BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 27 shtator 2008 - 08:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Dr Rice flet pėr rolin e saj nė administratė
 
Condoleezza Rice
Condoleezza Rice vlerėsohet si njė prej grave mė tė fuqishme nė botė
Nė njė intervistė dhėnė BBC-sė Sekretarja amerikane e Shtetit flet pėr eksperiencėn e saj si femėr nė administratėn e Bushit qė dominohet nga meshkujt si edhe politikat e ndjekura nga administrata e Bushit.

Intervista u mor nė kohėn qė zonja Rice merrte pjesė nė punimet nė OKB tė Grupit tė Grave Udhėheqėse.

Kriza financiare u duk se la nė hije punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, pėr tė ndihmuar grupin e njerėzve mė pak tė avantazhuar nė botė, qė po t'i referohej njė analizė pėrbėn edhe gjysmėn e racės njerėzore.

Njė nismė ėshtė qė tė ndalohen vdekjet e grave dhe fėmijėve gjatė lindjes.

Njė tjetėr iniciatėve qė prezantohej nga Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka si qėllim fuqizimin e grave.

Ajo vetė ėshtė cilėsuar si edhe gruaja mė e fuqishme e botės.

E pėrgatitur si pianiste e muzikės klasike, Condoleezza Rice ka treguar vendosmėrinė e hekurt pėr tė mbijetuar nė njė administratė tė dominuar nga burrat.

Njė biografi e re e zv/presidentit amerikan Dick Cheney, pretendon se nė vitin 2004 kur Condoleezza Rice ishte Kėshilltare pėr Sigurinė Kombėtare ajo u bė pėr tė qarė kur ish Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld nuk pranoi tė merrte pjesė nė njė takim tė organizuar prej saj.

Autori i biografisė shkruan se Donlad Rumsfeld nuk e shikonte Dr Rice si tė parabartė dhe mezi e fshihte kėtė ndjenjė.

Nė vitin 2005 kur situata nė Irak u pėrkeqėsua Condoleezza Rice u bė Sekretare e Shtetit, nė kohėn qė Amerika kėrkonte shokė.

Tani po thuhet se zonjės Rice iu dėgjua zėri nė rrethanat e njė disfate ushtarake.

Condoleezza Rice ishte nė takimin e Asamblesė sė Pėrgjithshme pėr tė rritur influencėn e grave nė botė, ajo ėshtė njė grua me influencė tė konsiderueshme.

Por a mendon ajo se bota do tė ishte njė vend mė i mirė sikur tė udhėhiqej nga gratė?

Rice - Unė mendoj se bota mund tė jetė njė vend mė i mirė nėse gratė janė plotėsisht pjesė e jetės ekonomike dhe politike tė shoqėrive tė tyre.

Patėm njė disktutim frymėzues me shumė gra qė janė udhėheqėse tė huaja, pėrfshirė edhe katėr presidente.

Ėshtė e qartė qė ėshtė ndryshe kur gratė janė nė gjendje tė jenė plotėsisht pjesė.

Asnjė shoqėri nuk mund tė funksionojė mirė nėse gjysma e popullsisė sė saj ėshtė e lėnė mėnjanė.

BBC - Shpesh herė thuhet se nė nivel politik gratė kanė mė pak gjasa tė nisin luftė dhe mė shumė gjasa tė kėrkojnė pajtim.

Ndėrkaq ju jeni pėrgjegjėse pėr ekzekutimin e luftės kundėr terrorizmit, pėr politikėn e marrjes nė pyetje tė tė dyshuarve nga njė vend tek tjetri, dhe pėr paraburgime tė tipit Guantanamo?

Rice: Unė nuk mendoj se gratė janė tė predispozuara ndaj njė lloj politike tė veēantė. Nga ana tjetėr, ato duhet tė jenė tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė tė barabartė.
Condoleezza Rice
Dr Rice ėshtė krenare me politikat e ndjekura nga administrata

Unė ndoshta e kam ndihmuar vendin tonė tė vetėmbrohet dhe ta ndihmojė atė tė mbrojė tė tjerėt, sepse mbi terrorin ėshtė njė luftė globale.

Kur njerėzit e dhunshėm pėrpiqen tė vrasin njerėz tė pafajshėm ne duhet tė pėrpiqemi t'i ndalim ata.

Dhe nėse ndonjė prej ekstremistėve do tė vinte nė pushtet ne e dimė se ēfarė do tė ndodhė me gratė.

BBC: A ju vjen turp ndaj ndonjė prej politikave tė ndjekura?

Rice: Jam absolutisht krenare me atė qė kemi bėrė nė pėrpjekjen pėr tė mbrojtur veten dhe tė tjerėt.

Shtetet e Bashkuara vuajtėn njė sulm tė tmerrshėm nė 11 shtator dhe disa vende nė botė kanė vuajtur sulme tė tmerrshme.

Ndryshimi nė luftėn kundėr terrorit ėshtė se kjo luftė nuk ėshtė njė pėrforcim i ligjit. Nuk mund tė lejojmė qė njerėzit tė kryejnė sulmet e tyre dhe pastaj tė ndėshkohen, sepse nėse e bėjmė kėtė mijėra vetė do tė vdesin.

Unė jam shumė krenare qė SHBA-ja ka mobilizuar nė mėnyrė ndėrkombėtare njė koalicion pėr tu pėrpjekur qė tė ndalojė kėta njerėz tė rrezikshėm tė sulmojnė tė pafajshmit.

BBC: Pjesa mė e madhe e kėtyre politikave u hartuan nga burrat. A ka qėnė e vėshtirė pėr ju qė tė bėni pėrparim nė Shtėpinė e Bardhė tė dominuar nga meshkujt?

Rice: Mendoj se kėto poltika u hartuan nga njė qeveri amerikane ku bėja pjesė dhe qė po kundėrpėrgjigjej ndaj njė sulmi tė tmerrshėm.

Gjėrat kanė ndryshuar prej asaj kohe, tani kemi mėnyra mė tė mira pėr tė mbrojtur veten, ndaj edhe kemi bėrė ndryshime tė politikave gjatė kėsaj kohe.

Duhet tė jemi tė qartė: nėse njerėz tė pafajshėm vdesin pėr arsye se qeveritė nuk veprojnė, nėse njerėz tė pafajshėm vdesin pėr arsye se kėta njerėz nuk ndalen pėrpara se tė kryejnė sulme, atėherė qeveritė nuk po bėjnė punėn e tyre.

Unė jam e sigurt pėr kėtė: administrata amerikane, administrata e presidentit Bush ka bėrė ē'ka mundur brenda pėrgjegjėsisė ligjore si brenda vendit ashtu edhe jashtė pėr tė siguruar qė kėto sulme nuk kryhen mė kundėr njerėzve tė pafajshėm.

BBC: Nė librin, Angler tė Barton Gellman, njė biografi e zv/presidencės sė Dick Cheney, thuhet se Donald Rumsfeld nuk iu pėlqente? A e keni ndjerė kėtė?

Rice: Unė e njoh Donald Rumsfeld, unė edhe ai njihemi prej vitesh. Natyrisht si Kėshilltare pėr Ēėshtjet e Sigurisė duke punuar me Sekretarė tė Mbrojtjes ėshtė tjetėr gjė, ėshtė njė detyrė qė kėrkon qė
t'i afrosh njerėzit dhe ndonjėherė nuk ėshtė e lehtė.

Donald Rumsfeld dhe unė kemi njė marrėdhėnie shumė tė mirė qė e ka fillimin prej shumė vitesh.

BBC: Kur historia ta gjykojė kėtė administratė do ta gjykojė ashpėr?

Rice: Unė mendoj se kjo administratė do tė gjykohet mirė nga historia, sė pari gjykimi i historisė dhe titujt e lajmeve tė sotme nuk janė njėsoj.

Kjo administratė, - nėse do tė kemi fat qė Shetet e Bashkuara tė mos pėsojnė ndonjė sulm tjetėr si ai i 11 shtatorit - mendoj se do tė gjykohet mirė.

Ēdo ditė njerėz tė kėqij, kryesisht burra, planifikojnė dhe komplotojnė t'u bėjnė keq amerikanėve tė pafajshėm, britanikėve tė pafajshėm, pakistanezėve, afganė, irakianėve nė mbarė botėn.

Po ka qėnė e vėshtirė, ne kemi qėnė tė ashpėr, por ka nevojė pėr njė lidership qė vepron shpejt nėse kėrkon tė mbrosh popullsisė e pafajshme.

Unė jam shumė e kėnaqur qė kemi arritur tė bėjmė sa kemi bėrė. Mė duhet ta them e para se Amerika dhe pjesa tjetėr e botės janė mė tė sigurta se parė por jo tė sigurta.

BBC: Shtėpia e Bardhė tha se sistemi financiar botėror pėrballet me mėnxyrė tė mundshme. A ėshtė kjo konseguencė e pangopsisė dhe sjelljeve tė papėrgjegjshme tė njė numri njerėzish nė Wall Street.
Nuk ju bėn kjo qė tė mendoheni pėrpara se t'i thonė botės qė tė praktikojė Kapitalizmin e Tregjeve?

Rice: Unė nuk di ndonjė alternativė tjetėr tė kapitalizmit demokratik. Le tė kujtojmė atė qė ndodhi me Bashkimin Sovjetik dhe pėrpjekjen pėr tė kontrolluar gjithēka nga lart.

Ne kemi pėrpara njė krizė ekonomike dhe presidenti foli pėr adresimin e kėsaj ēėshtje, deri tek shkaqet themeltare qė e sollėn atė.

Duhet tė kujtojmė se ky ėshtė edhe njė sistem ekonomik qė ėshtė pėrgjegjės pėr shumicėn e pėrparimeve nė botė, qofshin nė mjeksi apo teknologjinė informative, apo pėrparimeve qė u ndihmuan burrave dhe grave qė vinin nga rrethana ekonomike modeste qė tė pėrmirėsonin jetėn e tyre.

Ky ėshtė njė sistem qė ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė.

Dhe kur e pyesni veten se cila ėshtė alternativa, unė nuk mendoj se ka njė tė tillė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake