Botuar: E diel, 07 shtator 2008 - 08:09 CET
Njė uragan i ri i fuqishėm, Ike, ka mbėrritur nė Karaibe vetėm pak ditė pasi uragani Hanna solli shkatėrrim nė rajon.
Uragani Ike po prodhon erėra me shpejtėsi rreth 250 km nė orė teksa po u afrohet ishujve Turks dhe Caicos nė juglindje tė Bahamave.
Uragani prietet tė godasė Kubėn tė dielėn ose tė hėnėn.
Stuhia po ndiqet me vėmendje dhe nė Haiti qė ėshtė prekur rėndė nga stuhitė e mėhershme tė sezonit.
Shumė i rrezikshėm
Pasi u dobėsua tė shtunėn, Ike u fuqizua teksa iu afrua ishujve dhe Qendra Kombėtare e Uraganėve (QKU) nė SHBA tani e pėrshkruan atė si njė uragan 'jashtėzakonisht tė rrezikshėm' tė Kategorisė sė Katėrt.
Para se tė mbėrrinte nė ushuj, kryeministri i ishujve Turks dhe Caicos, i paralajmėroi banorėt pėr rrezikun qė ai sillte me vete.
"Ike ėshtė njė uragan jashtėzakonisht i rrezikshėm," tha Michael Misick.
"Ata mė tė rrezikuar, personat qė jetojnė nė zonat e ulta bregdetare duhet tė planifikojnė tė lėvizin nė vendstrehime apo nė vedne mė tė sigurta mė tė larta me miq dhe familjarė, " shtoi ai.
"Ata qė planifikojnė tė mbeten nė zonat e ulta do ta vėnė jetėn e tyre dhe jetėt e tjerėve nė rrezik."
Kėrcėnim pėr Kubėn
Ike pritet qė tė godasė tė dielėn vonė ose tė hėnėn herėt bregdetin verior tė Kubės lindore, sipas parashikimeve tė QKU-sė.
Nėse ndjek kursin e parashikuar, Ike do tė kalojė mespėrmes ishullit nga Lindja nė perėndim dhe mund tė vėrė nė rrezik ndėrtesat e vjetra koloniale tė kryeqytetit tė Kubės, Havanė.
Qendra e uraganit pritet tė kalojė pastaj nė veri tė haitit, qė ndan ishullin e Hispaniolas me Republikėn Dominikane.
Por dhe Haiti, qė gjatė tre javėve tė fundit ėshtė pėrballur me tri stuhi tė fuqishme, nuk pritet tė kursehet.
Shkatėrrim nė Haiti
Stuhia e fundit pritet tė sjellė me vete nė Haiti njė sasi tė madhe shiu.
Kjo vetėm pak kohė pasi zyrtarėt haitianė, me rėnien e nivelit tė pėrmbytjeve tė shkaktuara nga Stuhia Tropikale Hanna, njoftuan se kihsin humbur jetėn mbi 500 vetė.
Uragani Gustav javėn e shkuar dhe Stuhia Tropikale Fay shkaktuan 120 viktima.
Mė i prekuri nga Hana ishte qyteti Gonaives- qė u pėrmbyt.
Programi i OKB-sė pėr Ushqim thotė se pėrmbytjet kanė shkaktuar zhvendosjen e shumė banorėve nga shtėpitė e tyre.
Njė zėdhėnės i agjensisė tha se ka filluar shpėrndarja e ushqimeve, por shkalla e katastrofės po i vinte nė sprovė burimet e tyre.