|
Debat televiziv pa tė papritura
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Rivalėt pėr Shtėpinė e Bardhė, John McCain dhe Barack Obama sulmuan njėri-tjetrin nė ēėshtje tė politikės sė jashtme dhe pėr
ekonominė nė debatin e parė televiziv qė u ndoq nga miliona amerikanė.
Z. Obama tha se paketa nė vlerė 700 miliardė dollarė nė ndihmė tė ekonomisė sė vendit ishte 'vendimi final' pėr vitet e qeverisjes republikane. Ai tha se z. Mccain kishte 'gabuar' nė Irak dhe u pėrpoq ta lidhte atė me Presidentin Bush. Senatori republikan tha se rivali i tij nuk kishte pėrvojėn e duhur pėr tė udhėhequr vendin. Debati i parė televiziv mes rivaleve ishte mė shumė argumentativ sesa luftarak. Asnjėri prej tyre nuk e goditi tjetrin sa tė konsiderohet si fitues, por sondazhet pas debatit sugjerojnė se Obama ishte nė avantazh. Sipas njė sondazh pėrmes telefonatave tė kryer nga CNN dhe Korpusi i Hulumtimit tė Opinioneve, 51 pėrqind e tė telefonuarve thanė se z. Obama kihste fituar, kundrejt 38 pėrqind qė thanė se fitorja i pėrkiste z. McCain. Ndėrkohė, sipas njė sondazhi tė votuesve tė pavendosur tė kryer nga CBS News, 39 pėriqnd ia dhanė fitoren z. Obama, 25 pėrqind z. Mccain dhe 36 pėrqind thanė se rezultati ihste i barabartė. Ekipet elektorale tė tė dy kandidatėve shpallėn fitore. Ekipi i z. McCain tha se kandidati i tyre kishte demonstruar epėrsi nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare, ndėrsa ekipi i z. Obama tha se ai e kishte kaluar me rezultat shumė tė mirė provimin e komandantit tė forcave tė armatosura tė vendit. Argumenta Debati qė pritej tė ndiqej pėrmes televizionit nga dhjetėra milionė amerikanė, u mbajt vetėm rreth pesė javė para zgjedhjeve tė 4 nėntorit. Senatori McCain tha se ai nuk kishte nevojė tė trajnohej pėr postin (e presidentit). "Jam gati ta marr (postin) qė tani," tha ai. Por senatori Obama tha se z. McCain e kishte gabuar pėr pushtimin e Irakut dhe se lufta e kishte bėrė Amerikėn qė ta largonte vėmendjen nga Afganistani, ku duhej tė kishte vazhduar betejėn ndaj Al-Kaidės. Z. McCain argumentoi se si rezultat i pėrshkallėzimit tė numrit tė trupave amerikane nė Irak, dėrgimit tė 30,000 trupa shtesė, strategjia ushtarake amerikane po korrte sukses. "Ne po fitojmė nė Irak dhe do tė kthehemi nė atdhe me fitore dhe me nder," tha ai. Debati televiziv qė u mbajt nė Oxford, Mississippi, u pėrqendrua kryesisht nė ēėshtjet e politikės sė jashtme, por nisi me njė diskutim rreth krizės ekonomike qė ka pėrfshirė SHBA. Tė dy kandidatėt ranė dakord se plani i hartuar nga adminuistrata aktuale pėr t'i dalė nė ndihmė ekonomisė do ta vinte buxhetin e presidentit tė ri nėn njė presion tė jashtėzakonshėm dhe do tė thoshte se duheshin bėrė shkurtime nė shpenzimet e administratės. 'Kėrcėnim serioz' I pyetur rreth Iranit, z. McCain theksoi se Teherani pėrbėnte kėrcėnim pėr rajonin dhe pėr trupat amerikane tė dislokuara nė Irak, pėrmes ndėrhyrjes atje. Ai kritikoi z. Obama pėr gadishmėrinė e shprehur mė herėt pėr tė zhvilluar bisedime me udhėheqėsit iranianė pa parakushte. Z. Obama e hodhi poshtė kėtė kritikė dhe tha se si persident, do tė rezervonte tė drejtėn "pėr t'u takuar me kėdo, nė vendin dhe kohėn qė do ta zgjedh vetė, nėse njė gjė e tillė do ta mbante Amerikėn tė sigurt". Megjithatė, ai ra dakord me rivalin e tij republikan se "nuk mund ta tolerojmė njė Iran bėrthamor" dhe kėrcėnimin qė do tė pėrbėnte ai pėr Izraelin, aleatin e fuqishėm tė Amerikės. 'Mė tė sigurt' Z. McCain e akuzoi z. Obama 'pėr pak naivitet' nė reagimin e tij tė parė ndaj konfliktit me Gjeorgjisė dhe Rusinė. Ai tha se qeveria ruse, e ndihmuar nga petrodollarėt, ishte bėrė njė "qeveri e drejtuar nga aparatēikėt e KGB-sė". "E pashė nė sy (kryeministrin rus, Vladimir) Putin dhe pashė tre shkronja- njė K, njė G dhe njė B," tha z. Mccain. Duke folur pėr tė ashtuquajturėn luftė kundėr terrorizmit, z. McCain tha se besonte se Amerika tani ishte mė e sigurt nga ē'kishte qėnė ditėn pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit, por shtoi se ende kishte shumė pėr tė bėrė. Z. Obama nėnvizoi pėrhapjen e Al-Kaidės nė rreth 60 vedne tė botės dhe tha se SHBA duhet tė bėnte mė shumė pėr ta luftuar dhe tė pėrmirėsonte imazhin e saj si "pishtar" pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. "Njė nga gjėrat qė unė dua tė bėj si president ėshtė qė tė pėrmirėsoj pozitėn e Amerikės nė botė," tha ai. Z. McCain u pėrpoq qė tė distancohej nga administrata e presidentit Bush, mbėshtetja pėr tė cilėn ka rėnė ndjeshėm. "Unė kam histori tė gjatė dhe amerikanėt mė njohin mirė...disidenti i Senatit," tha ai. Z. McCain kihste deklaruar se nuk do tė merrte pejsė nė debatin televiziv deri nė momentin kur Kongresi tė kishte miratuar planin nė ndihmė tė ekonomisė, por ai ndėrroi mendje kur u arrit njė farė pėrparimi drejt arritjes sė njė marrėveshje rreth planit. |
LOKALE
Obama e McCain flasin pėr krizėn financiare27 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Dallime pėr paketėn financiare 26 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Bush thotė se ndihma do tė miratohet26 shtator 2008 | Faqja Kryesore
Rivalėt nė bisedime pėr ekonominė25 shtator 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||