|
Ē'mendojnė amerikanėt pėr krizėn e fundit financiare?
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti Bush i ka kėrkuar politikanėve amerikanė qė tė bien dakort pėr njė paketė shpėtimi pėr sistemin financiar amerikan.
Pėr tė marrė mendimin e amerikanėve lidhur me krizėn financiare, Alan Little i BBC ėshtė duke udhėtuar nėpėr Shtetet e Bashkura
me autobuzin e BBC. Dhe nė ndalesėn e fundit ai ka qėnė nė Mefis Tenesi.
Alan Litlle: Si kriza ashtu dhe zgjidhja e propozuar kanė hapur njė tė ndarė tė madhe nė shoqėrinė amerikane dhe sigurisht nė opinionin publik. Njė ndarje mes Uollstritit nga njėra anė dhe publikut tė gjėrė, ku pronarėt e shtėpive dhe taksapaguesit duan tė dinė pse dollarėt e tyre tė fituar me djersėn e ballit duhet tė shkojnė pėr nxjerrjen nga vėshtirėsitė tė institucioneve financiare tė cilat ata i fajėsojnė pėr krijimin e kėsaj katrahure. Po ashtu ka shumė skpeticizėm nėse 700 miliardė dollarėt qė do tė pėrdoren pėr nxjerrjen nga vėshtirėsitė tė institucioneve financiare realisht do tė ndihmojnė publikun dhe pėrmirėsojnė perspektivėn e biznesit kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Me mua kėtu ėshtė Dejvid Uodėll i cili ėshtė kėshilltar financiar kėtu nė Memfis dhe Xhon Breg, i cili ėshtė pronar restoranti. Sė pari me ty Dejvid si do tė funksionojė kur tė miratohet mė nė fund ky ligj? Dejvid Uodėll: Aktualisht tregjet e kredive janė tė ngrira ndaj pėr pronarėt e bizneseve tė vogla qė hynė nė linjat e kreditit me bankierėt, vihet re se bankierėt nuk janė tė gatshėm tė shtyjnė nė kohė marrėveshjet e kreditit. Aktualisht financimi afatshkurtėr, ėshtė i pamundur pėr tu siguruar. Kjo e bėn shumė tė vėshtirė pėr njerėzit qė thjesht tė operojnė me bizneset e tyre. Ndaj kjo kategorizon fenomenin e Uollstritit, por pėr momentin nuk merr do hua nga bankat pėr tė blerė njė makinė apo pėr tė financuar njė kartė krediti, apo tė hapėsh njė linjė krediti pėr biznesin tėnd, atėhere kjo bėn qė tė ndodhesh nė njė ambjent shumė sfidues. BBC: Pra, njė biznesmen qė sheh njė tė ēarė nė treg dhe njė shans nė treg, thjesht nuk e pėrdor dot nė avantazh tė vetin, pasi nuk siguron dot kapitalin, apo jo ? Dejvid Uodėll: E saktė. Dhe ajo qė do ta ristartojė ekonominė ėshtė se ēmimi i inputeve do tė bjerė, ēmimi i krahut tė punės do tė bjerė, pėr shkak tė rritjes sė shkallės sė papunėsisė, dhe mbrin nė njė pikė, ku mund ta pėrballosh bėrjen e fitimit, pasi kostot e investimit janė tė ulta, dhe nėse nuk ke akses nė marrjen e kredive, nuk e shfrytėzon dot avantazhin e ambjentit. BBC: Xhon Breg ju jeni njė pronar restoranti, quhet Serka, njė restorant elegant dhe nuk ėshtė i lirė nga ēmimet. A tė shqetėson ideja se njerėzit mund tė mendojnė, nuk po shkoj nė restorant sot dhe po kursej, pra po ha nė shtėpi sonte? Xhon Breg: Mendoj se kjo frikė ėshtė e pranishme nė mėndjet tona si pronar restorantesh. Por ajo qė ne kemi bėrė ėshtė se kemi zgjeruar ofertat tona dhe komunikojmė ndryshimet tek klientėt tanė, pėr tė pasur disa alternative tė ndryshme. Shikojė se si njerėzit qė shkojnė nėpėr restorante mbrėmjeve, kanė ndryshuar me kalimin e viteve,dhe nuk ėshtė se janė vetėm tė pasurit qė shkojnė nėpėr restorante tė mira, por edhe shumė njerėz profesionist. BBC: Kjo ka ndikuar nė biznesin tuaj? Xhon Breg: Kemi vėnė re se ka disa njerėz qė kėrkojnė lluksin nė restorantet qė shkojnė, po ka njė frikė dhe njė ndjenjė qė lexohet ku njerėzit kėrkojnė tė hanė jashtė pėr tė qėndruar nė shtėpi e tė mos shikojne lajmet tėrė kohės, pasi i kap paniku nga ato qė dėgjojnė dhe shikojnė. BBC: A keni vėnė re njė lloj tė ri klientele? Xhon Breg: Shikojmė klientele tė re nga industri tė tjera, si nė ato tė agrobiznesit dhe energjitikės, qė mund tė mos kenė qėnė klient tė rregullt nė tė kaluarėn. BBC: Dhe kėta janė ata njerėz qė po u ecėn biznesi nė kėto kohė? Xhon Breg: Po. Shpesh me ēmimet e drithėrave dhe mallrave tė tjera tė konsumit qė vijnė e rriten, atyre po u ecėn biznesi mė mirė nė ditėt tona. BBC: Dejvid nėse ky ligj miratohet dhe tani duket shume e pasigurt, dhe kjo pasiguri vetė ka prekur tregjet, sa shpjet mund tė vihen re ndryshimet? Dejvid Uodėll: Vetėm njoftimi pėr njė gjė tė tillė pėrpara njė jave e gjysėm, bėrri qė indeksi mesatar i Dau Xhonsit tė rritej shumė, kur kishte rėnė mė parė nė nivele qė nuk ishin parė qė nga koha e Depresionit tė Madh. Pra, nėse miratohet, do tė ketė efekt tė madh, do tė mbėshtesė tregjet, do tė ul ēmimet e kreditit, do tė ketė investitore qė do tė nxitojnė tė blejnė asetet e tė tjerėve qė janė nė vėshtirėsi, me shpresėn se do tė jenė nė gjėndje tia shesin qeverisė, pas tre apo katėr ditėsh, me njė pėrfitim tė majmė. Pra, nėse kjo nuk ėshtė Aramagedon dhe nėse e kalojmė kėtė situatė, kjo do tė krijojė njė mundėsi tė madhe blerėse. BBC: E nėse nuk miratohet ligji pėr 700 miliardė dollarėt? Dejvid Uodėll: Nėse dėshton, do tė doja qė nė vėnd tė njė pjatalarėse, nė restorantin e Xhonit tė punoja unė si pajtalarės tek restoranti i tij Serka. . |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||