra dy tė hėna tė shkuara, John McCain tha se ekonomia ishte nė krizė", deklaroi kandidati Biden.

Debati i gjallė

Ndėr ēėshtjet e tjera ekonomike u diskutua edhe pėr taksat dhe burimet e energjisė.

Sarah Palin luajti me pikat e saj tė forta si nėnė dhe nė kontakt me amerikanėt e thjeshtė.

Gjatė pjesės mė tė madhe tė debatit ai foli nė mėnyrė tė rrjedhshme, por tė thjeshtė, pėrsa i takon ekonomisė, ndryshimeve klimatike dhe luftės nė Irak.

Rivali i saj demokrat, Joe Biden e pėrqėndroi sulmin e tij mbi kandidatin John McCain dhe shmangu kritikat direkte nė adresė tė guvernatorės sė Alaskės.

Debati pati mė shumė energji, sesa ai mes kandidatėve pėr president Barack Obama dhe John McCain.

Por mbėshtetur nė zgjedhjet e fundit, debati mes kandidatėve pėr zv/president pati njė ndikim tė vogėl tek votuesit amerikanė.

Tė dy kandidatėt diskutuan edhe pėr politikėn e jashtme, pėrfshirė edhe pėr pikėpajmet e tyre, pėr tėrheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Nė debatin e parė televiziv mes kandidatėve pėr zv/president tė SHBA-sė, u disktua gjithashtu pėr Pakistanin dhe programin bėrthamor tė Iranit.

 
 
LOKALE
Debat televiziv pa tė papritura
27 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Obama e McCain flasin pėr krizėn financiare
27 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Obama nis fushatėn historike
29 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama zgjedh Biden si zėvendės
23 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Palin mban fjalimin para Konventės
04 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Bush mbėshtet McCain pėr president
03 shtator 2008 | Faqja Kryesore
McCain zgjedh Palin pėr zgjedhjet e nėntorit
30 gusht 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake