BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 09 shtator 2008 - 21:44 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ahtisaari optimist pėr Kosovėn
 
Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari
Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari
Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari vazhdon tė jetė njė ambasador i ēėshtjes sė Kosovės edhe shumė muaj pasi Kosova ka shpallur pavarėsinė dhe plani i pėrgatitur nga ai ka filluar tė zbatohet konkretisht nga autoritetet nė Kosovė.

Zoti Ahtisaari fliste me pasion gjatė njė tryeze diskutimi nė lidhje me Kosovėn, shpalljen e pavarėsisė sė saj dhe rėndėsisė pėr rajonin dhe Evropėn, tė organizuar nga Shkolla pėr Studimet Sllavonike dhe Evropianolindore nė Kolegjin Universitar tė Londrės.

Ai kėmbėnguli se ecja pėrpara me pavarėsinė e Kosovės pasi Kėshilli i Sigurimit nuk mundi tė arrinte konsensus pėr aprovimin e planit qė mban emrin e tij, plani Ahtisaari, ishte rruga e duhur qė duhej ndėrmarrė.

Ish-presidenti finlandez pranoi se zėvendėsimi i misionit tė UNMIK-ut me atė tė BE-sė ka shkuar mė ngadalė se sa e kishte parashikuar ai, por thotė se kjo ėshtė thjesht "njė vonesė e vogėl, jo katastrofike" ndėrsa "treni e ka lėnė tashmė stacionin" siē e pėrshkruan ai procesin.

Zoti Ahtisaari tha se ėshtė i inkurajuar nga fitorja e forcave pro-evropiane nė Serbi, tė cilat, megjithėse vazhdojnė tė mos e njohin Kosovėn e pavarur, garantojnė se nė asnjė mėnyrė nuk do tė pėrdorin dhunėn pėr tė ēuar pėrpara qėllimet e tyre dhe se do tė pranojnė nė fund tė fundit rolin e BE-sė nė Kosovė.

Nė njė intervistė pėr BBC-nė zoti Ahtisaari shprehet optimist se mosmarrėveshjet midis Kosovės dhe Serbisė lidhur me ēėshtjen e statusit, dhe kėmbėngulja serbe pėr tė mos e njohur Kosovėn e pavarur, do tė tejkalohen herėt a vonė, dhe garanci pėr kėtė ėshtė fakti qė si Kosova ashtu edhe Serbia e shohin tė ardhmen e tyre si anėtare tė Bashkimit Evropian.

Ilir Nishku bisedoi me zotin Ahtisari nė Londėr:

BBC: Ju e quajtėt propozimin tuaj pėr pavarėsinė e Kosovės si me praktikun. Tani Kosova ka shpallur pavarėsinė. A mendoni se ai ka funksionuar?

Zoti Ahtisaari: Po, ka funksionuar nė kuptimin se Kosova premtoi tė fillojė zbatimin e planit, qė ėshtė aktualisht nė kėtė libėr tė vogėl xhepi qė kam kėtu dhe ata kanė aprovuar ligjet. Ata kanė filluar forcimin e institucioneve nė shoqėri. Ka pasur pak vonesa nė shkuarjen nė Kosovė tė misionit tė BE-sė, por NATO-ja ka vazhduar punėn atje nė sektorin e sigurisė, me OSBE-nė qė ka ndihmuar. Por vendi ėshtė i pavarur dhe kjo ėshtė ndoshta gjėja mė e rėndėsishme. 46 shtete nė botė tashmė e kanė njohur pavarėsinė dhe unė shpresoj se tė tjera vende do ta njohin atė nė tė ardhmen. Kjo ka ecur pak ngadalė, por kjo nuk ėshtė gjėja mė alarmuese.

BBC: Autoritetet nė Kosovė thonė se plani Ahtisaari ėshtė nė bazė tė asaj qė po bėjnė ata. Kushtetuta ėshtė aprovuar. Nga ajo qė keni ndjekur ju, a ėshtė kjo gjė e vėrtetė. A po zbatojnė ata planin tuaj?

Zoti Ahtisaari: Po. Unė nuk kam asnjė kundėrshtim me atė deklaratė. Dhe ajo po ecėn mirė. Ka edhe njė proces qė ndoshta ėshtė vonuar, por qė tani po ecėn. UNMIK-u po venitet, dhe EULEX po e zėvendėson. Edhe kalimi i disa objekteve tė UNMIK-ut dhe transferimi i burimeve gjithashtu po negociohen, por gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se vendi ėshtė i pavarur dhe kėto organizata janė atje pėr tė ndihmuar qeverinė. Kėshtu qė tani marrėdhėnia ėshtė e ndryshme. Edhe nėse BE ka disa pushtete ekzekutive, nuk mendoj se ato pėrdoren me lehtėsi. Ėshtė e dobishme qė gjithkush ta dijė se ato janė atje dhe kjo ėshtė risigurim p.sh. pėr pakicat qė gjėrat po lėvizin siē parashikon plani. Po. Mendoj se jemi nė rrugė tė mbarė.

BBC: Siē pėrmendėt dhe ju BE-ja ėshtė nė Kosovė, dhe UNMIK-u gjithashtu ka njė rol. Si e shikoni bashkėekzistencėn e tyre. A mos po i shkelin kėmbėt njėri-tjetrit?

Zoti Ahtisaari: Jo, pasi pjesa mė e madhe e funksioneve tė UNMIK-ut po i transferohen organizatės sė BE-sė qė po rritet. Kjo ka marrė pak mė shumė kohė nga ē'kisha parashikuar unė, por kjo nuk ėshtė katastrofike. Unė mendoj se nga fundi i vitit do tė jemi nė situatė tė mirė. Dhe tė gjithė treguesit janė aty qė bėjnė me dije se gjėrat po lėvizin. Por gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se qeveria po lėviz dhe zbaton planin pasi ajo ka shumė rėndėsi, pasi askush nuk mund tė fajėsojė qeverinė se nuk ka bėrė atė qė premtoi tė bėnte. Kjo ėshtė e njė rėndėsie jetike. Vetė fakti se vendi ėshtė bėrė i pavrur dhe ėshtė njohur nga lojtarė tė rėndėsishėm ka gjithashtu rėndėsi pasi kjo shpresoj do tė inkurajojė investitorėt qė tė vijnė nė Kosovė, pasi punėsimi ėshtė ēėshtje jetike. Atje ka shumė papunėsi dhe pėr kėtė arsye duhen krijuar vende pune.

BBC: Desha tė theksoj diēka qė ka dalė nė javėt e fundit. Njė nga pikat e planit tuaj ka tė bėjė me pėrcaktimin e kufirit me Maqedoninė. Mendoni ju se nė kėtė ēėshtje do tė ketė probleme apo do tė ecė mirė?

Zoti Ahtisaari: Unė pres qė kjo ēėshtje tė shkojė pa probleme pasi ka patur deklarata nga tė dy palėt edhe para se vendi tė bėhej i pavarur. Unė do tė ēuditesha nėse ky proces nuk do tė shkonte mirė.

BBC: Le t'i kthehemi ēėshtjes sė Mitrovicės veriore qė ėshtė disi e ndarė. Qeveria e Kosovės nuk ka kontroll mbi kėtė pjesė. Si e shihni ju kėtė?

Zoti Ahtisaari: Pėr momentin nė veri ėshtė NATO-ja, KFOR-i dhe UNMIK-u. Unė shpresoj se edhe organizata e BE-sė do tė lėvizė atje sė shpejti. Unė gjithashtu mendoj se ka rėndėsi qė ne t'i mbajmė kontrollet e kufijve tė organizuara pasi pėrndyshe elementėt kriminalė do tė pėrfitojnė dhe Kosova do tė humbasė tė ardhurat nga doganat. Kėto janė ēėshtje praktike qė shpresoj se do tė zgjidhen shpejt pasi ėshtė nė interes si tė Kosovės ashtu dhe Serbisė, qė tė mos inkurajojmė kontrabandė kriminale, por tė tregojmė se atje ka kontroll.

BBC: Pala kosovare po e zbaton planin tuaj, por ēfarė mund tė thuhet pėr palėn serbe? A mundet Serbia ta pranojė planin pa e njohur Kosovėn?

Zoti Ahtisaari: Mendoj se e rėndėsishme ėshtė qė tė pranojmė se ne kemi mundur ta zbatojmė planin pa dhunė dhe nuk ka pasur veprime ushtarake. Ka pasur incidente nė veri dhe nė Beograd nė fillim, qė janė pėr tė ardhur keq. Por nė pėrgjithėsi gjėrat po ecin dhe si rrjedhim unė mendoj se vetė fakti qė edhe Serbia edhe Kosova po shohin drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian, kjo do t'i inkurajojė ata ta konsiderojnė njėri-tjetrin me respekt. Do tė duhet tė kalojė njė farė kohe, por unė shpresoj se ata do ta kuptojnė se, nėse nuk bashkėpunojnė me njėri-tjetrin, ata nuk kanė tė ardhme kur vjen fjala pėr anėtarėsi nė BE.

BBC: Dhe sigurisht, nė Kosovė dhe Serbi ka mendime tė ndryshme lidhur me rrugėn qė duhet shkuar pėrpara. Nė Kosovė duan qė tė pėrmbyllet ēėshtja e statusit sa mė shpejt dhe jo tė vonohet, ndėrsa Serbėt dėshirojnė tė tėrheqin kėmbėn zvarrė. Si mendoni ju a do tė zvaritet kjo gjendje pėr njė kohė tė gjatė?

Zoti Ahtisaari: Mendoj qė statusi ėshtė i qartė, ėshtė i mbyllur. Ai ėshtė njė Kosovė e pavarur dhe tani duhet tė shohim ēėshtjen se si tė kemi mė shumė vende qė e njohin kėtė gjė. Ne duhet tė fillojmė qė tė punojmė qė Kosova tė futet nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Bankėn Botėrore, Bankėn Evropiane tė Zhvillimit sepse paratė e tyre duhen pėr qėllime investimi. Pra, asnjė nuk po pėrpiqet tė influencojė negativisht pėr ēėshtjen e kufijve nė Kosovė, sepse Grupi i Kontaktit ishte shumė unanim nė kėtė ēėshtje, se nuk duhet tė ketė asnjė ndarje, apo bashkim tė Kosovės me ndonjė vend tjetėr nė rajon.

Prandaj, unė mendoj se ne na duhet tė bėjmė durim. Dhe unė jam shumė i kėnaqur qė kosovarėt kanė treguar durim nė kėto situata shumė tė vėshtira. Ėshtė gjithashtu gjė e mirė qė BE-ja ka njė rol tė madh nė kėtė sepse ajo mund raportojė nė mėnyrė tė drejtė se si sillen si Serbia ashtu edhe Kosova. Shpresoj se, psh, arkivat qė janė marrė nga Kosova do tė kthehen, sepse ato nevojiten pėr qėllime qeveritare. Gjithashtu duhet arritur njė mirėkuptim se si do tė zgjidhet ēėshtja e borxhit tė Kosovės.

BBC: A shihni ju njė kohė nė tė ardhmen kur autoritetet e Kosovės dhe autoritetet e Serbisė do tė ulen sė bashku dhe do tė diskutojnė kėto ēėshtje teknike?

Zoti Ahtisaari: Mendoj se do tė duhet tė vijė. Sa kohė do tė marrė? Sa mė shpejt aq mė mirė sepse kjo do tė lehtėsonte gjėrat. Ėshtė gjithashtu e rėndėsishme qė forcat demokratike fituan zgjedhjet nė Serbi dhe mendoj se kjo do tė sjellė njė vlerėsim tė qetė tė gjendjes.

BBC: Do tė kėrkoja mendimin tuaj pėr gjendien e tanishme duke pasur parasysh krizėn nė Kaukaz. Rusia ka njohur Abhazinė dhe Osetinė e Jugut, dhe shumė vetė heqin paralale midis Kosovės dhe kėtyre dy rajoneve. A mendoni se kanė tė drejtė tė heqin paralele tė tilla?

Zoti Ahtisaari: Jo nuk kanė. Do tė ishte njėlloj sikur tė thoja qė e kuqja ėshtė e zezė. Nuk ėshtė, ėshtė ende e kuqe. Dhe kjo pikėpamje nuk kupton se ēdo gjendje krize ėshtė e ndryshme dhe nuk mund tė krahasosh Kosovėn me atė qė ka ndodhur nė Gjeorgji. Sepse nė Kosovė kemi pasur njė proces negociues, qė ēoi nė pavarėsinė. Nuk ka pasur asgjė tė ngjashme nė Osetinė e Jugut apo Abhazi. Unė mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė tė ēojmė vėzhguesit ndėrkombėtarė nė Osetinė e Jugut dhe Rusia tė tėrheqė trupat e saj, se pėrndryshe ata janė njė forcė pushtuese nė Gjeorgji dhe nuk ėshtė as nė interesin kombėtar tė Rusisė qė tė jetė nė kėtė situatė.

BBC: A mendoni se Rusia do ta ndryshojė pozicionin e saj pėr Kosovėn tani?

Zoti Ahtisaari: Asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme nė kėtė botė. Edhe diplomatėt thonė ndonjėherė se ata mund ta bėjnė kėtė. Kjo i pėrket rusėve qė tė vendosin. Unė shpresoj sinqerisht, sepse ata luajtėn njė rol tė rėndėsishėm si pjesėtar i Grupit tė Kontaktit dhe unė punova shumė ngushtė me ta, dhe ishte vetėm nė pjesėn e fundit tė procesit qė ata filluan tė ndryshojnė pozicionin.

BBC: A mendoni ju se ka ndonjė arsye pėr ta kthyer ēėshtjen e Kosovės pėrsėri nė tryezėn e bisedimeve?

Zoti Ahtisaari: Jo, unė nuk shoh asnjė arsye. Negociatat janė zhvilluar tashmė. Kjo nuk do tė thotė se nuk do tė ketė dikutime teknike pėr njė numėr ēėshtjesh midis fqinjėve, por kjo nuk ka aspak tė bėjė me ēėshtjen e statusit. Statusi ėshtė vendosur njėherė e pėrgjithmonė.

BBC: Duke vėshtruar tani pas kur kanė ndodhur gjėrat, a do tė kishit dashur tė bėnit ndonjė gjė ndryshe nė tė gjithė kėtė proces?

Zoti Ahtisaari: E vetmja gjė qė do tė kisha dashur tė ndodhte ishte qė Kėshilli i Sigurimit ta kishte aprovuar planin. Pėr fat tė keq nuk e bėri, por kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė kishim ecur pėrpara, siē bėri qeveria, qė e kuptoi se duhet tė shpallte pavarėsinė dhe tė siguronte njohjen nga aktorėt kryesorė nė botė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>