BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E diel, 07 shtator 2008 - 09:19 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Portret: Barack Obama
 
Barack Obama
Parulla e z. Obama ėshtė 'Change' - 'Ndryshim'
Senatorėt e Shteteve tė Bashkuara nuk konsiderohen zakonisht si "Rock star"-ė apo me epitete tė tjera qė u shkojnė mė shumė pėr shtat kėngėtarėve e aktorėve.

Por Barack Obama nuk ėshtė senator i zakonshėm dhe shumė pak prej kolegėve tė tij adhurohen si ai nga publiku i gjerė.

Z. Obama ėshtė amerikani i parė me ngjyrė qė kandidohet pėr presidencėn nga dy partitė e mėdha amerikane nė historinė e Amerikės.

Nėse mund republikanin John McCain nė zgjedhjet e nėntorit, ai do tė bėhet presidenti i parė me ngjyrė nė vend.

Senatori siguroi kandidimin e demokratėve pas njė beteje tė gjatė dhe tė vėshtirė me ish-zonjėn e parė tė Amerikės, Hillary Clinton - garė kjo qė u ndoq me gojė hapur nga amerikanėt qė nga janari, deri nė qershor tė kėtij viti.

Duke folur pasi u bė e qartė se kishte fituar, z. Obama foli pėr njė "moment vendimtar pėr kombin tonė".

"Unė qėndroj para kėsaj sprove me pėrulėsi dhe i ndėrgjegjshėm pėr kufizimet e mia," tha ai.

"Por pėrballem me tė edhe me besim tė pakufizuar nė kapacitetin e popullit amerikan".

I preferuar i medias

Z. Obama, 47, u bė figurė e njohur nė skenėn kombėtare e ndėrkombėtar pas njė fjalimi qė ndezi Konventėn Kombėtare tė Demokratėve nė vitin 2004.

Biri i njė keniani dhe njė amerikaneje tė bardhė nga Kansas, z. Obama tregoi historinė e jetės sė tij nė njė fjalim qė reflektonte idealet tradicionale tė Amerikės, besimin tek vetja dhe aspirimin pėr tė arritur mė shumė.

"Me shumė punė dhe kėmbėngulje im atė fitoi njė bursė pėr tė studiuar nė njė vend magjik, nė Amerikė, qė konsiderohej si fanar i lirisė dhe mundėsive pėr shumė nga ata qė kishin ardhur kėtu para tij," tha ai.

Pas fitores sė zgjedhjeve pėr nė senat disa muaj mė pas, ai u bė njė nga tė preferuarit e medias dhe njė nga figurat mė tė dukshme tė Uashingtonit me botimin e dy librave bestseller.

Z. Obama fitoi mbėshtetjen e prezantueses sė famshme televizive, Oprah Winfrey, e cila jo vetėm i kėrkoi atij tė hidhte kandidaturėn pėr garėn e demokratėve nė programin e saj, por u shfaq dhe gjatė fushatės pėr ta mbėshtetur.

Pothuajse 30,000 vetė morėn pjesė nė njė miting nė fushatėn e z. Obama nė Karolinėn e Jugut nė vitin 2007, ku znj. Winfrey e pėrshkroi kandidatin demokrat jo thjesht si orator, por si orator tė sė vėrtetės.

Ai po ashtu ka thyer rekordin pėr mbledhjen e fondeve duke pėrdorur internetin pėr tė mbledhur donacione tė vogla nga shumė mbėshtetės tė vegjėl tij dhe nga donatorė tė pasur.

Si senator, ai ka reputacionin e njė liberali tė patundur, por nė tė njėjtėn kohė ka punuar sė bashku me kolegė republikanė pėr ēėshtje si ndėrgjegjėsimi dhe parandalimi i AIDS.

Fėmijėri nėpėr botė

Z. Obama mban emrin e tė atit, njė bariu nė Kenia, por qė fitoi bursė pėr tė studiuar nė Hawaii.

Atje ai u takua dhe u martua me nėnėn e z. Obama qė nė atė kohė jetonte me prindėrit nė Honolulu.

Kur ishte fare i vogėl, i ati i tij pati shansin qė tė studionte nė Harvard, por familja nuk kishte para pėr ta shoqėruar. Mė vonė i ati i z. Obama kthye vetėm nė Kenia, ku punoi si ekonomist pėr qeverinė dhe ēifti u divorcua.

Kur Obama ishte 6 vjeē, nėna e tij u martua mė njė indonezian dhe familja u vendos nė Xhakartė.

Dhe pse i ati dhe njerku i tij ishin myslimanė, z. Obama ėshtė i krishterė dhe ndoqi shkolla laike e tė krishtera gjatė katėr vjetėve tė qėndrimit nė Indonezi, vend ky me shumicė myslimane.

Mė vonė, ai u kthye nė Hawaii pėr tė jetuar me gjyshėrit dhe pėr tė ndjekur shkollėn.

Z. Obama studio shkenca politike nė Universitetin e Columbias nė New York dhe u vendos paskėtaj nė Ēikago ku pėr tre punoi pėr projekte nė ndihmė tė komuniteteve.

Nė vitin 1988 ai u largua pėr tė ndjekur studimet juridike nė Harvard, ku u bė presidenti i parė afrikano-amerikan i revistės ligjore Harvard Law Review.

Pas Harvardit, z. Obama u kthye nė Ēikago ku punoi si avokat mbrojtės pėr pėrfaqėsues tė shtresės mė tė pambrojtur nė komunitetet e qytetit pėr ēėshtje ligjore rreth banimit apo tė diskriminit tė tyre nė punė.

Ai ėshtė i martuar me Michelle, njė avokate dhe ēifti ka dy vajza, Malia dhe Sasha.

Raca

Senatori ishte ndjekės i rregullt i njė kishe nė Ēikago pėr pothuajse dy dekada, por u largua prej saj nė maj tė vitit 2008 pasi predikimet kontraversiale tė priftėrinjve tė saj, pushtuan titujt kryesorė tė gazetave.

Njėri prej tyre, Jeremiah Wright u citua tė kishte thėnė se sulmet e 11 shtatorit ishin tė pritshėm dhe se Zoti duhet ta mallkonte Amerikėn pėr trajtimin "mė pak se njerėzor" tė amerikanėve me ngjyrė.

Z. Obama paskėtaj u desh tė merrej drejtpėrsėdrejti me ēėshtjen e racės dhe i bėri thirrje SHBA-sė qė ta tejkalonte historinė e saj tė gjatė tė pabarazisė racore.

"Zemėrimi ėshtė real; ėshtė i fuqishėm; dhe tė urosh qė ai tė largohet vetė, do tė thotė ta zgjerosh hendekun e keqkuptimit qė ekziston mes racave," tha ai.

Z. Obama ishte kritik i hershėm i luftės nė Irak dhe ka folur haptazi kundėr saj disa muaj para pushtimit nė mars 2003.

Gadishmėria e tij pėr tė folur me udhėheqėsit iranianė pa parakushte, ėshtė kritikuar si e pakujdesshme nga rivali i tij republikan.

Z. Obama shpesh me humor ka thėnė se njerėzit e quajnė gabimisht "Alabama" apo "Yo Mama".

Por tani qė statura e tij po merr pėrmasa tė reja nė mes tė fushatės frenetike, duket se nuk ka shumė gjasė qė njerėzit t'ia shqiptojnė mė emrin gabim.

 
 
LOKALE
Portret: Joe Biden
23 gusht 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake