BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 06 shtator 2008 - 10:29 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Zgjedhjet presidenciale nė SHBA
 
George Bush
Presidenti i SHBA-sė qė nga viti 1988, ka qenė ose Bush, ose Clinton
Presidenti amerikan George Bush nuk do tė largohet nga posti deri nė 20 janar 2009, por gara pėr pasardhėsin e tij, qė ka filluar kohė mė parė, tani ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare.

Partitė e mėdha, ajo Demokratike dhe Republikane, kanė emėruar tashmė zyrtarisht kandidatėt e tyre nė konventat pėrkatėse.

Kur mbahen zgjedhjet?

Dita e zgjedhjeve presidenciale ėshtė 4 nėntori.

Kush do tė zgjidhet?

Presidenti i 44-rt i Shteteve tė Bashkuara. Nė tė njėtėn kohė, do tė mbahen zgjedhje dhe pėr tė gjitha vendet nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve dhe pėr njė tė tretėn e Senatit.

Kush merr pjesė nė garė?

Partia Demokratike ka zgjedhur Barack Obamėn si kandidatin e saj- kandidati i parė me ngjyrė qė emėrohet nga partitė e mėdha.

Partia Republikane ka emėrur John MCCain, veteran i luftės nė Vietnam. Nėse fiton, ai do tė bėhej presidenti mė i moshuar qė do tė bėnte betimin pėr mandatin e tij tė parė.

Zgjedhjet po ashtu janė pėr t'u pėrmendur dhe pėr faktin se kush nuk kandidon- ėshtė hera e parė qė nga viti 1928 kur as presidenti, as zėvendėspresidenti aktual, nuk e kėrkuan kandidimin nga partia e tyre.

Cila parti ka mė shumė gjasa pėr tė fituar?

Shumica e votuesve nuk kanė opinione pozitive pėr presidencėn e Bushit. Ky fakt dhe gjendja e vėshtirė ku ndodhet ekonomia amerikane, duket se i jep njė avantazh tė madh demokratėve.

Nė njė studim tė Qendrės Hulumtuese Pew pėr projektimet afatgjata, tė botuar nė tetor tė vitit 2007, thuhet se mbėshtetja pėr z. Bush gjatė katėr vjetėve tė fundit kishte rėnė nga 50 pėrqind, nė 30 pėrqind.

Nė tė thuhet se avantazhi i demokratėve mbi republikanėt, jo vetėm qė ėshtė shumė i madh se katėr vjet mė parė, por ėshtė mė u madhi i regjistruar gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit.

Cilat janė ēėshtjet kryesore tė fushatės?

Gjendja e ekonomisė ėshtė problemi mė shqetėsues pėr votuesit amerikanė. Iraku po ashtu njė ēėshtje tjetėr madhore, qė i ndan kandidatėt kryesorė. Z. Obama ėshtė pėr tėrheqje tė shpejtė tė trupave amerikane, kurse z. McCain parashikon njė tėrheqje graduale me stabilizimin e situatės nė vend.

Pėrmirėsimi i kujdesit shėndetėsor ėshtė njė objektiv madhor pėr demokratėt, pėr republikanėt ndėrkohė ėshtė imigracioni.

Ēėshtjet sociale, si aborti apo martesa e homoseksualėve, duket se janė mė pak tė rėndėsishme pėr votuesit nga ē'ishin nė zgjedhjet e fundit nė 2004-ėn.

Ēfarė ndodh tani?

Pas konventave tė dy partive, nis fushata e vėrtetė elektorale.

Mes zhvillimeve mė tė rėndėsishme do tė jenė debatet televizive nė 26 shtator dhe 7 e 15 tetor.

Kandidatėt, me gjasė, do ta pėrqendrojnė fushatėn e tyre nė shtetet kryesore qė janė tė pavendosur pėr tė votuar pėr njėrin apo tjetrin kandidat.

Cilėt janė kėto shtete?

Gjatė viteve tė fundit, shumica e shteteve nė bregdetin Lindor dhe atė Perėndimor tė SHBA-sė kanė votuar pėr demokratėt dhe pjesa mė e mirė e e atyre qė mbeten, pėr republikanėt.

Megjithatė, ka disa shtete qė mund tė anojnė si nga njėri kah, ashtu dhe nga tjetri. Mes tyre janė: Florida, Ohio dhe Pensilvania dhe shtete mė tė vogla si Colorado, Iowa, Michigan, New Mexsico, Nevada, Virginia dhe Wisconsin.

Z. Obama beson se mund ta sfidojė z. McCain nė disa shtete qė kanė qenė tė sigurta pėr Republikanėt gjatė viteve tė fundit, si Karolina e Veriut.

Z. McCain beson se mund tė fitojė nė shtetin e Oregonit, qė mė parė ka votuar pėr demokratėt.

A fiton kandidati qė merr mė shumė vota?

Jo domosdoshmėrisht. Teknikisht, votuesit nuk marrin pjesė drejtpėrsėdrejti nė zgjedhjen e presidentit. Ata zgjedhin 'zgjedhės'-persona qė angazhohen tė mbėshtesin njė kandidat tė caktuar- dhe kėta janė ata qė e zgjedhin presidentin. (Ka gjithsej 538 zgjedhės dhe shtetet e mėdha kanė mė shumė se shtetet e vegjėl).

Nė tė gjithė shtetet, me pėrjashtim tė shtetit Maine dhe tė Nebraskės, fituesi i votės popullore merr gjithė votat e kolegjit elektoral nė atė shtet edhe nėse avantazhi i tij ėshtė shumė i vogėl.

Kėshtu qė mund tė ndodhė qė njė kandidat tė marrė mė shumė vota nga kolegji elektoral sesa kandidati rival, por nė shkallė kombėtare tė marrė njė pėrqindje mė tė vogėl tė votės popullore.

A ka kandidatė nga parti tė treta?

Kandidati i pavarur, Ralph Nader kandidon edhe nė kėto zgjehdje, si nė ato pararendėset nė vitin 2000 dhe 2004. I akuzuar nga disa demokratėt se ndau votėn e qendrės sė majtl nė vitin 2000 duke i lejuar fitoren george Bushit, nuk pritet qė ai tė jetė faktor i rėndėsishėm nė garėn e 2008-ės.

Ka edhe njė kandidat nga e djathta, Bob Barr qė pėrfaqėson nė garė Partinė Libertariane.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>