http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunė, 27 shtator 2008 - 09:29 CET

Grupi Metallica kthehet me njė album tė ri

Nė vitet 80 muzika metal e llojit "thrash" nuk ishte thjesht nje gjini ishte njė garė armatimesh; kordave tė kitares u bihej shpejt, bateritė u bėnė mė tė mėdha.

Por me albumin e tyre tė vitit 1991, "Black Album", Metallica synoi ēarmatimin, duke i ngadalėsuar ritmet dhe shkurtuar kohėzgjatjen e kėngėve.

Pas kėsaj grupi nxitoi tė bėnte invencione pas invecionesh.

Ata filluan me rrokun e pėrzjerė me ritme jugore tė albumit "Load" nė 1996 e duke arritur kulmin me St. Anger tė vitit 2003.

Albumi qė shkoi direkt nė numrin 1 nė klasifikime dhe i ri i grupit Metallica, me titull "Death Magnetic", ėshtė ekuivalenti muzikor i pushtimit rus tė Gjeorgjisė, qė siē u cilėsua; njė akt i befasueshėm dhe agresioni prej njė gjigandi qė kishte rėnė nė gjumė.

Nė kėtė album shohim njė Metallica qė bėhet pėrsėri Metallica.

Kėtu dėgjojmė variacionet e obesduara me shpejtesinė dhe modelet e praktikuara nė triologjinė e mesit tė viteve 80, albumet "Master of Puppets", "Ride the Lightning" dhe veēanėrisht "And Justice for All".

Death Magnetic, albumi i ri i grupit kalifornian Metallica, shėnon edhe ndarjen e grupit nga producenti Bob Rock, qė ka vulosur ēdo album tė tij nga 1991 - 2004 dhe i ēoi metalarėt drejt bėrjes sė kėngėve imediate dhe konēize.

Producenti i ri e ka shtyrė grupin nė drejtimin e kundėrt: gjysma e kėngėve nė "Death Magnetic" janė mbi 7 minuta tė gjata, me nje strukturė kėngėsh qė nuk ėshtė thjesht, strofė/ rrefren/ stofe 2.

Kėngėt nė kėtė album kanė pak a shumė kėtė formė; hyrje e gjatė/ instrumentale/ instumentale kreshento / lidhje/ solo e egėr / dhe dalje.

Megjithatė albumi nuk tė duket i gjatė.

Nėn peshėn e bollėkut tė variancioneve nė kitarė dhe thirrjeve shtazarake, ky ėshtė matariali mė i fortė i shkruar nga grupi kėto 20 vitet e fundit, thonė kritikėt.

Mė nė fund Metallica ka arritur tė pranojė trashėgiminė e tyre si pionerėt e metalit tė llojit "thrash".

Metallica ka nevojė qė "Death Magnetic" tė jetė njė kthim i suksesshėm pasi dekada e fundit nuk ka qėnė e lavdishme pėr ta.

Albumi i tyre i parafundit thuhet se ishte nė mėnyrė tė diskutueshme mė i dobti i karierės.

Nga ana tjetėr, ata larguan miliona fansa me qėndrimin kundėr rregjistrimit falas tė kėngėve prej internetit.

Nė "Death Magnetic", Metallica tingėllon e uritur, e egėr dhe ambicioze.

Sikurse albumet mė tė mira tė gjinisė, heavy rock, ky album i vė fre mosbesimit, kėrkon me ngulm pėrqendrimin tuaj dhe tė lidh me adoleshentin qė fle brenda teje.

Pas 80 minutash, ulje e ngritje tė bėn tė ndihesh i pafuqishėm dhe ēuditėrisht tė duket sikur pluskon.

Metallica janė rikthyer, jo me njė ngjirje, por me njė shpėrthim tė fortė.