|
Misioni i OKB-sė 'nė vėshtirėsi'
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kreu ri i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Lamberto Zanier tha tė enjten se po has nė vėshtirėsi pėr tė vendosur nė praktikė
autoritetin e tij ligjor nė Kosovė.
Z. Zannier, tha tė enjten nė Kėshillin e Pėrhershėm tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, OSBE, nė Vjenė se as shqiptarėt, as serbėt, 'nuk po u vėnė veshin' pėrpjekjeve tė tij pėr tė zbatuar nė praktikė autoritetin e tij ligjor nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Sipas tij, autoritetet kosovare qė nga hyrja nė fuqi e Kushtetutės sė Kosovės vazhdojnė tė kėrkojnė marrjen e pėrgjegjėsive dhe tė fuqive tė njė shteti sovran dhe e konsiderojnė Kushtetutėn e Kosovės si tė vetmin burim tė pushtetit. Ndėrkohė, serbėt e Kosovės, sipas tij, kanė vazhduar tė kundėrshtojnė autoritetet e Prishtinės, duke nėnvizuar se do tė punojnė vetėm me UNMIK-un. Serbėt e Kosovės kanė krijuar asamblenė e tyre nė fund tė gushtit, duke sfiduar OKB-nė dhe shpalljen e pavarėsisė nga shumica shqiptare. Pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur nga fuqitė kryesore tė perėndimit, por kundėrshtohet nga Rusia dhe Serbia. Ai kėrkoi zgjerimin e punės sė Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, sidomos nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe kthimin e tė zhvendosurve. Misioni i OSBE-sė ėshtė ndėr misionet mė tė mėdha nė Kosovė qė numėron rreth 800 punonjės. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||